Aktualitet
Covid 19: Kush e ka kaluar është i mbrojtur deri në 12 muaj?
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi
Një nga çështjet më të diskutuara gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë imuniteti natyror që krijohet në bazë të anti-trupave. Epidemiologu Ilir Alimehmeti përmes një statusi në Facebook, ka ndarë me njerëzit atë që ai e quan lajm të mirë.
Sipas studimeve të kryera së fundmi, individët të cilët e kanë kaluar njëherë Covid-19, janë të mbrojtur nga ri-infektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave.
“Imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij. Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin. Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.
Gjetja kryesore? Përgjigja natyrore e anti-trupave të Covid-19 zgjat deri në 12 muaj.
Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë. Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.”- shkruan mjeku.
Ndër të tjera ai shtoi se në studimet e kryera, niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet burrave dhe grave në ecurinë kohore.
“Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar Covid-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.”-përfundon ai.
Bota
Kuba goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9, s’ka raportime për dëme
Published
57 minutes agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSNjë tërmet me magnitudë 5.9 goditi Kubën të hënën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Autoritetet lokale kanë njoftuar se nuk ka pasur dëme serioze dhe nuk ka raporte për të vdekur apo të lënduar. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 25 km (15.53 milje). Shërbimi Sizmologjik Kombëtar Kuban e ka raportuar ngjarjen si një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, me pasgoditje të shumta në orët e para të mëngjesit, të ndodhura në brigjet lindore të Santiago de Kubës.
Në muajin nëntor, një tërmet me magnitudë 6.9 goditi brigjet e provincës fqinje Granma, duke shkaktuar disa dëme strukturore, por pa viktima. Zona e Santiago de Kubës është e njohur për aktivitetin sizmik, pasi aty kalon një vijë thyerje që ndan pllakën e Amerikës së Veriut dhe pllakën e Karaibeve. Kryeqyteti kuban, Havana, nuk është prekur nga tërmeti./UBTNews/
Bota
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBTnewsSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aktualisht nuk sheh rrezik të ndonjë sulmi rus në territorin e aleancës, mirëpo e sheh të ardhmen me shqetësim.
“Nuk ka vend për frikë tani”, ka thënë ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, i pyetur nëse vendet e NATO-s duhet të frikësohen nga Rusia, mirëpo ka shtuar se “nëse nuk shpenzojmë më shumë dhe nuk prodhojmë më shumë, do të kemi problem serioz në katër, pesë vjet”.
Rusia e ka zgjeruar në masë të madhe prodhimin për qëllime të mbrojtjes, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Sipas Ruttes, aleatët e NATO-s nuk janë duke bërë shumë për ta luftuar këtë gjë.
“Na duhet ta rrisim prodhimin për mbrojtje, bazën industriale të mbrojtjes”, ka thënë ai.
“Duhet krijuar linja të reja prodhimi, ndërrime shtesë, sepse nuk jemi duke prodhuar mjaftueshëm pajisje ushtarake për t’u mbrojtur në afat të gjatë”.
Rutte pret edhe presion prej presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili ka kërcënuar me tërheqje prej NATO-s përgjatë mandatit të parë, nëse aleatët nuk shpenzojnë për mbrojtje 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.
“Ai do të kërkojë që të bëjmë më shumë. Dhe ka të drejtë. Duhet të bëjmë më shumë”, ka thënë Rutte.
“Aleatët e NATO-s janë të përkushtuar që të investojnë 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje. Dhe shumë vende evropiane tani e kanë arritur atë synim”, ka thënë Rutte.
Megjithatë, ai ka thënë se sheh problem në mbrojtje kundër Rusisë, nëse nuk rriten shpenzimet edhe më shumë.
Rutte nuk ka thënë nëse aleatët e NATO-s duhet të shpenzojmë 3 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, apo edhe më shumë.
Vendimi për shpenzime pritet të merret në samitin e radhës të aleancës, që do të mbahet në qershor.
Përgjatë fushatës zgjedhore në SHBA, Trump pati thënë se e konsideron të domosdoshme që vendet anëtare të aleancës të shpenzojnë 3 për qind të buxhetit të tyre.
Ka raportime që Trump mund ta rrisë kërkesën në 5 për qind./REL/
Bota
Sulmi në tregun e Krishtlindjes, rritet presioni ndaj autoriteteve gjermane
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBTnewsMinistrja e Brendshme e landit të Saksonisë Anhalt ka mbrojtur masat e sigurisë të marra në Magdeburg, pak ditë pasi një person vërshoi me makinë në tregun e Krishtlindjes duke vrarë 5 persona dhe plagosur rreth 200 të tjerë. Ministrja tha se prania e policisë kishte qenë e lartë në mbarë rajonin.
“Policia bëri përgatitje intensive për të siguruar tregun e Krishtlindjes në të gjithë shtetin. Në Magdeburg në veçanti ne ushtruam të gjitha të drejtat ligjore për kontrolle rutinë të valixheve dhe çantave të shpinës në tregun e Krishtlindjes, për të parandaluar aksesin me armë apo thika”, tha Tamara Zieschang, ministre e Brendshme e landit të Saksonisë Anhalt.
I dyshuari, i njohur vetëm si Taleb A., është një shtetas saudit që u zhvendos në Gjermani në 2006-n. Ai akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Por autoritetet gjermane tani ndodhen nën presion për të sqaruar përse nuk vepruan më shpejt pas informacioneve që kishin marrë mbi të vitin e kaluar.
Kreu i Policisë Kriminale Federale pranoi marrjen e informacioneve nga Arabia Saudite dhe theksoi se mori ndaj të dyshuarit masat e duhura hetimore. Por ai shtoi se të dhënat nuk ishin specifike.
“Ai nuk njihej për akte të dhunshme, gjë që do të përbënte një sinjal alarmi. Në këtë aspekt unë besoj se do të na duhet të kontrollojmë sërish për të verifikuar nëse ndonjë detaj na shpëtoi nga duart”, u shpreh Holger Münch, shef i Policisë Kriminale Federale.
Edhe Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët tha se kishte marrë të dhëna për të dyshuarin verën e vitit të kaluar, por insistoi se nuk është një autoritet hetimor dhe se ia kishte kaluar informacionin zyrtarëve përgjegjës.
Ndërkohë, tregu i Krishtlindjes në Magdeburg është hapur sërish, me një prani policore të shtuar.
Bota
Franca mban ditë zie për vdekjet nga cikloni Mayotte
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBTnewsFranca po mban një ditë zie kombëtare pasi cikloni Chido shkatërroi territorin e saj në Oqeanin Indian të Mayotte në fillim të këtij muaji.
Presidenti francez Emmanuel Macron drejtoi homazhet e së hënës duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e stuhisë.
Ai bëri thirrje për përkujtim mbarëkombëtar gjatë vizitës së tij në ishull javën e kaluar, ku u përballë me kritikat e disa banorëve të ishullit që kritikuan shpërndarjen e ngadaltë të ndihmës.
Dyshohet se qindra, ndoshta mijëra njerëz vdiqën kur Chido zbarkoi në brigjet juglindore të Afrikës më 14 dhjetor, duke sjellë erëra deri në 260 km/h (160 mph) dhe 250 mm reshje në 24 orët e para.
Duke folur pasi u mbajt një minutë heshtje, kryeministri francez François Bayrou tha se ishte “simbol i solidaritetit tonë me të gjithë ata që po vuajnë”.
“Është një angazhim për të siguruar që komuniteti kombëtar është i pranishëm, për të rindërtuar Mayotte dhe për të siguruar që njerëzit e Mayotte të ndjehen të rrethuar nga një vend i tërë,” shtoi ai.
Flamujt u ulën në gjysmështizë në shenjë solidariteti në qytetet franceze, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin.
Momenti i heshtjes është vërejtur edhe në Mayotte, ku më shumë se një javë pas stuhisë, të mbijetuarit po përballen me vështirësi pa ujë, komunikim dhe energji elektrike, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të ofrojnë ndihmën e nevojshme urgjente.
Kuba goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9, s’ka raportime për dëme
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
Sulmi në tregun e Krishtlindjes, rritet presioni ndaj autoriteteve gjermane
Këto libra duhet të lexoni gjatë festave të fundvitit
Haxhiu: Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kurtit mos ta refuzojë kërkesën e tij
Franca mban ditë zie për vdekjet nga cikloni Mayotte
Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga
UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike
Përditësohet Manuali i Restaurimit, dokument thelbësor për pasuritë kulturore
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman