Aktualitet

Dërgohet në paraburgim burri që dyshohet se kishte kidnapuar një 4-vjeçare

Cleo u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping më 16 tetor.

Published

on

Një burrë australian është akuzuar për rrëmbimin e 4-vjeçares Cleo Smith, e cila u shpëtua të mërkurën pasi ishte kishte qenë e zhdukur për 18 ditë, përcjell UBT News.

Terence Darrell Kelly, 36 vjeç, u paraqit në gjykatë në qytetin e Carnarvon i akuzuar për marrjen me forcë ose mashtrimin ose joshjen e një fëmije nën moshën 16 vjeçare.

Cleo u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping më 16 tetor, kështu duke shkaktuar një kërkim masiv. Policia e gjeti atë në një shtëpi të mbyllur në Carnarvon.

Autoritetet thanë se Kelly nuk kishte asnjë lidhje me familjen Smith.

Kelly, për të cilin policia thotë se u dërgua në spital me lëndime të vetëshkaktuar para se të akuzohej, është caktuar në paraburgim deri më 6 dhjetor, sipas raporteve të mediave lokale.

Policia pretendon se ai ka vepruar i vetëm. Ata kanë thënë më parë se rrëmbimi ishte i paplanifikuar dhe “oportunist”.

Fqinjët e Kelly-t u shprehën të tronditur në qoftë se ai mund të kishte qenë i përfshirë, duke i thënë gazetës West Australian se ai ishte një njeri “shumë i qetë”.

ABC News raportoi se burri ishte parë së fundmi nga një fqinj duke blerë pelena.

Në fund, shtëpia ku Cleo u zbulua ishte 100 km në jug të kampingut të largët ku ajo ishte parë për herë të fundit. Kërkimi për vogëlushen në një fazë ishte krahasuar me gjetjen e “një gjilpërë në një kashtë”, duke mbuluar distanca të mëdha.

Lehtësimi i ndjerë nga oficerët që më në fund e gjetën duke luajtur me lodra në shtëpinë e mbyllur mund të dëgjohet në audion e lëshuar nga policia të enjten.

Në regjistrim, dëgjohet një oficer duke thënë “e kemi atë, e kemi atë” dhe e pyet fëmijën emrin e saj.

“Emri im është Cleo,” përgjigjet ajo, për kënaqësinë e oficerëve, të cilët thonë: “Përshëndetje Cleo!”

Detektivi Blaine, i cili vizitoi familjen pasi Cleo u lirua nga një kontroll në spital, shtoi se ishte “i habitur që ajo duket se ishte aq e përshtatur dhe e lumtur” pas asaj që i ndodhi.

“Ishte vërtet bukur ta shihje atë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm duke qenë vetvetja rreth prindërve të saj”, tha ai./UBTNews/

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Të kërkuara