Sport

De Gea: Le të largohen nga klubi ata që nuk janë të kënaqur

Jam i emocionuar për sezonin e ardhshëm tha gardiani i “Djajëve të kuq”

Published

on

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka thënë se është i entuziazmuar për sezonin 2022-2023 përkundër një sezoni shumë të keq për 20 herë kampionët e Anglisë.

“Djajtë e Kuq” e përfunduan sezonin e tyre me një humbje një me zero nga Crystal Palace të dielën pasdite, e cila ishte humbja e 12 nga 38 ndeshjet e tyre në ligë në sezonin 2021-2022.

Si rezultat, trajneri i ri Erik ten Hag do të udhëheqë Manchester United në fazën e grupeve të Europa League në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”.

Duke folur pas humbjes në Palace, De Gea ka thënë se është i emocionuar për të luajtur nën urdhrat e Ten Hag dhe portieri shpreson që klubi të nënshkruajë me lojtarë me karakter të fortë këtë verë.

” Jam i emocionuar për sezonin e ardhshëm, trajner i ri, lojtarë të rinj. Shpresojmë se do të përmirësohemi për ta vendosur Manchester United në një pozicion më të mirë. Duhet të kemi besim në të ardhmen”, ka thënë spanjolli.

“Menaxheri dhe stafi i ri tashmë janë në kërkim të lojtarëve të rinj. Shpresojmë që ata të sjellin lojtarë të mirë me karakter të forte”, shtoi ai.

De Gea gjithashtu ka dhënë një porosi për disa prej lojtarëve të pakënaqur të klubit.

“Ata që duan të qëndrojnë në klub, le të qëndrojnë, kurse ata që nuk duan, le të largohen”, tha 31-vjeçari.

Kontrata e De Geas me “Djajtë e Kuq” skadon në fund të sezonit të ardhshëm, edhe pse ekziston mundësia e zgjatjes së marrëveshjes edhe për 12 muaj të tjerë. /UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara