Lajmet
Dënimi i parë për dhunim seksual, Supremja refuzon kërkesat e mbrojtjes së të dënuarit
Ky është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë nga gjykatat vendore.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMoment triumfues për drejtësinë kosovare po konsiderohet epilogu i procesit gjyqësor kundër Zoran Vukotiq. Përballë tij, një viktimë e dhunës seksuale arriti të dëshmojë para trupit gjykues për tmerrin që përjetoi. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë nga gjykatat vendore. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ka vërtetuar aktgjykimin për dënim prej 13 vitesh për kriminelin serb.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti thotë për KosovaPress, se për asnjë të mbijetuar nuk është e lehtë që të përballet me procese gjyqësore.
“Ky është një moment triumfues për drejtësinë kosovare, por mbi të gjitha për familjarët dhe të mbijetuarit të dhunës seksuale. Dhe ne shpresojmë shumë që rasti në fjalë të ju shërbejë edhe grave dhe burrave të tjerë të cilët e kanë përjetuar këtë krim që të mos ngurojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të vihet drejtësia në vend…E mbijetuara në fjalë e cila tanimë ndjehet e lirë realisht ky proces ka dëshmuar që përtej që e ka vu drejtësinë në vend, dhunuesi ka mbetur prapa grilave, ndërsa kjo e ka mundësinë që të përjetojë lirinë ashtu siç e ka merituar. Për faktin që shumë nga këto gra dhe burra thonë që ata janë afër, sillen diku ndihen të pasigurt”, deklaron ajo.
Gjashtë viktima kanë dëshmuar para trupit gjykues për tmerrin e përjetuar para më shumë se dy dekadave. Për këto raste, Rushiti tregon se tashmë janë ngritur aktakuzat për gjykim në mungesë.
“E kemi quajtur vit kthese për shkak se ka qenë rasti i parë edhe kjo ka vu dëshminë para krejt shoqërisë kosovare që rastet mund të gjykohen në Kosovë dhe mund të dëshmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale, mirëpo po vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë. Tanimë më aktualisht i kemi pesë gra dhe një burrë të cilët kanë dëshmuar dhe ju ka ngritur aktakuza. Një prej tyre prapë është i ndërlidhur me rastin e Zoran Vukotiq, ndërsa pesë të tjerë janë dëshmitarë në mungesë nuk e kanë të akuzuarin, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit. Besojmë fuqimisht që edhe raste të tilla kanë me arrit të kenë drejtësi pas këtij procesi që nuk është i lehtë për to”, shton drejtoresha e QKRMT-së.
Pranë gjykatave të Kosovës janë përfunduar katër procese gjyqësore, ku prej tyre i vetmi është dënuar Zoran Vukotiq. Kështu shprehet Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili tregon për procedurat e këtij rasti.
“Fillimisht është dënuar nga shkalla e parë dhjetë vjet dhe në shkurt të vitit 2023 është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 13 vjet nga shkalla e dytë. Tanimë ky vendim i fundit i cili ka dalë nga Supremja është vendim që ka të bëjë me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të cilën e ka parashtruar mbrojtësi i të dënuarit dhe së fundmi edhe Supremja e ka nxjerrë një vendim me të cilën e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes dhe Supremja ka gjetur se nuk ka pasur shkelje të paraqitura në ankesën apo kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të propozuar nga avokati i të pandehurit”, shprehet Alija.
“Do të shohim se si do të rrjedhin procedurat me gjykimet në mungesë. Edhe pse këto procese mund të jenë mjaft sfiduese pasi që e dimë që të pandehurit nuk do të paraqiten në gjykatë dhe me rastin e arrestimit të tyre, ata kanë të drejtë automatike që të fillojnë gjykimin prej fillimit”, përfundon ai.
Supremja e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatit mbrojtës dhe të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq. Këto kërkesa ishin paraqitur kundër aktgjykimit të Themelores dhe Apelit.
“Refuzohen si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të dënuarit dhe e të dënuarit Z.V., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti Special PS.nr.28/2022 të datës 11.11.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special APS.nr.50/2022 të datës 15.02.2023”, thuhet në aktgjykimin e publikuar sot nga Gjykata Supreme.
E mbijetuara, e cila është rreth të pesëdhjetave dy vjet më parë kishte rrëfyer për tmerrin që përjetoi dhe përballjen e saj me dhunuesin në gjykatore. Ajo u pati bërë thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilën janë përballur dhe vuajtjen që ua shkaktuan për tërë jetën.
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
13 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
14 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
15 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
15 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
