Lajmet

Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media lidhur me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll i (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.

Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560. Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1 milion e 204 mijë e 560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tha se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundoj i suksesshëm. I pyetur rreth ngacmimeve që mund tu bëhen grave dhe vajzave gjatë intervistimit në terren, Kastrati tha se ato kanë pasur trajnime të cilat mund ti shfrytëzojnë në raste.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë deri sa përmendi një rast të viteve të kaluara ku ishte dorëzuar një ankesë me shkrim për ngacmim e që sipas tij kishte rezultuar se ajo kishte faj.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara