Lajmet

Deputetët opozitarë lëshojnë mbledhjen e Komisionit për Buxhet

Lushtaku ka thënë se kjo tregon për vonesa të mazhorancës dhe që ka mosmarrëveshje në këtë drejtim.

Published

on

Deputetët e opozitës në Komisionin për Buxhet e kanë lëshuar sallën, ende pa filluar mbledhja.

Nënkryetari i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku ka thënë se kjo tregon për vonesa të mazhorancës dhe që ka mosmarrëveshje në këtë drejtim.

“Ne po e shohim vonesën e mazhorancës edhe në komision. Kryetari vetëm hyri dhe dul, po shihet që kanë mosmarrëveshje në këtë drejtim… Derisa ka seancë, nuk ka arsyeje që të ketë mbledhje të komisionit. Por po shihet qartë që kanë kaluar mbi 20 minuta dhe nuk kemi kuorum për të vazhduar. E lëshojmë këtë mbledhje për shkak të pa përgjegjësisë edhe të kryetarit edhe të anëtarëve të tjerë dhe vazhdojmë tek seanca”, ka thënë Lushtaku.

Në komision kanë qenë të pranishëm, deputeti i LVV-së, Enver Haliti, deputetët PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Ferat Shala, Avdullah Hoti i LDK-së dhe Duda Balje.

Pas largimit të deputetëve të opozitës, në sallën ku do të duhej të mbahej kjo mbledhje, po qëndron Armend Muja, Enver Haliti dhe Jeta Statovci.

Rajoni

Negociatat me BE-në: Shqipëria mbyll Kapitullin 20 në Luksemburg

Published

on

By

Sot në Luksemburg po zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, i cili mbulon fushat e “Ndërmarrjeve dhe Politikave Industriale”. Me këtë hap, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke konsoliduar më tej avancimin drejt objektivit për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 përqendrohet në zhvillimin e sipërmarrjes, mjedisin e biznesit, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregun evropian.

Sipas agjendës zyrtare, kryeministri Edi Rama arrin në Qendrën Evropiane të Konventave rreth orës 16:40, ku do të zhvillojë deklaratën për mediat dhe foton zyrtare me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me ministrin irlandez, Thomas Byrne. Konferenca e 10-të Ndërqeveritare nis punimet në orën 17:00, ndërsa pas përfundimit të saj, nga ora 17:45, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve  

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në zonën e “Rrethit të Viktorisë” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore që po drejtonte, njësia policore i ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 4.61 gramë.

Sasia e narkotikëve është sekuestruar nga policia. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktimat dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara