Shëndeti

Dalin rezultatet/Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?

Published

on

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, shumica kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera. Por, sa është shumë? Mjekët dhe ekspertët e shëndetit të syve ngrejnë alarm se përdorimi i tepërt i këtyre pajisjeve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Një nga këshillat kryesore është të bëjmë pauza të shkurtra pas çdo periudhe 20 minutash përdorimi të një ekrani. Ky është njohur si rregulli i “20-20-20”, sugjeron që pas çdo 20 minutash përdorimi të telefonit a kompjuterit, të shikojmë një objekt në distancë prej 20 metra për të paktën 20 sekonda.

Ky veprim ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve dhe përmirëson fokusin, specialistët rekomandojnë për të mbajtur balancë të shëndetshme, adoleshentët dhe të rriturit nuk duhet të kalojnë më shumë se 2-3 orë në ditë para ekraneve. Kjo periudhë rritet kur bëhet fjalë për punë të nevojshme për shkollë apo profesion.

Pasojat e shfrytëzimit të tepërt të pjisjeve digjitale

Këto orë të shumta para ekranit mund të shkaktojnë probleme, si lodhje të syve, përkeqësim të vizionit, dhimbje koke dhe probleme të përqendrimit. Qëndrimi i tepërt para ekraneve ndikon negativisht në shëndetin mendor, duke çuar në ankth, stres dhe depresion, sidomos kur përdorimi është i shoqëruar me ngarkesë emocionale si p.sh., rrjetet sociale. Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik për shkak të qëndrimit ulur çon në obezitet e probleme me shëndetin kardiovaskular

Si të reduktojmë kohën përpara ekraneve?

Ekspertët sugjerojnë disa mënyra për të reduktuar përdorimin e pajisjeve digjitale dhe për të ruajtur një ekuilibër më të shëndetshëm në jetën tonë:

Vendosni kufizime:Përdorni aplikacione që monitorojnë dhe kufizojnë kohën që kaloni para ekranit.

Pauza aktive: Përdorni pauzat për të bërë aktivitet fizik, si ecje, shtrirje apo ushtrime të thjeshta.

Shpërndarja e kohës: Organizoni ditën me kohë të dedikuar për aktivitete offline, si leximi, kalimi kohë me familjen apo miqtë, dhe ushtrime fizike.

Lidhjet shoqërore jashtë ekranit: Merrni pjesë në aktivitete shoqërore jashtë dhe mundësitë për të marrë frymë fresh. /UBT News/

 

Shëndeti

Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje

Published

on

Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e njerëzve. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.

Përveçse është mënyrë e mirë për t’u zgjuar, kërkimet kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna nga 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas gjetjeve, ata që pinë nga 3-5 filxhanë kafe përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole.

Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan si ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde tjera trupore. U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.

Rezultatet ishin si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa, duke sugjeruar se përfitimet përfshirë ulje prej 20% deri 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht – vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës. Gjetjet u botuan në International Journal of Molecular Sciences.

Studiuesit shkruan:

“Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike… kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.”

Zhaoping Li, profesoreshë e mjekësisë dhe drejtoreshë e Divizionit të Nutricionit Klinik në Universitetin e Kalifornisë, edhe pse nuk ishte pjesë e studimit, është shprehur se pajtohet me gjetjet e tij.

Continue Reading

Shëndeti

Pse shfaqen strijat në lëkurë?

Published

on

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.

Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit për arsye të ndryshme, këputen. Këputja shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.

Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:

Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.

Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini nga pesha. Adoleshentët mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.

Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:

Jeni grua;

Keni në familje njerëz që kanë strija;

Jeni shtatzënë;

Jeni mbipeshë;

Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë.

Këshillë: Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Published

on

Buka ka qenë për mijëra vite një ushqim bazë në tryeza, por në kohët moderne ajo është kthyer në qendër të debateve shëndetësore.

Ndërsa shumë e konsiderojnë të domosdoshme, të tjerë e shohin si shkaktare të shtimit në peshë apo problemeve me sheqerin në gjak.

Një nga çështjet më të diskutuara është cilësia e bukës. Buka e bardhë, ndonëse e shijshme dhe e butë, përmban më pak fibra dhe proteina, ka indeks të lartë glicemik (IG), çka nënkupton se rrit nivelin e sheqerit në gjak më shpejt dhe më lart se shumë ushqime të tjera.

Kjo mund të ndikojë negativisht në nivelet e energjisë, kontrollin e urisë dhe madje të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2 në disa individë.

Nga ana tjetër, buka integrale, sidomos ajo e bërë nga drithërat, ofron më shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e pasur me fibra, proteina, minerale dhe karbohidrate komplekse që treten ngadalë, duke ndihmuar në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe në ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë.

Një alternativë tjetër është buka e thekrës, e cila rekomandohet për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe mungesës së grurit. Ajo ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe shqetësimeve në sistemin tretës. Prodhimi industrial i bukës shpesh përfshin konservues dhe aditivë, ekspertët bien dakord se konsumimi i bukës nuk është i dëmshëm në vetvete përkundrazi, varet nga lloji i bukës, përbërësit e saj dhe sasitë e konsumuara.

Udhëzimet dietike amerikane lejojnë deri në gjashtë feta bukë në ditë në një regjim prej 1,800–2,000 kalorish, por theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së bukës me drithëra të plota dhe me përmbajtje të ulët të kripës e sheqerit të shtuar.

Continue Reading

Shëndeti

Zbulohet trajtimi për alergjinë e fëmijëve nga kikiriku

Published

on

Siç e di çdo prind që ka fëmijë me alergji ndaj kikirikut, ju duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur fëmijët janë mjaft të rritur për të ditur si të shmangin kikirikët dhe ushqime të tjera potencialisht të pasigurta, ekziston mundësia e ekspozimit aksidental.

Pasojat mund të jenë të ndryshme nga kruajtja deri tek dhimbjet e barkut dhe tronditja anafilaktike, gjë që është e tmerrshme për një prind qoftë edhe ta mendojë. Por një studim i ri po ofron shpresë për parandalimin e reaksionit të rëndë alergjik.

Edwin Kim MD, një profesor ndihmës i mjekësisë në UNC School of Medicine, ka dy fëmijë me alergji nga arrorët dhe e di sa e frikshme mund të jetë për prindërit.

Ai drejtoi studimin për këtë imunoterapi sublinguale, e cila ndihmon në desensifikimin e sistemit imunitar në sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut.

Procesi përfshin vendosjen e një sasie të vogël të proteinave të lëngshme të kikirikut nën gjuhë, që përthithen menjëherë në rrjedhën e gjakut. Mjekët fillojnë me sasi shumë të vogla, pastaj e rritin ngadalë me kalimin e kohës.

Kim paralajmëron që edhe në një skenar të rastit më të mirë, kjo nuk do të shërojë alergjitë e askujt.

Ka pasur disa efekte anësore të vogla me SLIT, por asgjë të dëmshme: Më e zakonshme ishte kruajtja përreth gojës, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe nuk kërkonte ndonjë trajtim. Studimi u bë gjatë një periudhe prej disa vitesh dhe efektet e vogla anësore nuk e trembin asnjë nga pjesëmarrësit.

“Pjesëmarrësit e SLIT toleruan midis 10 e 20 herë më shumë proteina të kikirikut sesa do të duhej që dikush të sëmuret”, tha Kim. Ai dhe ekipi i tij po studiojnë gjithashtu SLIT në fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç, sepse të dhënat sugjerojnë se fëmijët më të vegjël kanë një përfitim më të fortë dhe më të qëndrueshëm për imunoterapinë.

“Ne përqendrohemi në idenë se nuk ka asnjë ilaç të përsosur për alergjinë ushqimore,” paralajmëroi ai. “Do të duhet të ketë shumë vendime të përbashkëta midis mjekëve, pacientëve dhe prindërve se cila metodë e trajtimit është më e mira për secilin pacient”.

Ndërsa nuk mendon se kjo do t’i ndihmojë të gjithë, beson se do të ndihmojë disa dhe për prindërit e shqetësuar, ky mund të jetë një lajm shumë i mirëpritur

Continue Reading

Të kërkuara