Lajmet

​’Demokracia serbe’ me aksion simbolik para EULEX-it në Mitrovicë

Published

on

Aktivistët e ‘Demokracisë serbe’ kanë zhvilluar një aksion simbolik të hënën para selisë së EULEX -it në jug të Mitrovicës.

Motoja e këtij aksioni ishte ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX -it’.

Ata kërkuan drejtësi për njërin prej punëtorëve të EULEX -it, për të cilin thanë se është rrahur nga Policia e Kosovës më 31 tetor të këtij viti derisa ishte në vendin e punës në Prishtinë.

Në dyert e selisë së këtij Misioni vendosën afishe në gjuhën angleze ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX-it’.

Lideri i ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, tha se EULEX -i duhet të ndalojë të sillet sikur partner koalicioni i Vetëvendosjes duke heshtur gjërat, dhe duhet të sqarojë publikisht çka ka ndodhur në të vërtetë me punëtorin e tyre më 31 tetor kur është rrahur nga policia në vendin e tij të punës.

Sipas tij, iniciativa të cilën e udhëheqë ai, është për bashkëjetesë me shqiptarët dhe se aksionet e tyre mbrojnë jo vetëm serbët, por edhe komunitetet tjera.

Ai theksoi se aktivitetet e iniciativës së tij nuk bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe assesi nuk bëjnë dallime në mes të grupeve etnike, fetare apo të ngjashme.

“Kemi ardhur sot këtu që publikisht ta mbështesim punëtorin e EULEX -it, i cili është rrahur nga ana e Policisë së Kosovës… EULEX-i duhet të reagoj publikisht të paktën për punëtorin e vet, derisa nuk reagon për bashkëqytetarët tanë të cilët janë rrahur njëjtë sikur punëtori i tyre. Gjërat nuk guxojnë të lihen nën tepih, dhe si të ndihemi të sigurtë ne qytetarët kur vetë EULEX-i sulmohet nga Policia e Kosovës… EULEX- i të ndalojë të sillet si partner i koalicionit me VV-në dhe të dalë publikisht të sqarojë para publikut çka ka ndodhur, sepse punëtori i tyre, pjesëtar i EULEX -it, vazhdon të jetë i shtrirë dhe i palëvizshëm edhe pas njëzet ditësh… Absolutisht (veprimet tona) nuk janë të kundërligjshme. Ne punojmë në kuadër të ligjeve të Kosovës…Ne nuk bëjnë ndasi mes grupeve etnike, fetare etj, dhe ne absolutisht mbështesim bashkëjetesën. Ne jemi ata të cilët duam të jetojmë së bashku, dhe konsideroj se aksionet tona mbrojnë jo vetëm serbët, por mbrojnë edhe pjesët tjera të shoqërisë”, ka thënë Arsenijeviq.

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme vendos: Policia nuk mund t’jua mbajë patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar rregullin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që lejonte Policinë e Kosovës t’ju mbante patentë-shoferin shoferëve gjatë të gjithë kohës sa zgjaste masa mbrojtëse (3, 6 apo 12 muaj).

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia në vendin e ngjarjes nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë. Kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e plotë të dënimit ishte i paligjshëm, pasi Udhëzimi Administrativ i MPB-së kishte vendosur kufizime shtesë që nuk parashiheshin me ligjin bazë të trafikun rrugor.

Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga 28 qytetarë kundër MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gjykata sqaroi se heqja e së drejtës për të ngasur makinën (masa mbrojtëse) është diçka tjetër, ndërsa mbajtja fizike e dokumentit të patentë-shoferit nga policia nuk lejohet të kalojë afatin 8-ditor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara