Lajmet

​Ish-komandant Remi përfundon dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët

Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë.

Published

on

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa sot ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë dhe gjatë seancës së sotme gjyqësore trupi gjykues vazhdoi me pyetje për ish-komandantin, Remi.

Ish-komandant Remi u shpreh se si zonë kishin mbi vete shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Metro: E pranoni se gjatë periudhës përkatëse 98 deri në verën e 99’ës ju si zonë ishit në varësi të shtabit të përgjithshëm

Mustafa: Po

Metro: A e pranoni propozimin se zona operative ishte niveli i dytë në zinxhirin e komandës në varësi të nivelit të parë që në fakt ishte shtabi i përgjithshëm

Mustafa: Mbi vete kishte shtabin e përgjithshëm i cili po konsolidohej

Gjyqtari Metro ka parashtruar pyetje për një dokument të SHIK-ut, i cila përfshinë një listë që përmban emrat e personave të dyshuarë si bashkëpunëtorë. Por për këtë dëshmitari tha se nuk e njeh këtë dokument

Metro: Këtu kemi një dokument të SHIK-ut të Kosovës që është një listë që përmban persona të dyshuar si bashkëpunëtorë që janë nga zona e përgjegjësisë tuaj Podujevës, a njihnin nga personat e renditur në këtë listë, a njihni ndonjë nga emrat në këtë listë

Mustafa: Jo nuk i njoh

Metro: Alush Kastrati, Osman Sinani, Etem Jashari nuk të thonë asgjë

Mustafa: Ju po thoni se ky dokument është gjetur pas luftës nga UNMIK në zyrat e SHIK, s’kanë lidhje këto dokumente me kohën e luftës

Metro: Nëse e kuptoj siç duhet është SHIK, pas luftës pas faktit që krijoi një listë të bashkëpunëtorëve në zonën tuaj, këtë po e thoni

Mustafa: Ju po thoni që dokumentet janë gjetur nga policia e UNMIK dhe unë vetëm po them se ky dokument nuk është i njohur për mua dhe nuk ka lidhje me UÇK

Metro: Kush do të ishte personi përgjegjës për ta ndarë këtë informatë me shtabin e përgjithshëm, ju personalisht apo dikush tjetër

Mustafa: Nuk ka pas asnjë dërgesë në shtabin e përgjithshëm të kësaj lloj informatave

Kryesuesi i trupit gjykues, Çarls Smith pyeti Rrustem Mustafën se përmes kujt kishte komunikuar me delegacionin në Rambuje. Ndërsa, ish-komandant, Remi tha se përmes Sabri Kiçmarit dhe Pleurat Sejdiu kishte arritur komunikimin.

Ish-komandant Remi pohoi se policia ushtarake ishte përgjegjëse për të gjitha qendrat e ndalimit të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Gejnor: Policia ushtarake ishte përgjegjëse për të gjitha qendrat e ndalimit të UÇK në zonë tuaj

Mustafa: Po zotëri gjyqtari

Pas përfundimit të pyetjeve të trupit gjykues, përsëri karshi Rrustem Mustafës parashtroi pyetje mbrojtja e Thaçit dhe Veselit, që kryesisht kishin të bënë me pyetjet e gjyqtarit, Genël Metro.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pyeti dëshmitarin Mustafa se nëse Kadri Veseli apo ndonjë person tjetër nga shtabi i përgjithshëm, kishte dhënë ndonjë udhëzim për ndalimin e ndonjë personin në Zonën e Llapit, dhe këtë e mohoi ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

Emmerson: Kadri Veseli apo ndonjë person tjetër nga shtabi i përgjithshëm, a ka dhënë ndonjëherë udhëzime për ndonjë personë në zonën tuaj të arrestoni me emrër

Mustafa: Jo

Ai po ashtu tha se nuk ka ekzistuar ndonjë urdhëresë apo dokument nga shtabi i përgjithshëm, ku urdhërohejë keqtrajtimi apo ndalimi i civilëve.

E pas përfundimit të dëshmisë së ish-komandant Remit, avokati i Veselit, Ben Emmerson ka replikuar reagimet e gjyqtarëve pas kundra-pyetjeve që bëri ai.

Emmerson tha se është detyrë e tij të kundërshtoj pyetjet tendencioze.

Emmerson: Është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze

“Gjatë kohës sa po kundërshtoja pyetjet e gjykatësit Metro u bënë disa konstatime deri në momentin që më thatë të ulesha nga juridiksioni që vijë unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze të palëve përfshirë edhe trupit gjykues nëse nuk pranohet në këtë juridiksion unë do të doja të dilte me një vendim ku do të bëhej e qartë pse nuk lejohen kundërshtimet…Kanë qenë disa pyetje të gjyqtare Barte dhe Metro ku u cenuan kufijtë legjitim të sjelljes së përshatatshme të një trupi gjykues…Duhet të dilni me një vendim sepse unë do të bëjë një apel nëse nuk pranohen kundërshtimet nesër pasnesër do të thoni pse nuk e kundërshtuar nëse unë kundërshtoj gjykatësi Metro më dha urdhër që unë të ulesha dhe u përpoq të hynim në një diskutim dhe ju më thatë të ulesha dhe kundërshtimi im që u bë shumë i qartë është hequr nga hequr nga transkripti..Nuk dua të të degjenerohet sinuata, por duhet të kemi një proces të qartë nëse gjykatësit janë të përgatitur për kundra-pyetje e pamë që kjo e orientoj në mënyrë të gabuar dëshmitarin doli jashtë kontekstit”, tha ai.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit të cilët e dëgjuan edhe pjesën e fundit të dëshmisë së ish-komandant, Remit.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Remi ka nis dhënien e dëshmisë së tij në Hagë nga e marta e javës së kaluar. Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara