Lajmet
Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin
Published
5 months agoon
By
UBTnewsDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet që sa më parë të shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pas dështimit të formimit të Qeverisë Konjufca, ai tha para mediave se nuk ka kohë për t’u humbur dhe se vendi ka nevojë për institucione legjitime dhe funksionale.
“Pas këtij dështimi të paralajmëruar e pas kësaj blerjeje kohë të panevojshme të 15 ditëshit të fundit me kinse mandatarin e dytë Konjufca, presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpall datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë e vlefshme edhe më tej sepse qytetarët kanë nevojë për institucione legjitime dhe funksionale. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta që u tentua të bëhet sot me seancën e parë, nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e Bashkimit Evropian me mos votimin e sotëm, as nuk e ka rrezikuar kreditë e Bankës Botërore me mos votimin e sotëm, e as qytetarët e Kosovës nuk mbesin pa pagat e tyre në vitin e ardhshëm për mos votimin e buxhetit të sotëm. Në fakt ajo që ka mundur të ndodhte sot me votimin e atyre pikave do të ishte një përligjje e mentalitetit anti-kushtetutes, një përligjje e qasjes e cila nuk mërzitet për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thekson se “mentaliteti bllokues i Albin Kurtit e ka sjellë Kosovën në këtë situatë”.
“Kanë kaluar mbi nëntë muaj që qytetarët e Kosovës kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një jo të madhe të ashtuquajturit referendum të Albin Kurtit, duke i thënë jo po ashtu mentalitetit të qeverisjes një partiake e autokratike. Po ashtu kanë kaluar më shumë se shtatë muaj kur jemi mbledhur si të zgjedhurit e popullit këtu në Kuvendin e Kosovës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për t’i dhënë përsëri qytetarëve institucione legjitime. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Më vjen keq që për herë të parë këtu para jush, qysh më 27 prill, apo ndoshta më 23 prill që ky ngërç do të vazhdojë nëse nuk tërhiqet zotëri Kurti nga mentaliteti i tij bllokues dhe përfundimi do të jetë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kam kërkuar qysh atëherë që këto zgjedhje të mbahen më herët, në qershor në mënyrë që qytetarët ta thonë fjalën e tyre edhe herë për të dhënë drejtimin që ata e kërkojnë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse ky mentalitetit bllokues i LVV-së dhe i zotëri Kurti e ka sjellur Kosovën pikërisht në këtë situatë”, tha ai.
Kabineti qeveritar i prezantuar nga mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca mori vetëm 56 vota. Ai dështoi të formojë qeverinë e re, kështu vendi do të mbajë zgjedhje sërish.
Pro qeverisë Konjufca votuan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, si dhe tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.
Ndërkaq kundër votuan 53 deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, kurse tre deputetët e Nisma Socialdemokrate abstenuan./KP
Lajmet
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
4 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
5 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.
Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.
Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.
Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.
Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.
Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.
Lajmet
Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave
Published
5 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.
Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.
Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.
Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
