Aktualitet

COVID-19: Infeksionet në Izrael në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

“Stuhia’ Omicron po bëhet më e fortë’’, deklaroi Bennett.

Published

on

 Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Izrael ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave që nga fillimi i pandemisë.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se 11 978 raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve.

Numri më i lartë i mëparshëm ishte 11 345 më 2 shtator 2021.

Në funksion të valës së infeksioneve me variantin Omicron të koronavirusit, Izraeli filloi vaksinimin e dozes së katërt të personave mbi 60 vjeç dhe stafit mjekësor këtë javë.

Sipas një studimi nga spitali ”Shiba” pranë Tel Avivit, doza e katërt e vaksinimit me preparatin BioNTech/Pfizer rrit numrin e antitrupave kundër Omicron pesë herë brenda një jave.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett paralajmëroi se numri i rasteve mund të rritet në 50 000 në ditë gjatë valës Omicron.

“Stuhia’ Omicron po bëhet më e fortë’’, deklaroi  Bennett.

Vetëm rreth 61 për qind e 9,4 milionë izraelitëve konsiderohen të vaksinuar me dy doza dhe shumë prej tyre kanë marrë edhe dozen e tretë përforcuese.

Continue Reading

Aktualitet

Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Published

on

Janë hapur për qarkullim urat të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.

Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.

”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

Elshani thotë se shqiptarët nuk kanë më nevojë për urrejtje, por atdhedashuri.

”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet. Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”, tha ai.

 

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Published

on

F.C. dhe B.B. akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”. Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Aktualitet

GLPS: Konsultimet buxhetore për shëndetësinë në nivelin më të ulët të mundshëm

Published

on

Agron Demi, autor i analizës “Fondet publike, shëndeti publik: Analiza e transparencës së buxhetit të shëndetësisë në Kosovë”, në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) tha se Ministria e Shëndetësisë publikon raporte buxhetore, porse nuk paraqet detaje.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shënuar progres sa u përket publikimeve të raporteve buxhetore. Nga niveli qendror jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, por as ministritë e tjera nuk e zbatojnë diskutimin me publikun.
Kosova nuk qëndron mirë sa i përket mbikëqyrjes parlamentare dhe asaj të auditimit për fondet publike në sektorin e shëndetësisë. Prej 100 pikëve maksimale, Kosova ka marrë 53 pikë sa i përket mbikëqyrjes parlamentare
Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni i tij përkatës për Shëndetësi kanë autoritetin ligjor për të mbikëqyrur se si shpenzohen fondet publike në sektorin e shëndetësisë”, tha Demi.

Në këtë tryezë u vu në dukje se Kosova qëndron keq e renditur në krahasim me vendet tjera në sektorin e konsultimeve buxhetore me publikun.

Bazuar në një pilot projekt të zbatuar nga Instituti GAP në vitin 2023, sa i përket ku gjendet Kosova anketën e transparencës buxhetore, del se vendi ynë ka marrë vetëm 9 pikë nga 100 të mundshme.

Po ashtu u vlerësua se se në Kosovë procesi i konsultimeve buxhetore me publikun dhe organizatat joqeveritare e mediat është në nivelin më të ulët të mundshëm.

Ndërsa, drejtori financiar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Enver Gashi tha se
për keqpërdorimin e fondeve nuk mund të thotë se ka pasur apo jo, pasi me këtë pjesë merren organet kompetente.

“Në nivel qendror nuk ekziston mundësia e diskutimit me publikun për buxhetin në mënyrë direkte.
Në takimet e bordit kur diskutohet për buxhetin marrin pjesë shoqëria civile dhe gazetarët”, tha Gashi.

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada gjermane uron Bashën: Shpresojmë që Kosova tani të formojë Qeverinë e re

Published

on

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar, ku përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada gjermane e ka uruar Bashën për postin e ri.

Në të njëjtin reagim, Ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim të ambasadës.

Continue Reading

Të kërkuara