Shëndet

Dhjetë këshilla si t’i mbroni sytë nga kompjuteri dhe telefoni

Published

on

Si të mos mjaftonin kompjuterët, tani syve u është shtuar edhe një armik tjetër, “smartphone”-t dhe ‘iPad’-t, që na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre.

Në fakt, kur përdorim shumë kompjuterin, shikimi është i pari që vihet në rrezik.

Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin zyrtar.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është përdorimi masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar “e-mail”-n, për të dërguar mesazhe dhe foto. Shpesh ekranet janë të vegjël dhe jo gjithmonë të pastruar.

Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry”, kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) “Kujdesuni për sytë”, kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë, duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.

Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t’i rezistojnë tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë. Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe kur jeni në timon.

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çaji i zi: Pija e dytë më e konsumuar në botë

Published

on

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit, dhe të gjithë llojet e tij vijnë nga bima Camellia sinensis.

Diferencat mes çajit të zi, të gjelbër dhe të bardhë burojnë nga mënyra e korrjes dhe përpunimit. Për të prodhuar çaj të zi, gjethet kalojnë procesin e zbehjes, plasaritjes, mbështjelljes dhe oksidimit të plotë. Çaji i zi përbën rreth 75% të konsumit global të çajit.

Përfitimet shëndetësore

Çaji i zi përmban antioksidantë dhe ka disa përfitime të mundshme shëndetësore:

Ul rrezikun e disa llojeve të kancerit.

Ndihmon në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.

Mbështet funksionimin e duhur të zemrës.

Vepron si antioksidant natyral që mbron qelizat nga dëmtimet.

Rreziqet e mundshme

Përmban kafeinë, e cila mund të shkaktojë probleme tek personat e ndjeshëm ndaj saj.

Disa lëndë minerale të pranishme mund të jenë toksike në sasi të larta.

Në raste të rralla, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë anemi.

Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar për të përfituar avantazhet e tij pa rrezikuar shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Vitaminat dhe mineralet për sy të shëndetshëm

Published

on

Shëndeti i syve shpesh merret për të mirëqenë, por ai mund të rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i teknologjisë dhe mosha.

Mungesa e disa vitaminave kryesore mund të dëmtojë shikimin, ndërsa ato veprojnë si mburojë kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Vitaminat kryesore për sytë:

Vitamina A: Ndihmon në shikimin në dritë të pakët dhe parandalon tharjen e syrit.

Vitamina E: Antioksidant që mbron proteinat e syrit nga radikalet e lira, duke parandaluar mjegullimin e shikimit.

Vitamina C: Redukton rrezikun e problemeve të shikimit deri në 33%.

Kompleksi i vitaminave B (B6, B9, B12): Ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, sidomos tek gratë.

Ushqyes të tjerë të rëndësishëm:

Zinku: Ndihmon në transportimin e vitaminës A tek retina dhe prodhimin e melaninit, i cili mbron sytë nga rrezet UV. Marrja e 40-80 mg zink në ditë mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%.

Acidet yndyrore Omega-3: Mbështesin shëndetin e retinës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.

Ekspertët rekomandojnë të përfshihen këto vitamina dhe ushqyes në dietën e përditshme për të ruajtur shikimin dhe shëndetin e syve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënien e flokëve

Published

on

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i madh i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rrezik më të lartë për rënien e flokëve.

Dieta dhe ushqimi luajnë rol në shëndetin e flokëve, veçanërisht marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit, ndërsa kufizimi i alkoolit e pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, raporton The Independent.

Këto përfundime bazohen në të dhëna të mbledhura, sipas të cilave konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë të rënies së flokëve, sidomos te burrat. Inflamacioni i shkaktuar nga sheqernat e thjeshta shihet si një nga faktorët që kontribuon në këtë dukuri.

Një studim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua tregoi se konsumimi i 11 kënaçeve pije të ëmbla në javë (mbi 3,500 ml) rrit rrezikun e rënies së flokëve te burrat. Autorët theksuan se të dhënat ishin të vetëraportuara nga 1,028 pjesëmarrës, ishte e vështirë të përcaktohej një lidhje shkakësore direkte.

Studimet tjera e kanë përforcuar këtë lidhje. Një kërkim i vitit 2016 tregoi se ushqimet e përpunuara me sheqerna të thjeshta mund të jenë faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve, pasi rrisin prodhimin e sebumit — substancë yndyrore që hidraton skalpin dhe flokët.

Teprica e sebumit krijon kushte për shumimin e baktereve, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim që kontribuojnë në humbjen e flokëve.

Studiuesit sugjerojnë se ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes janë të rëndësishme për parandalimin e menaxhimin e alopecisë e rënies së flokëve, theksojnë se nevojiten studime për të kuptuar këto lidhje dhe për të dhënë udhëzime të bazuara në prova për shëndetin e flokëve.

Rënia e flokëve lidhet me alopecinë androgjenetike, e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar, që prek si burrat, ashtu edhe gratë.

Sipas Mayo Clinic, ekzistojnë trajtime efektive, duke përfshirë medikamentet si Propecia për burrat dhe Rogaine për të dy gjinitë, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në disa raste, flokët mund të rriten përsëri edhe pa trajtim.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D lidhet me uljen e ashpërsisë së alopecisë e përmirësimin e rritjes së flokëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara