Lajmet

COVID-19: ​9 raste të vdekjes dhe 115 raste të reja

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në institut dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Rama: Flamuri kuqezi në tryezën e BE-së, procesi i integrimit të Shqipërisë është afër

Published

on

By

Kryeministri shqiptar Edi Rama e mbylli bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” duke theksuar se një nga objektivat kryesore të tij është të vendosë flamurin kuqezi në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është shumë afër dhe se dritarja që është hapur për vendin tonë nuk duhet mbyllur pa realizuar këtë qëllim.

“Jemi shumë afër, miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në Bashkimin Europian. Pas kësaj, keni kohë të shihni të tjerët dhe të më kujtoni se ku isha. Kur të më thoni ‘ku je’, do të jem aty, duke pasur sukses,” – tha Rama.

Continue Reading

Lajmet

Ushtarët finlandezë zhvilluan patrullim rutinë në veri

Published

on

By

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë zhvilluan një patrullim rutinë në veri të vendit, përgjatë vijës kufitare. Kjo sipas KFOR-it, u bë me qëllim të analizimit të kushteve aktuale të rrugës dhe urës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i në një postim në Facebook.

Në njoftim u bë e ditur se ushtarët inxhinierë janë pjesë Komandës Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin suedez, nënshkruajnë një marrëveshje për ekspertizë profesionale

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Osmani dhe Westerlund, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe për bashkëpunimin në tejkalimin e sfidave të përbashkëta në kontitentin evropian.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se gjithashtu gjatë këtij takimi u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do t’i sigurojë Zyrës së Presidentes mbështetjen e shtetit suedez nëpërmjet ekspertizës profesionale nga fushëveprimtaria e institucionit të Presidencës.

“Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani falënderoi Ambasadorin Westerlund për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë

Published

on

By

Gjashtë persona u arrestuan në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut pasi sulmuan tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës.

Sipas njoftimit, të arrestuarit – N.N. (24 vjeç), N.N. (26 vjeç), A.B. (28 vjeç), A.B. (30 vjeç), I.R. (24 vjeç) dhe B.D. (19 vjeç) – fillimisht kishin ofenduar policët, për t’i sulmuar më pas. Të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Policët e lënduar morën trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ndodhi pranë kafenesë “Tre Sheshirat”.

Të dyshuarve iu shqiptoi masa e ndalimit për 48 orë.

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara