Përmes lidhjes mes dy mutantëve, varianti indian i virusit mund ta anashkalojë sistemin imunitar të trupit. Edhe të vaksinuarit si edhe të shëruarit mund të infektohen më lehtë me këtë mutacion të dyfishtë.
Varianti indian i virusit Corona, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore. E484Q dhe L452R. Pas këtyre shifrave të pakuptueshme fshihet pozicioni i saktë i gjenit të ndryshuar. Mutacionet e veçanta të virusit janë të njohura prej kohësh. E484Q i ngjason variantit E484K, që u shfaq edhe tek varianti britanik, afrikanojugor dhe ai brazilian. Kurse mutacioni L452R gjendet ndërkohë në variantin kalifornian CAL.20C. Në Indi për herë të parë këto mutacione shfaqen së bashku, prandaj edhe raportohet për një “mutacion të dyfishtë”.
Përgjegjës nuk është vetëm “mutacioni i dyfishtë”
Që të dy këta mutantë shfaqen së bashku nuk do të thotë, që ky variant është dyfish më infektues apo i rrezikshëm, kjo duhet studiuar ende. Deri tani thjesht mungojnë të dhënat për të vlerësuar më mirë këtë variant nga India. Sidoqoftë “mutacioni i dyfishtë” indian është vetëm një nga arsyet për gjendjen e tmerrshme në Indiaktualisht. Ky vend shënon më shumë se 17 milionë infektime të konfirmuara, këto janë infektimet më të larta në botë pas SHBA. Ndërkohë që shifra e errët duhet të jetë shumë më e lartë. Më shumë se 200.000 vetë kanë vdekur në Indi nga virusi.
Ilustrim i mutacionit të një virusi
Janë sidomos rastet e shumta të shfaqura në një kohë të shkurtër – 332.000 raste në një ditë – që e çuan në kolaps sistemin shëndetësor në shumë rajone ende të prapambetur. Për një kohë të gjatë autoritetet vepruan me gjysmë zemre në luftë kundër virusit, kufizimet u liruan shumë herët, madje u toleruan edhe grumbullime të mëdha.
“Escape” ikja nga sistemi imunitar
Kur një formë virusi arrin të anashkalojë sistemin imunitar të trupit, shkenca e vlerëson si “escape”, ikje. Sipas Institutit Robert Koch këto mutacione çojnë në një “reduktim të neutralizimit nga antitrupat apo qelizat T”. Rëndësi ka të dihet, se sa ndikon ky reduktim. Këto mutacione që i shpëtojnë efektit neutralizues të sistemit imunitar rrezikojnë edhe të vaksinuarit dhe të shëruarit nga virusi. Nuk dihet, nëse të vaksinuarit mund të infektojnë të tjerët. Eksperti i SPD-së për shëndetësinë dhe epidemiolog, Karl Lauterbach shkroi në twitter duke iu referuar një studimi për neutralizimin nga India, sipas të cilit, vaksinat që kemi aktualisht veprojnë kundër variantit të Indisë. Sipas një studimi britanik, rreziku i infektimit pas vaksinës reduktohet me dy të tretat. E kush infektohet, ka një rrezik të ulur me dy të tretat për të pasur një ecuri të rëndë të sëmundjes.
Vlerësimet ndërkombëtare
Megjithëse tingëllon cinike para situatës tragjike në Indi. Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron variantin indian B.1.617 vetëm si “variant of interest”. Kurse si variante shqetësuese “variant of concern” konsiderohen varianti britanik, B.1.1.7, ai afrikanojugor B.1.351 dhe ai brazilian P.1. Sipas qëndrimit të OBSH këto variante janë shqetësues, sepse përhapen shumë më lehtë dhe shkaktojnë sëmundje të rënda e më të gjata, sepse virusi e anashkalon sistemin imunitar të trupit, dhe vaksinat e zhvilluara e kanë efektin më të dobët.
Ndihma për Indinë, ku pandemia ka dalë nga kontrolli
Deri më tani ka pak informacione vërtet të sakta mbi variantin e dyfishtë të virusit nga India. Por ekspertë gjermanë janë shprehur me tone qetësuese. Richard Neher, drejtues i grupit studimor të Evolucionit të Viruseve dhe Baktereve në Qendrën Biologjike të Universitetit të Bazelit thotë se “nga ato pak vëzhgime nuk mund të përcaktosh dot një trend por kjo duhet vëzhguar me kujdes.” Besoj, se ky variant nuk meriton më shumë vëmendje se të tjerët, thotë Neher. Edhe drejtuesi i Virologjisë në Universitetin e Berlinit, Charite, Christian Drosten nuk shprehet i shqetësuar për këtë virus. Për të kapur mutantët e rinj të virusit me gjeneratën e re të vaksinave mjafton vetëm një “update-im i lehtë”, tha Drosten në podcastin e tij në radion NDR.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.