Lajmet
Dezinformatat, “mediat serbe stimulojnë narrativën se serbët në Kosovë janë të kërcënuar”
Kështu thotë raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.
Published
3 years agoon
By
UBT newsTema e veriut të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi, kanë qenë dy nga temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe. Kështu thotë raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”. Kjo situatë është monitoruar gjatë gjashtë muajve të këtij viti dhe gjashtë muajve të fundit të vitit paraprak. Po ashtu, u theksua se përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale janë në vendin e dytë pas politikës dhe të njëjtat janë shpërndarë nga media dhe publikues të ndryshëm në gjuhën shqipe.
Festim Rizanaj nga Hibrid.info tha se ky raport pasqyron gjendjen e çrregullimit informativ gjatë periudhës janar-qershor 2023, duke bërë analizë krahasimore me gjashtë mujorin e fundit të vitit paraprak.
“Qëllimi i këtij raporti është analizimi i çrregullimit informativ në Kosovë dhe mjedisit medial ne vend. Në funksion të analizës dhe shqyrtimit të sfidave të çrregullimit informativ në Kosovë, raporti përbëhet prej tre pjesëve kryesore. Pjesa e parë shqyrton kontekstin medial të çrregullimit informativ dhe kontekstin politik e socio-ekonomik të mjedisit medial. Pjesa e dytë analizon gjerësisht gjetjet e monitorimit të periudhës gjashtëmujore të keqinformimit në Kosovë dhe krahasohen të dhënat me periudhën paraprake (korrik-dhjetor 2022). Pjesa e tretë trajton çështjet e rregullimit dhe vetërregullimit të mediave, si dhe mangësitë ligjore dhe institucionale që merren me rregullimin dhe vetërregullimin e mediave në Kosovë”, tha ai.
Në prezantimin e këtij raporti, autori Shkëlzen Osmani tha se tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe është për të krijuar përmbajtje të vlerësuara si “clickbait”.
“Clickbait kemi pasur më së shumti gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, dezinformatë është renditur në vendin e dytë, lajm i rremë, mashtrim dhe kategori të tjera. Nëse e krahasojmë pra me llojet e kategorive, dezinformata është e para krahasuar me vitin e kaluar, clickbait, lajm i rremë, gabim etj… Shqyrtimi i të dhënave me bazë mujore tregon se dezinformata kishin vazhduar të mbizotërojnë edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, si vazhdimësi e tendencës së muajit dhjetor 2022. Nga muaji shkurt e deri në fund të muajit të gjashtë, ato kanë rënë në vendin e dytë”, shtoi Osmani.
Po ashtu, theksoi se dezinformatat shpërndahen më shumë kur ka ngjarje politike.
“Në shumicën e rasteve kur veriu është i qetë stimulohet narrativi se serbët në Kosovë janë të kërcënuar se ekziston një plan i fshehtë nga institucionet e Kosovës për të dëbuar nga Kosova… Temat e keqinformimit edhe këtu veriu ka qenë dominant 10 për qind, ndërkaq raportet Kosovë-Serbi, për qind-qind. Nëse këto dyja bëhen bashkë dhe trajtohen si temat që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi, atëherë mund të thuhet se është tematika kryesore mbi të cilën është keqinformuar. Veriu, ngjarjet ndëretnike, raportet Kosovë-Serbi janë temat që përdoren më së shumti nga prodhuesit dhe shpërndarësit e përmbajtjeve keqinformuese që ndërlidhen me audiencën kosovare”, theksoi ai.
Pas politikës, mediat në Kosovë kanë keqinformuar në masë të madhe edhe për çështjet sociale.
Osmani njoftoi se policia është nga institucionet më të përfolura, ku mediat serbe kanë shkruajtur për masat e tyre. Po ashtu, theksoi se kryeministri Albin Kurti ka qenë personaliteti më i përfolur.
“Institucionet më të përfolura dhe personalitet më të përfolura. Policia e Kosovës është në vendin e parë, për arsye se kemi pasur ngjarje në veri dhe Policia e Kosovës ka qenë shumë e përfshirë. Kryesisht është përfolur kur ka pasur intervenime në veri dhe mediat në gjuhën serbe kanë raportuar për masa, forma brutale të reagimit të policisë apo tema të ngjashme të cilat nuk kanë qenë të vërteta. Institucioni i dytë del të jetë NATO, Qeveria e Kosovës… Sa i përket personaliteteve, Albin Kurti vazhdon të jetë personaliteti më i përfolur, për shkakun se është kryeministri i Kosovës dhe gjithçka ndërlidhet me qeverinë”, theksoi ai.
Në raport kërkohet miratimi i Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur për Media, duke përfillur rekomandimet e Komisionit Evropian.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
2 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
8 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
