Botë

Delegati i Emirateve të Bashkuara i dorëzon Khameneit një letër nga Trumpi

Published

on

Irani tha të mërkurën se një delegacion i udhëhequr nga një figurë e lartë e Emirateve të Bashkuara Arabe ia ka dorëzuar liderit suprem të republikës islamike, Ayatollah Ali Khamenei, një letër të dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, ISNA, se Anwar Gargash, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e përcolli letrën.

Javën e kaluar, Trump tha se i kishte shkruar letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke propozuar bisedime për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

Nuk mund t’i lejojmë ata të kenë ndonjë armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar se “diçka do të ndodhë shumë shpejt”.

Shpresojmë se do ta kemi një marrëveshje për paqe” tha ai, me sa duket duke iu referuar një zgjidhjeje paqësore të tensioneve rreth programit bërthamor të Teheranit.

Po them thjesht se do të preferoja një marrëveshje paqeje sesa alternativën tjetër. Por alternativa tjetër do ta zgjidhë problemin”, shtoi ai.

Khamenei është kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me administratën e Trumpit dhe tha pas njoftimit të presidentit javën e kaluar se Teherani nuk do të bisedojë me “qeveri ngacmuese”.

Bisedime të tilla nuk kanë për qëllim zgjidhjen e çështjeve. Qëllimi i tyre është të ushtrojnë dominim dhe ta imponojnë atë që duan”, tha Khamenei gjatë një fjalimi për Ramazanin më 8 mars.

Pa e përmendur drejtpërdrejt SHBA-në, ai tha se “qeveritë ngacmuese” nuk janë të fokusuara vetëm në programin bërthamor të Iranit, por gjithashtu “bëjnë kërkesa të reja” që synojnë aftësitë mbrojtëse dhe aktivitetet rajonale të republikës islamike.

Bisedimet janë një mjet për të imponuar kërkesa të reja. Irani nuk do t’i përmbushë kurrë këto kërkesa të reja”, tha Khamenei.

Lideri iranian e ka akuzuar Trumpin për mungesë besimi pasi ai e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet që ishin hequr në kuadër të saj.

Pasi e anuloi marrëveshjen në 2018, Trump mirëpriti një ofertë nga kryeministri i atëhershëm japonez, Shinzo Abe, për të ndërmjetësuar dhe në 2019 i kërkoi kryeministrit japonez t’i dorëzonte një letër Khameneit. Lideri iranian e refuzoi letrën, duke thënë se ajo “nuk ishte e denjë” për t’iu përgjigjur.

Rusia, e cila është një nga nënshkrueset e marrëveshjes fillestare bërthamore, ka shprehur interesim për të ndërmjetësuar bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit, megjithëse shumë kanë vënë në dyshim nëse Moska mund të jetë ndërmjetës i paanshëm.

Duke iu referuar bisedimeve të Moskës me Uashingtonin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se programi bërthamor iranian është diskutuar dhe se Trump e ka bërë përfundimin e mbështetjes së Teheranit për përfaqësuesit e tij “parakusht për një marrëveshje të re bërthamore”.

Ndërkohë, Kina ka njoftuar se do të presë një takim trepalësh me Iranin dhe Rusinë më 14 mars dhe në mesin e temave do të jetë edhe “shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjen bërthamore iraniane”.

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Të kërkuara