Aktualitet

COVID-19 : ”Shionogi” në fazë të re të testimit klinik të vaksinës

Published

on

 Prodhuesi farmaceutik japonez, ”Shionogi” njoftoi se vaksina kundër COVID-19 ka hyrë në fazën e re të testeve klinike.

Kompania njoftoi se nuk kishte probleme sigurie në fazën në gusht, e cila përfshinte 60 vullnetarë të rritur brenda fushës së testimit klinik.

Gjithashtu thuhet se subjektet që merrnin pjesë në këtë fazë kishin një “titër të lartë antitrupash inaktivizues”.

Faza e re e cila do të përfshijë 3.000 vullnetarë ka filluar këtë javë. Kompania njoftoi se siguria dhe efekti i dy dozave të vaksinës do të vlerësohen tek vullnetarët në këtë kontekst.

Kompania japoneze tha se me miratimin e qeverisë për përdorimin e brendshëm të vaksinës që planifikohet të merret deri në mars 2022 faza përfundimtare në shkallë më të gjerë do të fillojë në fund të vitit.

Nëse prodhohet dhe lëshohet në treg, vaksina ”Shionogi” do të jetë vaksina e parë japoneze kundër COVID-19.

Transmetuesi publik NHK njoftoi se kompanitë si ”Shionogi” janë edhe kompanitë ”Daiichi Sankyo” dhe ”KM Biologics”, të cilat janë ndër prodhuesit potencial japonez të vaksinave

Continue Reading

Aktualitet

Lushaku-Sadriu: Propozimi i Kurtit synon ta çojë kandidaten e VV-së në presidencë

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti do të çonte në zgjedhjen e kandidates së Vetëvendosjes, Feride Rushiti, në postin e presidentes.

Pak më herët, Kurti ishte shprehur i gatshëm që t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së, nëse kjo parti propozon cilindo kandidat, duke hapur kështu rrugë për një garë mes Feride Rushitit dhe një kandidati të LDK-së.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu e ka kundërshtuar këtë propozim, duke theksuar se nuk mund t’i japin Kurtit atë që, sipas saj, nuk ia ka dhënë vota e qytetarëve. Ajo ka thënë se një veprim i tillë do të nënkuptonte mbështetje për përqendrimin e pushtetit në duart e një kryeministri.

Sipas saj, kjo ofertë kishte për qëllim krijimin e një kandidature të dytë vetëm për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kandidates së VV-së si presidente.

Continue Reading

Lajmet

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Lajmet

PDK mbledh Kryesinë: Zgjedhja e njëanshme e presidentit po rrezikon rendin kushtetues

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur urgjentisht Kryesinë e saj për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, nga ku ka lëshuar një alarm për rrezikimin e rendit kushtetues në vend. Sipas PDK-së, përpjekjet e mazhorancës për të zgjedhur presidentin në mënyrë të njëanshme përbëjnë një shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik të shtetit.

Në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes, kjo parti ka bërë thirrje për respektimin e procedurave demokratike dhe ka paralajmëruar veprime për të parandaluar atë që e cilëson si cenim të demokracisë.

“Në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.

Ky reagim i PDK-së vjen në një kohë kur procesi i zgjedhjes së presidentit ka hyrë në një fazë bllokimi, duke rritur tensionet mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara