Lajmet

​DASH: Vlera e Javelin që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Published

on

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa antitank Javelin në vlerë 75 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Në një përgjigje për REL-in, DASH-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

“Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH-i.

Shitja e këtyre armëve, sipas DASH-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

SHBA-ja, sipas DASH-it, vazhdon të mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

Më herët gjatë 11 janarit, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në këtë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit FMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Programi FMS (shitjet e huaja ushtarake) është një program i ushtrisë amerikane për të ofruar ndihmë të sigurisë dhe është një “mjet thelbësor i politikës së jashtme amerikane”, thuhet në ueb-faqen e Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Sipas këtij programi, Qeveria amerikane dhe një qeveri e huaj mund të arrijnë marrëveshje ndërqeveritare, që quhet Letër e Ofertës dhe Pranimit.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

Lajmet

Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”, shqiptarja e parë që merr këtë çmim

Published

on

Shqipëria ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike, pasi Esmeralda Kazia është shpallur “Cybersecurity Woman of the World 2026”.

Kazia është shqiptarja e parë që fiton këtë titull prestigjioz, i cili vlerëson lidershipin, vizionin dhe kontributin në zhvillimin e sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë së organizuar nga United Cybersecurity Alliance në Austri dhe Lihtenshtajn, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, universiteteve, kompanive dhe ekspertë të sigurisë kibernetike nga më shumë se 30 vende.

Pas marrjes së çmimit, Kazia në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për mbrojtjen e institucioneve dhe besimit publik.

“Siguria kibernetike nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e teknologjisë, por me mbrojtjen e besimit”, u shpreh ajo.

Gjatë këtij edicioni janë zhvilluar edhe diskutime për mundësinë që ceremonia “Cybersecurity Woman of the World 2027” të organizohet në Shqipëri. Nëse realizohet, vendi pritet të mirëpresë ekspertë, institucione dhe përfaqësues ndërkombëtarë të fushës së sigurisë kibernetike.

Duke komentuar vlerësimin, Kazia tha se ky titull përfaqëson një përgjegjësi për të vazhduar punën në forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

Esmeralda Kazia aktualisht është Drejtoreshë Ekzekutive e Teknologjisë për Teknologjinë Operacionale, Sistemet e Kontrollit Industrial dhe Automatizimin në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Më herët ajo ka udhëhequr operacionet kombëtare të monitorimit dhe reagimit ndaj incidenteve kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Me mbi 13 vite përvojë në sigurinë kibernetike, transformimin digjital dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike, Kazia ka përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare si NATO, OSBE dhe iniciativa globale kundër sulmeve kibernetike. Ajo është gjithashtu pedagoge universitare dhe kërkuese shkencore, me fokus në inteligjencën artificiale dhe ekosistemet digjitale./Albinfo.ch//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët, data caktohet për janar 2028

Published

on

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht një incidenti të fundit ku raportohet se u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër.

Sipas të dhënave më të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve, lirimi i Combs është caktuar për 24 janar 2028. Fillimisht, data e lirimit ishte parashikuar për maj të vitit 2028, por ajo është ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit.

Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit.

Shkurtimi i dënimit lidhet me zbatimin e ligjit amerikan “FIRST STEP Act”, i cili u mundëson disa të dënuarve përfitime për lirime më të hershme.

Ndryshimi i fundit i datës së lirimit vjen vetëm një javë pasi reperi raportohet se u përfshi në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje verbale dhe më pas kaloi në përleshje fizike, derisa ndërhynë rojet e burgut.

Pas incidentit, Combs raportohet se është vendosur përkohësisht në izolim, megjithëse autoritetet e burgut nuk kanë konfirmuar detaje për ngjarjen.

Byroja Federale e Burgjeve ka deklaruar se, për arsye sigurie dhe privatësie, nuk komenton kushtet e qëndrimit të të burgosurve apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

Published

on

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të përgatitjeve për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në ambientet e Kuvendit me fillim nga ora 11:00./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Seancë gjyqësore për 21 të akuzuar për krime lufte në Prishtinë

Published

on

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa të akuzuarit përballen me akuzën për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në këtë rast janë të akuzuar: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Procesi gjyqësor lidhet me hetimet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara