Lajmet

Deputetja e PDK-së: Familja e Presidentes Osmani po e “gërryen” buxhetin – 70 mijë euro paga për 1 vit

Deputetja Zejnullahu po ashtu e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për pushimet e tij luksoze në ishujt grek.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, tha në seancën e Kuvendit të Kosovës se familja presidenciale e Kosovës, Osmani-Sadriu, po e gërryen buxhetin e varfër të Kosovës me paga super luksoze që e kalojnë shifrën e mbi 70 mijë euro vetëm për 1 vit.

“Nga deklarimi i pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentja Osmani merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro vetëm pagë për 1 vit. Bashkëshorti i saj i cili është avancuar tash në diplomaci, merr mbi 36 mijë euro paga për 1 vit. Pra, familja presidenciale, Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro vetëm paga gjatë një viti”, tha Zejnullahu.

Ajo i krahasoi pagat e familjes presidebciale me pagën minimale në Kosovë.

“Kur këto paga i krahasoj me gjuhën e kryeministrit Albin Kurti i cili ka mbetur në ishujt grekë dhe nuk po pranon të kthehet në Kosovë as kur qytetarët e vendit përballen me emergjencë shëndetësore, mund te kuptojme qe qellimi i tyre ka qene thjeshte pushteti dhe jo puna per qytetaret. Paga minimale në Kosovë është 170 euro, kjo i bie që presidentja Vjosa Osmani i merr 16 paga minimale të Kosovës për një muaj. Po ashtu bashkëshorti i saj i bie që i merr 17 paga minimale, apo së bashku marrin gjatë një muaji 33 paga minimale të shtetit tonë”, tha Zejnullahu.

Ajo foli edhe për mënyrën e jetesës që po e bëjnë pushtetarët e rinj, që sipas saj votat i fituan duke proklamuar barazi.

“Presidentja Osmani tashmë ka deklaruar se ka blerë shtëpi të re në lagjen më luksoze të Prishtinës, “Marigona Hill”, aty ku kanë blerë edhe disa prej ministrave e zyrtarëve të Qeverisë së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.Sot Kosova ka nje Presidente qe e bënë burrin ambassador e ai qëndron më shumë në Prishtinë. Vjosa Osmani do të duhej që së paku moralisht të kërkonte nga bashkëshorti ta pezullojë përkohësisht punën e tij e jo ta gërryej buxhetin e Kosovës pa shkuar fare në punë. Ky pra është morali i këtij pushteti të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të cilët fituan votat duke kërkuar barazi në paga e pasuri, ndërsa vet marrin para të majme dhe jetojnë në lagje luksoze, e për pushime most ë flasim, ato i bëjnë në Greqi dhe Turqi në resorte luksoze. E harruan Shqipërinë”, tha ajo.

Deputetja Zejnullahu po ashtu e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për pushimet e tij luksoze në ishujt grek.

“Albin Kurti e harroi turizmin kombëtar! Albin Kurti e ka harruar Durrësin, Vlorën, Sarandën. Kur ishte në opozitë, përmendja e Shqipërisë dhe e forcimit të ekonomisë kombëtare ishte veç një shtihim. Per fat te keq eshtë shumë e qartë që Kosova ka Presidente dhe Kryeministër totalisht të papërgjegjshëm, të cilët duket se kanë filluar të koordinohen që të ikin nga përgjegjësite që kanë, dhe vec kane filluar rrëzimin e vetes nga pozicionet qe mbajne si Presidente përkatësisht kryeministër”, tha Zejnullahu.

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara