Kulturë

Del sot në ankand në Danimarkë regjistrimi i këngës së pa publikuar të John Lennon

Pjesa 33-minutëshe u regjistrua nga katër adoleshentë 16-vjeçarë danezë mbi 50 vjet më parë.

Published

on

Një regjistrim shumë i rrallë i një interviste me John Lennon dhe Yoko Ono, i cili madje përmban një pjesë të shkurtër të pa publikuar nga ish-Beatles, do të dalë në ankand sot në Danimarkë, raporton  BBC.

Pjesa 33-minutëshe u regjistrua nga katër adoleshentë 16-vjeçarë danezë mbi 50 vjet më parë, dhe vetëm disa muaj para se Beatles të njoftonte ndarjen e tyre, kur çifti kaloi një periudhë në Danimarkën veriore me ish-burrin e Yoko, Anthony Cox dhe vajzën e tyre Kyoko.

Në janar 1970 një grup nxënësish shkolle u nisën për të takuar muzikantin dhe për ta intervistuar për gazetën e tyre të shkollës.

Vendasit ishin të befasuar kur zbuluan se yjet po qëndronin në Thy, në veriperëndim të Danimarkës.

Kaseta do të dalë në ankand në Kopenhagen së bashku me një kopje të gazetës shkollore dhe 23 fotografi. Vlerësohet se mund ajo të arrijë shumën midis 32 mijë dhe 50 mijë dollarëve.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu merr pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”

Published

on

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”, e cila trajton rrëfimet dhe përvojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se irisi, i vendosur në qendër të ekspozitës, paraqet një shenjë unike të identitetit njerëzor dhe simbolizon praninë, dinjitetin dhe historinë personale të secilit individ.

Ajo vlerësoi punën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizatës “Pro Peace”, duke theksuar rëndësinë e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe nevojën për t’u përballur me stigmën që ka përcjellë shumë prej tyre pas luftës.

Sipas Haxhiut, personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës janë pjesë e historisë së Kosovës dhe meritojnë njohje, kujdes, drejtësi dhe jetë me dinjitet.

Ekspozita “Sy më Sy” synon të nxisë reflektimin dhe ndërgjegjësimin mbi përvojat e të mbijetuarve, duke sjellë para publikut histori që për vite të tëra kanë mbetur në heshtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare organizon aktivitet për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë më 25 qershor një takim nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet ligjërata me titull “Fjalim për njeriun e fjalës”, e cila do të prezantohet nga Ag Apolloni.

Takimi do të zhvillohet më 25 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Aktiviteti synon të nderojë jetën, veprën dhe kontributin e Rexhep Qosjes në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar, me rastin e jubileut të 90-vjetorit të lindjes së tij.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa rekomandon pesë libra për adhuruesit e leximit

Published

on

Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa vazhdon të promovojë kulturën e leximit përmes rekomandimeve të saj letrare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë pesë libra që i konsideron të veçantë dhe që, sipas saj, meritojnë vëmendjen e çdo lexuesi. Në listën e saj përfshihen “Bad Feminist”, “The Handmaid’s Tale”, “Flesh”, “Small Boat” dhe “Crying in H Mart”.

Këto vepra trajtojnë tema të ndryshme si identiteti, barazia, përvojat personale dhe sfidat shoqërore, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi çështje të rëndësishme kulturore.

Përmes këtyre rekomandimeve, Dua Lipa dëshmon se interesat e saj shtrihen përtej muzikës, ndërsa fansat dhe komuniteti i lexuesve i kanë mirëpritur sugjerimet e saj letrare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e dytë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”

Published

on

Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, më 16 qershor është shfaqur filmi “The Beauty of the Donkey” i regjisores Dea Gjinovci.

Filmi dhe mesazhi i tij kanë përcjellë emocione të forta te publiku, duke trajtuar plagët e luftës në Kosovë dhe përjetimet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Në shfaqje kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, trupi diplomatik, gazetarë, artdashës dhe bashkatdhetarë nga diaspora, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara