Lajmet

Del në shitje vetura e tipit BMW në të cilën u vra reperi Tupac

Published

on

Vetura e tipit BMW, në të cilën u vra reperi Tupac Shakur 25 vite më parë, ka dalë në shitje për 1.7 milion dollarë, sipas TMZ.

Muzikanti legjendar ishte ulur në karrigen e pasagjerëve kur u qëllua për vdekje në Las Vegas, Nevada.

Makina e tij tani është në ankand nga një tregtar në të njëjtin qytet pasi u restaurua me përpikëri. Vrimat e plumbave, të cilat shërbyen si një kujtesë e historisë së tmerrshme të makinës, që atëherë janë riparuar dhe rikthyer në gjendjen e saj origjinale.

Makinën po e ngiste producenti Suge Knight kur ata u qëlluan. Ata sapo kishin dalë nga një kazino ku kishin përcjellë një ndeshje boksi. Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një Cadillac të bardhë të ngjitej së bashku me BMW-në e zezë, nga e cila sulmuesi më pas gjuajti në pak sekonda.

Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë nga katër fishekë të kalibrit 0.40./UBTNews

Lajmet

Aksident në Peran të Podujevës, lëndohen dy persona

Published

on

By

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Peran të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen e Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u nderua sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo tha se këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikon grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes.

Është një çmim për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që iu prinë protestave, luftës e ndërtimit të institucioneve, kampionet e të drejtave të njeriut, për nënat që ende presin më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, për të mbijetuarat të cilat kurrë nuk ndalën së punuari për kauzën e drejtësisë, si dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion.

Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë.

Presidentja Osmani po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, si e ftuar speciale nga presidenti Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Suedinë

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dërguar një mesazh motivues përpara ndeshjes që Kosova e zhvillon sonte ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ademi ka theksuar se përkushtimi dhe besimi i lojtarëve në emblemën e Kosovës janë forca që e kthejnë çdo sfidë në mundësi.

“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje. Kosova po rritet dhe po ecën përpara me zemër e besim, me synimin e arritjes historike”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së shtoi se përballë është një rival i fortë, por beson se shpirtit luftarak të “Dardanëve” do të bëjë diferencën në fushë.

“Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues. Bashkë për Kosovën!”, përfundon mesazhi i tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zidane zbulon se po rikthehet në stol, ka dy fjalë për Yamal

Published

on

Zinedine Zidane ka pranuar se ëndrra e tij mbetet stoli i Kombëtares së Francës, megjithëse ende nuk është e qartë kur mund të ndodhë kjo.

Në një intervistë gjatë Festivalit “dello Sport” , legjenda franceze theksoi se është i gatshëm të rikthehet në stolin e trajnerit pas disa viteve pushim.

“Jam i sigurt se do të kthehem te trajneri dhe ajo që dua është të bëhem trajner i ekipit kombëtar një ditë; do ta shohim. Juventusi? Nuk e di, por është gjithmonë në zemrën time”, u shpreh Zidane.

Zidane, që nuk ka drejtuar asnjë skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, foli edhe për filozofinë e tij të punës.

“Për të qenë trajner i mirë, gjëja më e rëndësishme është pasioni për futbollin dhe dëshira për t’u përcjellë lojtarëve atë që ke brenda vetes. Sipas mendimit tim, trajneri luan një rol vendimtar, madje 80% në suksesin e ekipit”, tha ai.

Duke kujtuar vitet me Juventusin, Zidane nuk i kurseu lavdet për bashkëlojtarët dhe trajnerin e tij të atëhershëm. “Del Piero ishte i jashtëzakonshëm, kishte diçka më shumë se të tjerët. Marcello Lippi më dha besim pas një fillimi të vështirë, më tha: ‘Do të kesh një karrierë të shkëlqyer dhe do ta bësh këtu’”, tregoi francezi.

Në fund, Zidane ndaloi edhe te talenti i ri spanjoll Lamine Yamal, për të cilin kishte vetëm fjalë vlerësimi.

“Të shohësh se si e prek topin më emocionon,” përfundoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara