Lajmet

Deliu-Kodra: Për tri vjet të qeverisjes së VV-së, ka pasur vetëm përshkallëzim të raporteve me aleatët

Ajo tha se është fatkeqësi që vendi është ende nën sanksione dhe për këto vite qeverisje ka vetëm kthim prapa.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se për tri vjet të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, ka pasur vetëm përshkallëzim të raporteve të Kosovës me aleancat kryesore.

Deliu duke komentuar reagimin e ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të pas vendimit për ndalimin e dinarit, tha se është e pafalshme dhe e patolerueshme që në përvjetorin e pavarësisë Kosova të ketë qortime të tilla nga aleatët.

“Janë deklarata të cilat nuk vijnë pas një veprimi të vetëm të qeverisë. Për tri vite të qeverisjes së VV-së kemi parë përshkallëzim të raporteve tona me aleancat tona kryesore. Kur i përmend këto aleanca kam parasysh aleancën e përhershme me SHBA-në, partnerin tonë kryesor, garancinë kryesore të shteti të Kosovës, të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, të njohjeve dhe të anëtarësimit në organizat ndërkombëtare. Është e pafalshme, e patolerueshme që në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës të kemi qortime të tilla nga aleatët tanë të cilët kanë kërkuar koordinim edhe për veprimet tona që kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës siç ka qenë çështja e  dinarit”, ka thënë ajo.

Ajo tha se është fatkeqësi që vendi është ende nën sanksione dhe për këto vite qeverisje ka vetëm kthim prapa.

“Shteti i Kosovës merr mbështetje për armatim pikërisht nga një aleat i fuqishëm siç janë SHBA-të. Këto aleanca janë ndërtuar me shumë mund, shumë përkushtim dhe ky cenim kur Kosova ka më shumë nevojë që të fuqizoj pozicionin e saj në raport me Serbin, në raport me Rusinë. Është i pa falshëm, është i pa drejt dhe natyrisht që nuk e ndihmon Kosovën. Është fatkeqësi që ne vazhdojmë që të jemi shtet nën sanksione. Kosova nuk ka as një njohe për të cilat garanca jonë janë SHBA-të. Për tri vite kemi prapa kthim, kemi ngecje”, ka thënë ajo.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara