Lajmet

Deputetja e PDK-së: Dështimi i seancave për mungesë kuorumi, shpërfaq papërgjegjësinë e mazhorancës

Sipas saj, pozita nuk po arrin që t’i kalojë një sërë ligjesh që nga viti i kaluar.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë për Ekonomia Online se është papërgjegjësi e mazhorancës dështimi i seancës së sotme për shkak të mungesës së kuorumit. Sipas saj, pozita nuk po arrin që t’i kalojë një sërë ligjesh që nga viti i kaluar.

“E patë që sapo u hap seanca e sotme e rendit të ditës, është mbyllur për shkak të mungesës së deputetëve për të qenë në sallë. Natyrisht është përgjegjësi kryekëput e kësaj mazhorance e cila ndonëse ka pika të mbetura që nga viti i kaluar, nuk po arrin që t’i përfundojë seancat me raporte të cilat presin tash e tutje për t’u miratuar dhe natyrisht se përgjegjësia bie mbi këtë shumicë parlamentare, e cila nuk po arrin që t’i ketë deputetët në sallë dhe t’i sigurojë numrat për kalimin e ligjeve bazike e të mos flasë për  marrëveshjet ndërkombëtare e Projektligje që prekin në thelb jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Deliu-Kodra.

Ndonëse e pranon se në seancë duhet të jenë edhe deputetët e opozitës, kuorumin kërkon ta bëjë pozita. Ajo thotë se përgjegjësia bazë bie mbi këtë shumicë parlamentare, pasi shumë seanca janë bartur nga viti i kaluar.

“Përderisa janë katër ose pesë seanca të mbetura që i kishim në rend dite për miratim në këtë seancë, janë ligje që janë bartur që nga viti i kaluar dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore i takon shumicës parlamentare. Edhe opozita e ka rolin e vet në këtë punë, por një shumicë parlamentare e cila i ka votat për miratimin e ligjeve dhe nuk i ka 62 deputetë në sallë dhe thërret seancë plenare për ditën e mërkurë, natyrisht që përgjegjësia bazë bie mbi këtë shumicë parlamentare, e cila nuk po arrin të jetë funksionale”, thotë Deliu-Kodra.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara