Aktualitet

Deputeti i pozitës e voton mocionin e PDK-së për shtyrje të pikës për pagën minimale

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ky mocion nuk kaloi në herën e parë të votimit pasi siguroi vetëm 32 vota

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar mocion procedural për largimin nga rendi i ditës të Projektligjit për pagën minimale. Pro këtij mocioni votoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri u shpreh se do të largojnë nga shqyrtimi dy pika deri të arrihet konsensus.

Duke marr parasysh se nuk patëm asnjë deklarim të ministrit të Financave që të ketë një vullnet dhe ta tërheqë pa pas nevojë që të propozohet një mocion procedural që kjo pikë dhe Agjencia Kosovare e Verifikimit të Pronës të largohen nga shqyrtimi në këtë seancë dhe pastaj t’i vendosim në një seancë të radhës”, tha ai.

Më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ky mocion nuk kaloi në herën e parë të votimit pasi siguroi vetëm 32 vota.

Ky mocion nuk i kishte numrat e vet, i kishte vetëm 32 vota për, kështu që rregullorja e Kuvendit më detyron të vazhdoj me këtë pikë“, u shpreh ai.

Pas kësaj reagoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se nuk mund t’i vazhdojë punimet kjo seancë pa u marr një vendim për këtë mocion.

Kuvendi i Kosovës e ka një mocion procedural, i cili është delikat dhe i ndjeshëm. Kuvendi nuk mund t’i vazhdojë punimet më tutje për pa u marrë një vendim për këtë çështje, qoftë ai vendim që kalon apo që e rrëzon mocionin. Pra Kuvendi është i paaftë me marr vendim. Si rezultat i paaftësisë me marr vendim nuk mundet me i vazhdu punimet prandaj grupit parlamentar i LVV duhet me e nda mendjen se çka po don”, theksoi ai.

E më pas deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u shpreh se pasi mocioni nuk kaloi mund të vazhdohet me rendin e ditës të propozuar nga Kryesia e Kuvendit.

Ne e kemi një rend të ditës të propozuar nga Kryesia e Kuvendit. Për këtë seancë ka rend dite për pikat e renditura nga seancat e mëparshme, pika të papërfunduara, sot kishim një mocion për të ndryshuar këtë rend dite të përcaktuara nga Kryesia e Kuvendit meqenëse mocioni nuk kaloi ne kthehemi tek rendi i ditës i propozuar nga Kryesia”, u shpreh ai.

E më pas shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, iu kthye deputetit të LVV-së duke i thënë se ai nuk e njeh rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Zotëria këtu se njeh hiq rregulloren, çka foli kjo nuk ka mundur të ndodh hiq. Këto 7 seanca të pambyllura nuk është dashur me ndodh hiq, por ka ndodhur sepse ka pasur mirëkuptim se në momentin që nuk kalon në rendin e ditës ndalesh aty. Jemi munduar me pas mirëkuptim me shumicën parlamentare që mos me blloku Kuvendin, tash ky mirëkuptim i parlamentit mundohet me bërë normë e nuk është normë, mirëkuptimi nuk është normë”, tha Gashi.

E pas këtij diskutimi mocioni procedural që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i Projektligjit për pagën minimale u hodh për herë të dytë në votim por nuk kaloi përsëri. Pro këtij mocioni procedural ishin 32 deputetët, prej tyre për këtë mocion votoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Vendi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Vendi

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.

Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.

Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.

Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/

Continue Reading

Të kërkuara