Lajmet

Detaje nga padia: Çka ndodhi me terroristët që ikën nga Banjska në Serbi

Published

on

Terroristët që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar, ikën në Serbi, ku u priten nga gratë e tyre, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes, por kishte edhe dy automjete të zeza, që kalonin nga policia serbe pa asnjë kontroll dhe ndalim, lëviznin vazhdimisht deri në dy ose tre herë, duke transferuar anëtarët e atij grupi.

Në padinë e ngritur ndaj 45 serbëve të grupit terroristë, dëshmitari i mbrojtur thotë se më datë 24.09.2023 rreth orës 09:00 të mëngjesit, ka ecur kodrave të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rreth orës 10:00 kishte shkuar në Rogozna, që është 500 metra deri në 1 km larg me kufirin e Kosovës.

Aty kishte vënë re shumë automjete, disa pa targa, disa me targa BG, e disa me 500L, Fiat, të cilat automjete i përdorin pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”. Tutje, ka deklaruar se ka parë diku rreth 15 meshkuj të trajnuar me uniforma të gjelbra, të lagur, të cilët tashmë kishin mbërritur aty nga Banjska, të cilët kishin marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjska, dhe atje priteshin nga gratë e tyre, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Po ashtu, ka shtuar se nuk ka dashur të kaloj pranë tyre, në kryqëzim i kishte anashkaluar dhe kishte dalur 200-300 metra deri në kufi, prej andej ishte drejtuar drejt kufirit, 100 metra para tij, ishte ngjitur në një kodër, ku ka parë gjithë kufirin dhe shumë pjesë të territorit të Kosovës. Prej aty ka parë që shumë prej tyre vinin nga Manastiri i Banjskës dhe se në kthim i prisnin dy automjete të zeza të markës Dacia, të cilat po vinin në drejtim të tyre dhe ishin të pista dhe të lagura nga shiu. Këto dy vetura normalisht kalonin nga policia serbe pa asnjë kontroll dhe ndalim, lëviznin vazhdimisht deri në dy ose tre herë, duke transferuar anëtarët e atij grupi. Pasi kishte kaluar grupin e parë, pas 200 metrash në territorin e Serbisë, kishte takuar 4 (katër) deri në 5 (pesë) automjete Fiat 500L, pa targa, të njëjtat vetura që kishin qenë në barrikada në Lesak dhe Leposaviq dhe të cilat i përkasin të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”. Po ashtu, ka deklaruar se numri i personave të uniformuar që kanë lëvizur nga Kosova në Serbi, ka qenë rreth 25 persona.Gjithashtu, ka shtuar se dihet mirë se pas këtij grupi qëndron Milan Radojçiq, pasi që publikisht e ka marrë atë përgjegjësi, si dhe beson se ai grup është furnizuar me armatim dhe pajisje personalisht nga Serbia, nga duart e privatëve, sepse armët blihen lehtë në Serbi, 200-300 euro mund të blesh një kallashnikov. Ai ka shtuar se ky grup funksionon me pak se një vit para sulmit dhe të gjithë personat që punojnë në Ushtrinë e Serbisë nga Leshaku, Leposaviqi dhe Mitrovica, kanë marrë pjesë në aksionin apo sulmin në Banjskë”, thuhet në padi.

Kurse një dëshmitarë tjetër i mbrojtur, ka treguar se si Milan Radojçiq i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 euro në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup. Ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova, pastaj një natë përpara sulmit Milani i ka thirrur në takim dhe kanë hyrë po të njëjtën natë para agimit diku rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe nga aty ka filluar sulmi.

“Po ashtu, ka theksuar se armatimin e ka siguruar Milani, sigurisht ai me lidhje të forta përmes shtetit të Serbisë, është i bindur se përmes Aleksandar Vuçiqit dhe njerëzve të tij por që në këto formacione sa i përket pagesës, armatimit, organizimit kanë qenë të përfshirë Milan Radoiçiq si kryesori i këtij grupi, Marjan Radojeviq, Nemanja Radivojeviq, Vladimir Radivojeviq ( me nofkën “mami’ ) Aleksandar Jevremoviq, të cilët secili prej tyre, i kanë udhëhequr nën grupet, të cilat kanë pasur detyra të caktuara për të vepruar në veri. Në fund, ka shtuar se pothuajse i gjithë grupi që janë arratisur janë në Serbi, sigurisht kanë kontakte me Milanin dhe me gjasë Milani ende i paguan për të mbijetuar në Serbi, si dhe e ka kuptuar se nuk është vështirë për të kuptuar se Milani këto para i ka nga krimi, nga kontrabanda, tenderat dhe gjithashtu financohet nga Vuçiqi dhe që paraja është problemi më i vogël për Milanin”, thuhet në padinë e ngritur ndaj 45 serbëve të grupit terroristë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara