Kulturë

Detaje nga dasma private e Ariana Grande-s

Published

on

Të shtunën e 22 majit, Ariana Grande u martua me agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez. Dasma shumë private u bë në Montecito, California. Fotot e dasmës të publikuara më vonë, tregojnë se fustani i këngëtares ishte i Vera Wang.

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Dizajni i punuar enkas për të: fustan “zambaku”, mëndafsh dhe me një dekolte që i jep veshjes detajin që i duhet. Vathët prej diamanti nga Lorraine Schwartz ishin përzgjedhur që të kombinoheshin fiks me unazën e fejesës së nuses. 

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s
Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Flokët e lëmuar kapur gjysmë-lart dhe kaçurrelat e buta ishin punë e Josh Liu, dhe makeup-i fare minimalist ishte nga Ash K. Holm.

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s
Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Ceremonia ishte shumë private, me më pak se 20 miq të ngushtë dhe familjarë. 

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s
Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Dalton veshi një kostum Tom Ford:

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Çifti, i cili filloi lidhjen në janarin e vitit 2020 dhe u fejua dhjetorin vijues, e dinte shumë herët se dasmën do ta zhvillonin në shtëpi. Dekori dukej po aq minimalist sa vetë dasma, por gjithsesi përrallor:

Nga dekori tek fustani: Detaje nga dasma *shumë* private e Ariana Grande-s

Burimi: Vogue

Continue Reading

Lajmet

15-vjeçarja shqiptare nga Gjakova po depërton në skenën muzikore ndërkombëtare

Published

on

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.

Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.

Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Published

on

By

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara