Lajmet

Der Leyen: 180 milionë doza të tjera Pfizer për Omicronin

Ajo ka shtuar se Evropa mund të prodhojë çdo muaj 300 milionë doza.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje me Pfizer për të marrë 180 milionë doza për të luftuar variantet e reja të COVID-19.

Ajo shtoi se liderët e BE-së kanë aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave që u lejon të kërkojnë një zhvillim të vaksinës së adaptuar në një afat prej 100 ditësh, raporton atsh.

Ajo ka shtuar se Evropa mund të prodhojë çdo muaj 300 milionë doza.

”Me më shumë se 1 miliard doza të dërguara deri te disa vende të botës, BE-ja është importuesi më i madh i vaksinave”, shtoi ajo duke kërkuar nga vendet e BE-së të përshpejtojnë fushatën për vaksinim pas paraqitjes së variantit Omicron.

Lajmet

Costa: Evropa duhet të sjellë paqe afatgjatë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Published

on

By

Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mënyrë kolektive.

Paqja në Ukrainë ishte një nga pikat kyçe në fjalimin e Costës të përbashkët për paqe, duke e cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë të sigurisë së vetë Evropës.

Titulli i takimit të sotëm është me vend. Një Evropë e re, në një botë të re. Dhe unë besoj se kjo është cështja kryesore për këtë samit të sotëm. Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar. Situata në Gazë është një tragjedi humanitare, e drejta ndërkombëtare po dhunohet. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtar ka bërë që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, ndërkohë që kjo ndërvarësi që kishim krijuar është shndërruar në një instrument pushteti dhe presioni“, u shpreh Costa.

Nga ana tjetër, mënhyra sesi ne kemi funksionuar me rendin shumëpalësh ka bërë që ne të kishim paqe, siguri. Kemi promovuar të drejtat e njeriut të cilat mund të avancohen sërish vetëm nëse ne bashkëpunojmë në formë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe Europa ka për detyrë të punojë për këtë çështje, duhet të jemi të bashkuar dhe t ia dalim mbanë për të sjellë një paqe te drejtë për Ukrainën. Siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë. Europa duhet të investojë më shumë tek mbrojtja e saj. Kemi mësuar se mbrojtja pa paqe është iluzion”, shtoi Costa.

Continue Reading

Lajmet

Erdogan: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh për mediat se priten vendime pozitive nga Samiti që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllan tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë në turqisht Erdogan./atsh

Continue Reading

Lajmet

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Published

on

By

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin Politik Evropian të Tiranës ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim të shkurtër për mediet lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Meloni tha se “mendoj se nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar”.

Të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci dhe siguri edhe për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe në këtë format për këtë objektiv”, tha meloni

E pyetur nëse do të vizitojë qendrën e emigrantëve në Gjadër, Meloni tha se nuk ka pasur kohë.

Puna po vazhdon, kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar siç kishim premtuar jemi në rrugën e duhur”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Starmer: Putini nuk është serioz sa i takon paqes, po i tërheq gjërat zvarrë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi sot nga Tirana se “Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po i tërheq gjërat zvarrë”.

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, i pyetur lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Starmer tha se “ajo çfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë”.

Është e nevojshme për rrjedhojë që ne të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë edhe sot për të qenë të qartë që të ketë një armëpushim. Për të qenë të qartë gjithashtu nëse nuk veprojmë së bashku për sansksionet nuk do të ketë armëpushim”, deklaroi ai.

Starmer u shpreh se “sot është një mundësi e rëndësishme, e vërtetë, për të punuar me kolegët që të jemi të bashkuar tërësisht, presidenti Zelensky do të jetë këtu do ta diskutojmë me të”.

I pyetur lidhur si po shkojnë bisedimet lidhur me rivendosjen e Brexit, kryeministri britanik u shpreh se “në fakt keni parë dy javët e fundit një marrëveshje tregtare me Indinë me SHBA, që është shumë e rëndësishme, mendoj që do të vazhdojë. Të hënën do të ketë diçka do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e njerëzve që punojnë. Kjo është shumë pozitive për të pritur edhe Samitin e të hënës”./atsh

Continue Reading

Të kërkuara