Lajmet

Deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së

Published

on

Tri partitë parlamentare opozitare ia kanë mësyrë të mërkurën Radio Televizionit të Kosovës për t’u futur brenda lidhur me ankesën për mos transmetimin e seancës së jashtëzakonshme, por ata nuk u lejuan të hyjnë brenda. Opozitarët në një konferencë për media para transmetuesit publik shprehën pakënaqësitë ndaj këtij mediumi publik. .

Mos transmetimin e seancës në kanalin qendror të RTK-së, opozita e vlerëson si të papranueshme, ‘mbytje e zërit të deputetëve dhe se kryeministri i vendit, Kurti ka në dorë Radio Televizionin e Kosovës’.

Kryetari i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pikërisht sot, qytetarët e Kosovës do të duhej të dëgjonin seancën e Kuvendit dhe të shohin se ‘si vidhen nga kapelat e zeza”.

“Tashmë aty ku ka mbërri RTK-ja, është jashtëzakonisht e frikshme. Këto momente RTK-ja, çoftë drejtori gjeneral, çoftë Dejona, kushdo vendosi që ajo që nuk kishte ndodhur më herët, pra ta zhvendos seancën e Kuvendit të Kosovës, në një program periferik dhe duke mos e transmetuar në programin qendror. Kjo është e papranueshme, sepse pikërisht sot qytetarët e Kosovës do duhej me dëgjuar dhe me pa se si vidhen nga kapelat e zeza 20 milionë euro, përmes ujit të pijshëm në vendin tonë… Këta e mbysin fjalën e lirë, zërin opozitarë, çdo zë i cili i shpërfaqë aferat e tyre korruptive me abuzimet e tyre”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj ka shtuar se sot ishte kulmi i “pafytyrësisë” dhe i shpresës që ka mbetur që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Sipas tij, kjo është mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta dhe mbytje e zërit të qytetarit përmes përfaqësimit prej të cilit kanë deleguar në Kuvendin e Kosovës.

“Ne e kemi thënë me kohë që kapja e këtij institucioni ka për qëllim devalvimin e vlerave në shoqëri dhe mbytjen në demokraci. Sot është kulmi i pafytyrësisë dhe të asaj pak shprese që ka mbetur që dikush mund të frymoj lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur…Seanca nuk u transmetua në kanalin zyrtar të RTK-së, që nënkupton mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta të cilat po ndodhin nga skandalet e shpërfaqura, çdo ditë për afera korruptive dhe kjo do të thotë që mbytet edhe zëri i qytetarit, përmes përfaqësimit prej të cilit kanë deleguar në Kuvendin e Kosovës”, tha Zemaj.

Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo e ‘shpërfytyron regjimin e kryeministrit Kurti se duhet të ndalet fjala, debati, argumenti’ dhe sipas tij, të mashtrojnë popullin duke fshehur të bërat e tyre.

“Fakti që në një seancë ku po trajtohet një super skandal i kësaj qeverie, ndalet për fjalimin e Kryeministrit, që ishte në një konferencë, tregon shumë saktë, drejtë e shpërfytyron regjimin e Kurtit se, duhen me ndalë fjalën debatin, argumentin dhe ashtu si kanë ardhur me mashtrim, të mashtrojnë popullin, të fshehin për të bërat e tyre, të cilat po i japin jo vetëm hije të keqe vendit por po e dobësojnë secilën pore të secilit institucion të pavarur”, ka vijuar Tahiri.

Të tri partitë parlamentare opozitare, si simbolikë, në dyert e objektit të RTK-së, vendosën kapuç të zinj.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara