Lajmet

Deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur vetëm në Bakhmut

“Humbje e madhe për një përparim territorial prej përafërsisht vetëm 25 km”, sipas Stubbs.

Publikuar

Një këshilltar i lartë ushtarak britanik ka theksuar se deri në 30 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur në zonën e Bakhmutit që nga maji i vitit të kaluar.

Ian Stubbs, i cili është pjesë e delegacionit britanik në OSCE, tha se Rusia po përjeton shkallë jashtëzakonisht të lartë të viktimave teksa me vështirësi po arrin kontroll në pjesën e qytetit lindor.

“Që nga maji i vitit të kaluar, 20-30 mijë trupa Wagner dhe trupa ruse janë vrarë ose plagosur vetëm në zonën e Bakhmutit – një humbje e madhe e jetëve të njerëzve për një përparim territorial prej përafërsisht vetëm 25 km”, tha ai./UBTNews/

Lajmet

Paralajmëron Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, duhet ta ndalojmë

Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7-ës u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

Publikuar

nga

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëron se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale. Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7-ës u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

“Katastrofa humanitare vazhdon. Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim. Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, tha Borrell.

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban.

Vazhdo të lexosh

Internet

​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”, shtoi ai.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zelensky thotë se do të dëgjojë me kënaqësi idetë e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kështu deklaroi ai.

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri të ditur se do të dëgjonte idetë e ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me “kënaqësi”, por e shkeli me kujdes këtë çështje.

Vërejtjet e liderit ukrainas erdhën pas raporteve se kandidati republikan presidencial thuhet se tha se nëse do të rizgjedhej ai do të bënte presion ndaj Ukrainës për një marrëveshje paqeje me Rusinë që do të shihte se Kievi do të dorëzonte territorin në proces.

“Para së gjithash ato sinjale ishin në disa platforma mediatike. Unë nuk e kam dëgjuar këtë drejtpërdrejt nga Trump”, tha Zelensky më tutje ai shtoi se “Idetë e tij në detaje, nuk pata mundësinë t’i diskutoja me të dhe të diskutoja idetë e tij se si t’i jepej fund luftës.

Zelensky vazhdoi: “Nëse kam një mundësi të tillë, do t’i dëgjoj me kënaqësi dhe pastaj mund të diskutojmë temën”.

Nga zyra e Trumpit të mërkurën u kundërshtuan komentet e Zelenskyt, duke i quajtur ato “të pasakta”.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt nga Zelensky dhe presidenti Trump ka thënë se nuk do të ishte e përshtatshme që ai të shkojë në Ukrainë tani pasi ai nuk është komandant i përgjithshëm”, shtoi më tutje.

Udhëheqësi ukrainas përdori gjithashtu forumin ekonomik për t’u bërë thirrje aleatëve që të jenë “realistë” dhe jo “pesimistë”  mbi pritjeve të gjata të Ukrainës për prodhimin dhe mobilizimin e armatimit perëndimor, pasi forcat e saj po “zvarriten në këtë moment”.

Zelensky tha se situata në rajonet lindore të Ukrainës ishte “stabilizuar tani”.

“Ne shohim se si po rritet PBB-ja jonë, sepse korridori detar po funksionon. Unë nuk do ta shikoja situatën si ju”, vazhdoi ai. “Ne jemi në luftë dhe armiku është serioz”.

Ai shtoi: “Sapo të kemi armë dhe hapa konkretë nga partnerët e Putinit, ne do të thyejmë shtyllën kurrizore të Putinit”.

Gjithashtu gjatë fjalimit të tij në forum, Zelensky vuri në dukje përdorimin e bombave ajrore nga Rusia si një nga “bastet” kryesore të presidentit rus Vladimir Putin për të kthyer valën e luftës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandër Vuçiq.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.

Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1 mijë e 500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe maltretuar nga autoritetet serbe.

Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara