Lajmet

Deliu: Deputetët e LVV-së po e lypin edhe birën e miut për të ikë

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka deklaruar se deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje po e lypin edhe “birën e miut” siç tha për t’i ikur skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti.

Ajo tha se kapoja siç e quajti “të gjithë këtë strukturë të kalbur kriminale”, është kryeministri Albin Kurti.

Kapoja e të gjithë kësaj strukture të kalbur është kryeministri Albin Kurti. Sikur deputetët e tij, tash që janë duke lyp edhe birën e miut me ikë po ikë edhe kryeministri. Të gjithë po e shohim mbretin, ashtu siç është në të vërtet, bash cullak”, tha Deliu.

Deputetja opozitare në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për ambalazhuesit e ujit, tha se si është e mundur që një zyrtar me pagë mujore 732 euro të ketë qarkullim rreth 400 mijë eurosh.

Si ka mundësi që dikush që e ka rrogën 732 euro në ministri t’i qarkullojë rreth 400 mijë euro brenda 1 viti. I njëjti i ka deponuar 100 mijë euro vetëm përmes bankomatit. Si është e mundur që inteligjencës financiare t’i ikë një rast si ky”, theksoi Deliu.

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të  lëvizin nga 13 e maksimalja e ditës pritet të arrij deri në 33 gradë Celsius.

Era: nga verilindja. 3 m/s– 2.6. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, njoftoi Presidenca. Ajo pason ish-ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.

Në njoftim thuhet se Osmani e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe “shprehu bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej”.

Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Osmani rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si “dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, bëri të ditur Presidenca.

Continue Reading

Aktualitet

​Policia e Kosovës arreston një zyrtar komunal, dyshohet për marrje ryshfeti

Published

on

By

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një zyrtar komunal i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “marrje ryshfeti”. Hetimet janë kryer nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave relevante për ryshfet nga një zyrtar komunal dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës kompetente.

Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale.

Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.

Sipas Policisë, hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

Transformo pasionin tënd në karrierë – edhe pak vende të lira në programin Art dhe Media Digjitale në UBT

Published

on

Për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe teknologjisë, UBT ofron mundësinë e fundit për të aplikuar në programin Art dhe Media Digjitale, një fushë që kombinon kreativitetin me aftësitë digjitale dhe menaxheriale.

Ky program përgatit studentët për një karrierë të pasur dhe dinamike në industrinë kreative, duke u aftësuar të punojnë si:

  • Dizajner grafik,
  • Artist digjital,
  • Producent multimedial,
  • Menaxher kreativ i projekteve artistike dhe mediatike.

Programi ofron njohuri praktike dhe përvojë reale, duke përfshirë punë në projekte multimediale, zhvillim të dizajnimeve inovative dhe menaxhimin e proceseve kreative. Studentët do të kenë mundësinë të punojnë me teknologji moderne dhe mjete digjitale që përdoren në industrinë kreative kombëtare dhe ndërkombëtare.

UBT synon që të krijojë një mjedis ku krijimtaria, teknologjia dhe menaxhimi bashkohen, duke u mundësuar studentëve të formojnë një portofol profesional të nivelit të lartë dhe të jenë gati për sfidat e tregut të punës.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një rrugëtimi që të hap dyert drejt karrierës ndërkombëtare në botën kreative: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara