Lajmet

Déjà Vu, një teori e re mbi fenomenin psikologjik ende misterioz

Në përpjekje për ta shpjeguar atë, ekspertët kanë propozuar teori të ndryshme.

Published

on

Déjà Vu është një nga fenomenet më misterioze dhe magjepsëse që kemi parë ndonjëherë.

Në përpjekje për ta shpjeguar atë, ekspertët kanë propozuar teori të ndryshme, nga ajo e një“qarkut të shkurtër” cerebral, hipoteza e një kujtese të rreme, dhe deri tek një lloj gabimi nërikujtimin apo kodifikimin e disa përvojave. Tani një studim nga Universiteti i St Andrews në Skoci propozon një shpjegim të ri:Déjà Vu nuk është një kujtim i rremë apo i humbur, por një provë se truri po verifikon kujtimet e fituara.

I krijuar nga e para

Pengesa kryesore për studimet mbi këtë temë, ka të bëjë me vështirësinë e nxitjes së kësaj ndjenje “urdhëruese”. Kështu, neuropsikologu Akira O’Konor dhe kolegët e tij u përpoqën të nxisnin tek disa pjesëtarë në një eksperimenti një ndjenjë zëvendësues të Déjà Vu.

Një përvojë që ndjek të njëjtën logjikë, dhe që bazohet në një metodë që përdoret shpesh për të nxitur kujtime të rreme. 21 vullnetarët e përfshirë në të, dëgjuan një listë fjalësh të lidhuramidis tyre (si për shembull jastëk, shtrat, natë), por jo fjalën që e shoqëronte direkt, në rastin konkret gjumë. Zakonisht, kur u pyetën pas disa minutash, njerëzit thanë se ishin të bindur se e kishin dëgjuar edhe fjalën që mungonte.

E megjithatë nuk është diçka e re…

Për të nxitur ndjesinë e Déjà Vu, studiuesit i pyetën vullnetarët nëse kishin dëgjuar një fjalë që fillonte me gërmën “gj”. Subjektet u përgjigjën jo, ndaj në pyetjen tjetër, ata duhej të përjashtonin që kishin dëgjuar edhe fjalën gjumë. Por në të njëjtën kohë, ajo fjalë dukej disi e njohur, me të njëjtin dualizëm që shoqëron fenomenin e studiuar.

Skanimi

Nëse Déjà Vu-ja e induktuar kishte të bënte me kujtesën, pritej që të vërehej në skanerinfMRI, pra në aktivizimin e hipokampusit ose zonave të tjera të trurit të përfshira në menaxhimin e kujtesës. Por në vend të kësaj, u vu re aktivizimi i zonave ballore të trurit,
të përfshira në proceset e vendimmarrjes.

Diçka nuk është në rregull

O’Konor thotë se ndoshta rajonet ballore të trurit po kontrollonin kujtimet e fituara, dhe po dërgonin një lloj “sinjali mbi një gabim”: Në fakt ka pasur një situatë konfliktuale midis përvojës së jetuar (nuk e dëgjova) dhe kujtimit të përvojës të jetuar (në fakt më dukej si një nga fjalët në listë!).

U ndodh më shpesh të rinjve

Nëse do të vërtetohet kjo hipotezë, Déjà vu mund të jetë një dëshmi e funksionimit të mirë të sistemit të verifikimit të kujtimeve tona. Kjo do të shpjegonte edhe arsyen pse ky fenomen është më i rrallë me kalimin e moshës (dhe me përkeqësimin e kujtesës). Është edhe më e vështirë shpjegimi se përse disa njerëz nuk e përjetojnë asnjëherë këtë ndjesi./Focus – Bota.al

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara