Sport

“Dardanët” nisen drejt Spanjës, të gatshëm për ndeshjen e kthimit

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sapo është nisur drejt Spanjës për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

“Dardanët” do të udhëtojnë drejt Murcia-s, ku do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Islandës, e vlefshme për play-offin e UEFA Nations League.

Ekipi i Franco Fodas arriti fitore 2:1 mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që dy lojtarë mungojnë nga ndeshja e parë: Aro Muric dhe Donat Rrudhani, janë larguar shkaku i lëndimeve.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielen, nga ora 18:00.

 

Lajmet

Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpuli

Published

on

Hezitimi i Interit dhe Milanit për të shpenzuar shifra të caktuara, ka bërë që të dy skuadrat milaneze të shohin se si dështon një objektiv i merkatos që e ndiqnin prej muajsh. Xhovani Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpulit.

Futbollisti po ndiqej me shumë interes pas debutimit të tij në sezonin e kaluar te Parma dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së mbrojtësve italianë.

Ndërsa Interi dhe Milani po negocionin që të ulnin çmimin që kishte vendosur Parma, Liverpuli nuk ka hezituar që të paguajë për të siguruar mbrojtësin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është gjetur akordi për transferimin e lojtarit për 35 milionë euro, ku 5 janë si bonuse e klauzola.

Futbollisti pritet që të udhëtojë drejt Anglisë, për të kryer vizitat mjekësore e firmosur, pasi Liverpuli kërkon ta ketë gati menjëherë dhe jo të presë një vit duke e lënë huazim në Itali, siç ishte përfolur një ditë më parë.

Continue Reading

Lajmet

​PSG fiton Superkupën e Evropës në dramën e madhe kundër Tottenham

Published

on

Skuadra franceze PSG ka fituar Superkupën UEFA pasi në finale ka mposhtur Tottenham në Udine pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin.

Parisienët siguruan pjesëmarrjen e tyre me një fitore të lartë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dhe Tottenham me një fitore minimale 1:0 në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.

Kjo ishte paraqitja e parë për ekipin anglez dhe e dyta për francezët. PSG në finalen e vitit 1996 pati pësuar debakël nga Juventus me rezultatin e përgjithshëm 9:2 në dy ndeshje.

Totteham shënoi brenda 9 minutave dy herë -Micky van de Ven në minutën e 39-të dhe Cristian Romero në minutën e 48-të.

Megjithatë, Tottenham nuk arriti të qëndrojë. Parisienët u rikthyen duke ulur fillimisht epërsinë e Tottenham me golin e Kang-In Lee pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Solanke shënoi i pari nga penalltitë për Tottenham, Vitinha i PSG-së dështoi, Bentacur ngriti epërsinë në 2:0.

Gonçalo Ramos u tregua i pagabueshëm për penalltinë e dytë të parisienëve. Portieri i PSG-së Chevalier mbrojti goditjen Micky van de Ven.

Në goditjen e radhës Dembele u tregua preciz për 2:2. Tottenham humbi penalltinë e radhës pasi Tel goditi jashtë portës.

Kang-In Lee shënoi për epërsinë e PSG-së prej 3:2, ndërsa Porro barazoi për 3:3. Mendes shënoi për epilogun 4:3.

Continue Reading

Lajmet

​VAR mund të vendosë për kartonët e verdhë dhe goditjet nga këndi në të ardhmen

Published

on

Howard Webb thotë se fushëveprimi i ndihmësit të videos në Premier Ligë mund të zgjerohet në të ardhmen për të përfshirë vendimet për kartonët e verdhë dhe dhënien e goditjeve nga këndi.

Shefi i gjyqtarëve thotë se ligjvënësit e lojës, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB), po shqyrtojnë mënyrën se si funksionon VAR dhe ai është i hapur për diskutime rreth përdorimeve të tjera.

VAR, i cili ka vepruar në Premier Ligë që nga sezoni 2019-2020, aktualisht mund të ndërhyjë vetëm në ato që perceptohen si vendime që ndryshojnë ndeshjen – gola, kartonë të kuq direkt, penallti dhe identitet i gabuar.

“VAR ka qenë në fuqi për shtatë vjet dhe ka mbetur pothuajse i njëjtë. Nëse loja, ose njerëzit e përfshirë, na thonë se përdorimi më i madh do të ishte më i mirë për lojën, atëherë sigurisht që do të isha i hapur – por duhet të mendojmë me kujdes për pasojat, efektet e valëzuara,” tha Webb për BBC Sport.

Webb beson se abuzimi i gjyqtarëve në të gjitha nivelet e lojës është më i keq se kurrë dhe thotë se po ofrohet më shumë mbështetje për të mbështetur gjyqtarët.

Në janar, policia nisi një hetim pasi Michael Oliver mori kërcënime me vdekje në internet. Në shtator, Anthony Taylor u shkarkua përkohësisht nga detyra e gjyqtarit pasi u abuzua në mediat sociale.

Continue Reading

Lajmet

Portieri i Kosovës Muriq huazohet te klubi italian

Published

on

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq do të nisë një aventurë të re në Itali në Seria A.

Ai është huazuar nga Ipsuiç te Sasuolo në Serinë A, ku vetë klubi italian i ka uruar mirëseardhjen gardianit 26-vjeçar.

Për portierin kosovar kjo është hera e parë që do të mbrojë në Itali, pasi ai më parë këtë e ka bërë në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Ai pritet të debutoj më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit.

Continue Reading

Të kërkuara