Lajmet

Dështon mbledhja e kryesisë, Konjufca cakton seancën e radhës për ditën e enjte

Seanca mbahet të enjten nga ora 10:00.

Published

on

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet sërish. Edhe këtë herë ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që caktoi seancën plenare të radhës, e cila do të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se në këtë mbledhje munguan përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe tjetri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ajo foli edhe për pikat e rendit të ditës në seancën që do të mbahet ditën e enjte.

“Siç e keni parë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum. Përfaqësuesi i Listës Serbe, dhe dy përfaqësues të partive opozitare të LDK-së dhe të PDK-së nuk ishin aty. Anëtari i ri i zgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen, përderisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i kryesisë i LDK-së. Sidoqoftë, sot, kryetari i Kuvendit, komfor të drejtës së tij, sipas Kushtetutës së Republikës, caktoi seancën e radhës plenare, më 25 nëntor në ora 10. Nga agjenda e paralajmëruar, pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022, e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, tha ajo teksa shtoi se propozimi për dy kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë për javën e ardhshme.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta fajësojë opozitën për mosfunksionimin e Kryesisë së Kuvendit pasi që e ka shumicën.

“Pra, edhe kjo seancë u desh të caktohej nga kryetari, në pamundësi të caktimit nga kryesia për shkak të mungesës së kuorumit. Në radhë të parë, dua të them që mazhoranca nuk mundet me e fajësu opozitën se nuk funksionon kryesia e Kuvendit, sepse mazhoranca është ajo që i ka numrat edhe në kryesi, edhe në seancë. Ju po e shihni që tash e një kohë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë, fatkeqësisht, diçka që s’e dëshirojmë askush e më së paku ne si opozitë. Mirëpo, duket që është një degjenerim aq i madh sa që as ne nuk po mundemi t’i ndihmojmë”, tha Tahiri.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara