Lajmet

Deputeti i PDK-së kërkesë Kurtit: Provoje njëherë kryeministër, bëhu ministër i Arsimit

Sipas Shalës, Kurti do të mund ta zgjidhte këtë problem nëse do të ishte në krye të MAShTI-t.

Published

on

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe t’i kthejë nxënësit në shkolla. Sipas Shalës, Kurti do të mund ta zgjidhte këtë problem nëse do të ishte në krye të MAShTI-t.

“Nëse nuk keni ministër të gatshëm të ballafaqohet me sindikata, përsëri provoje njëherë kryeministër, bëhu Ministër i Arsimit. Sigurisht jam i bindur se do ta zgjidhësh këtë problem, largoje egon personale dhe mbivlerësimin që ke për të gjithë ata që janë vartës të tu”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se përgjegjës për këtë situatë është vetë Kurti dhe se atij i takon të gjejë zgjidhje.

“Po vendose masën e dhunshme edhe në arsim, si në shëndetësi, edhe zgjidhe problemin. Po pajtohemi, e ke vendos një masë të veçantë të jashtëzakonshme në shëndetësi pas pandemisë, vendose edhe në arsim, sikur në shëndetësi siç bërë para pak ditësh. Merri të gjitha kompetencat, e ki atë mundësi e zgjidhe krizën. Ktheji nxënësat në shkollë. Jo me dalë këtu me vajtu me sindikata e me ba personalitet të pakontestueshëm apo të kontestueshëm një sindikalist, i cili i ka të drejtat e tij legjitime. Merri këto kompetenca, mere edhe Ministrinë e Arsimit. Merri dhe zgjidhi, ktheji nxënësit në shkollë. Ndale se ti e ke nis, nale se ti je përgjegjës”, ka deklaruar Shala.

Lajmet

Hamza nis ditën me Walker: Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ai është pranë nesh

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Të kërkuara