Lajmet

Deputetët britanikë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KiE e NATO

Ndërkaq Kurti falënderoi përfaqësuesit britanikë për kontributin për Kosovën.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti takoi sot në Londër deputetët e Grupeve Parlamentare të Britanisë së Madhe, të cilët i njoftoi për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve mike.

Kurtit gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Lajmet

LDK lëshon takimin konsultativ – Bajrami: Dehari nuk ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Avni Dehari, nuk ka mandat që të zhvillojë konsullta me përfaqësuesit e partive politike, ashtu siç ai i ftoi më herët partitë.

Bajrami ka thënë se kjo ka qenë arsyeja pse dolën prej takimit.

‘‘Zotri Dehari nuk ka të drejtë të thërras përfaqësuesit e partive politike për çfarë do konsulte, thjeshtë është një raport, ai është si kryesues i seancës konstituive dhe janë çështje krejt procedurale , do të thotë këtë ne e thamë , ai nuk ka mandat të tillë të zhvillojë konsulta të tilla dhe dolëm prej takimit’’, ka thënë Bajrami.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj deklarohet pak para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se shpreson që “të zgjidhet çështja e dorëheqjeve” derisa theksoi se si AAK janë të interesuar për konstituimin e Kuvendit. Por ai tha se nuk mund të votojnë “shkelje ligjore”.

Ai tha se mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit.

“Mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit. Shpresoj që do të zgjidhet çështja e dorëheqjeve she do të mund të vazhdojmë. Si aleancë e mbështesim konstituimin e kuvendit, por nuk guxojmë të votojmë shkelje ligjore”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se janë të interesuar për konstituimin e kuvendit, meqë ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë.

“Sikur ta kishte shumicën do të mund të votonte jashtëligjshmen. Duke mos e pasur shumicën, kjo është situatë, nuk e di qysh do të rezultojë më tutje. E kemi thënë herët që jemi të interesuar për konsitutimin e Kuvendit sepse ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë. Dhe jemi të interesuar që pas dështimit, ta mbështesim formimin e qeverisë nga opozita. Unë nuk kam komunikim me Nisman që atëherë, që nga intervista. Jam në dijeni se PDK ka komunikim, edhe kolegët tjerë”, u shpreh Haradinaj.

Ai tregoi edhe nëse i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Adem Hoxha.

“Jo AAK-së, ne keni mungesë të deputetëve në GP, ju kam bërë ftesë të gjithë deputetëve qe janë pa grup që nëse vlerësojnë të na bashkohen. Ademi ka shprehur interesim dhe të tjerët mund t’i bashkohen”, u shpreh ai.

Continue Reading

Lajmet

Deputeti i LVV-së mohon se kanë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate

Published

on

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, deklaroi se i kanë numrat për formimin e Qeverisë, derisa tha se tashmë kanë edhe emrin e kryeparlamentarit.

Megjithatë, Rexhaj pohoi se i takon kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ta publikon emrin e kryeparlamentarit e po ashtu edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri e ka emrin, atë do ta shpalos para qytetarëve. I takon atij, nuk kemi ndonjë marrëveshje me Nismën”, tha ai para mediave.

Seanca pritet të fillojë në ora 12:00 por duket se ka vonesa të vazhdueshme. /UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mirëpret Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në ambientet e Odës së Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

Në këtë takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Kryeqytetit dhe Ambasadës Japoneze, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, z. Kiminori Iwama. Biseduam për bashkëpunimet e mundshme në fusha me interes të përbashkët dhe ndamë vlera të përbashkëta që na afrojnë si popuj,” shkroi Rama në një postim në Facebook, duke nënvizuar rëndësinë e këtij takimi.

Krahas ambasadorit, Rama priti edhe z. Hiroyasu Tanigaki, të ngarkuarin e ri me punë në Prishtinë. Ai shprehu mirëseardhjen për përfaqësuesit diplomatikë dhe uroi suksese në detyrën e tyre të re në Kosovë.

“Besoj në fuqinë e dialogut dhe mirëkuptimit, dhe mirëpresim bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë mes Kryeqytetit dhe Ambasadës së Japonisë,” theksoi kryetari, duke shtuar se Prishtina mbetet një partnere e gatshme për zhvillime të përbashkëta kulturore, ekonomike dhe sociale.

Continue Reading

Të kërkuara