Lajmet

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Published

on

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej Projektligji për inspektoratin qendror të mbikëqyrjes se tregut.

Gjithashtu në rend dite ishte edhe vendimi i presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Lajmet

E ardhmja e inteligjencës artificiale: Osmani: Kosova duhet të përfshihet në këtë transformim

Published

on

By

Republika e Kosovës ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale (AI), ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën.

Në këtë samit për AI, Republika e Kosovës u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu.

Osmani ka thënë vlerson teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe sipas saj, Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi.

Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Këto janë gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve

Published

on

By

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar dy mijë e 109 tiketa trafiku.

Në raportin e policisë potencohet po ashtu se janë regjistruar 27 aksidente trafiku me dëme materiale, derisa aksidente trafiku me të lënduar 13 raste.

Gjithashtu në raport janë evidentuar edhe 17 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar dy mijë e 109 tiketa trafiku.

Në raportin e policisë potencohet po ashtu se janë regjistruar 27 aksidente trafiku me dëme materiale, derisa aksidente trafiku me të lënduar 13 raste.

Gjithashtu në raport janë evidentuar edhe 17 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Maqedonisë kap drogë në ‘Bogorodicë’, destinacion përfundimtar kishte Turqinë

Published

on

Në një aksion të përbashkët të Byrosë për Siguri Publike dhe Doganës, janë kapur sasi të drogës në pikën kufitare të “Bogorodicës” në Maqedoninë e Veriut. Operacioni, i cili ka filluar mbrëmë, ka pasur fokus kamionët me targa të Maqedonisë, të cilët ishin ngarkuar me mbeturina të letrës për riciklim.

Sipas informacionëve jozyrtare, ngarkesa kishte hyrë në Maqedoni nga Kosova dhe duhej të udhëtonte përmes Greqisë për të arritur në destinacionin final – Turqinë. Pas kontrollimeve të detajuara, autoritetet zbuluan drogën e fshehur brenda ngarkesës.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e trafikimit të drogës dhe garantimin e sigurisë në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Logoja zyrtare dhe programi i manifestimeve për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur logon zyrtare shtetërore dhe programin e plotë të manifestimeve për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, është publikuar logoja e cila do të përdoret për këtë ngjarje historike, si dhe kalendari i aktiviteteve të planifikuara për këtë përvjetor të rëndësishëm.

Programi i manifestimeve përfshin një seri aktivitetesh dhe ngjarjesh, që do të realizohen në ditët përkatëse, duke përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara