Lajmet

Deputetja britanike rekomandon që britanikët të largohen nga Irani

Kjo për shkak të numrit në rritje të njerëzve që Teherani po merr peng.

Published

on

Të gjithë britanikët që ende banojnë në Iran duhet të largohen menjëherë nga ai vend për shkak të numrit në rritje të njerëzve që Teherani po merr peng, tha kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.

Thirrja erdhi pasi autoritetet iraniane thanë se Garda Revolucionare e Iranit kishte arrestuar shtatë persona të lidhur me Britaninë, duke përfshirë disa me shtetësi të dyfishtë, për protestat antiqeveritare që kanë tronditur vendin, sipas Guardian.

Diplomatët britanikë i kanë kërkuar Iranit të shpjegojë arrestimet dhe Cairns i ka quajtur veprimet aktuale të Teheranit “fabrikim i pengjeve shtetërore”.

“Irani ka treguar se është i lumtur të arrestojë këdo me shtetësi të dyfishtë. Nëse do të isha një shtetas britanik me nënshtetësi të dyfishtë në Iran, do të largohesha absolutisht sepse është e qartë se ata do t’i viktimizojnë dhe do të përdorin represion brutal kundër tyre. I inkurajoj të gjithë nga Perëndimi që të largohen sa më të sigurt që të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Kearns, e cila është një deputete konservatore, ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Teheranit çdo ditë që autoritetet iraniane ekzekutojnë një protestues.

Ajo gjithashtu kundërshtoi pretendimin e kryeministrit Rishi Sunak se Garda Revolucionare e Iranit ishte vendosur tashmë nën sanksionet britanike.

Autoritetet iraniane thanë se shtatë nga udhëheqësit kryesorë të protestave të fundit të lidhura me Britaninë u arrestuan nga anëtarë të shërbimit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, duke përfshirë shtetas të dyfishtë që po përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Protestat në të gjithë Iranin shpërthyen më 16 shtator pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga “policia e moralit” për dyshimin se kishte veshur hixhabin në mënyrë të pahijshme dhe u shndërrua në një kryengritje mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara