Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, duke përfshirë sulme fizike, kanosje dhe keqtrajtime psikologjike në Prishtinë, Gjakovë dhe Rahovec.
Në Prishtinë janë regjistruar dy raste, ku në të prinin arrestimet për sulm fizik ndaj bashkëjetueses dhe kanosje ndaj prindit. Në rastin e parë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit me vendim të prokurorit, ndërsa në rastin e dytë, një person është dërguar në mbajtje pasi ka kërcënuar babain e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Dy raste të tjera janë shënuar në Gjakovë, ku një person u arrestua për keqtrajtim të djalit të tij përmes telefonit dhe u lirua në procedurë të rregullt. Ndërkaq, në rastin tjetër po në Gjakovë, një burrë është dërguar në mbajtje pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Në Rahovec është raportuar një rast ku një grua ka marrë ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një konflikti verbal. I dyshuari për këtë sulm është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit të shtetit. /E.A/