Sport

Conte merr ofertë nga kombëtarja e madhe evropiane

Published

on

Raportet në Itali sugjerojnë se Federata Hollandeze e Futbollit ka kontaktuar me Antonio Conten për të parë nëse ai është i interesuar për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje, por raportohet se ish-trajneri i Interit ka kërkuar kohë sepse është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë klub i madh evropian.

Trajneri është pa punë pasi përfundoi kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë, pavarësisht se e fitoi titullin e Serie A.

Si pjesë e marrëveshjes me “Neroazzurrët”, Conte nuk mund të angazhohet në ndonjë klub të ri në Serie-A për sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Ai ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madridin gjatë verës.

Frank De Boer ishte trajner i Holandës por dhe dorëheqje pasi nuk arriti sukses në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka mungon në ndeshjet e fundit të vitit me Zvicrën

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, për shkak të një lëndimi.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të hënën se mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit në pulpë, të cilin e pësoi në ndeshjen e së dielës mes Sunderlandit dhe Chelseat.

Xhaka u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e katërt të takimit, pas shqetësimeve fizike.

Kështu, kapiteni zviceran nuk do të mund të rikthehet në përfaqësuese, pasi kishte munguar edhe në grumbullimin e kaluar për shkak të zhvillimeve lidhur me rastin e certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Zvicra në dy ndeshjet e ardhshme do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç Xhakës, përfaqësueses zvicerane do t’i mungojë edhe Miro Muheim.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Sport

Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen jubilare, gol dhe asistim në fitoren e Hoffenheimit

Published

on

By

Fisnik Asllani ka festuar në mënyrën më të mirë paraqitjen e tij jubilare në Bundesliga, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04, me rezultat 2:1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ishte ndër protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, me të cilën Hoffenheimi vazhdon ngjitjen në tabelën e kampionatit gjerman. Pas këtij triumfi, skuadra e tij ka grumbulluar 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.6 nga platforma SofaScore.

Përveç golit dhe asistimit, sulmuesi kosovar regjistroi edhe katër goditje drejt portës, fitoi dy duele dhe kompletoi një driblim, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit.

Ky ishte goli i tretë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, ndërsa kosovari ka gjetur rrjetën edhe në garat evropiane.

Paraqitja e tij vjen në një moment të rëndësishëm, para angazhimeve të ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës, ku Asllani pritet të jetë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova nis mirë, por mposhtet nga favoritja e grupit, Hungaria

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Hungaria me rezultat 34:20, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Ferizaj, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.

Përkundër humbjes, Dardanët e nisën mjaft mirë takimin, duke krijuar epërsi prej 6:3 në minutën e shtatë. Megjithatë, Hungaria, si favorite e grupit dhe njëra prej kombëtareve më të forta në Evropë, arriti të rikthehej në lojë dhe ta përmbyste rezultatin.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi 17:12 për mysafirët, ndërsa në pjesën e dytë hungarezët e thelluan edhe më shumë dallimin për ta siguruar fitoren me rezultat 34:20.

Në paraqitjen e Kosovës ndikuan edhe mungesat e shumta të lojtarëve të rëndësishëm, si Egzon Gjuka, Leonard Gegaj, Valon Dedaj dhe Kastriot Jupa. Vështirësitë u shtuan edhe me përjashtimin e Jon Muqollit në minutën e 11-të.

Drenit Tahirukaj dhe Shaban Zogaj ishin golashënuesit më të mirë te Kosova, me nga pesë gola, ndërsa Olsi Mulaj realizoi katër dhe Matej Thaqi tri. Portieri Haris Berisha regjistroi nëntë pritje.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, në praninë e rreth 2.500 shikuesve në Ferizaj.

Pavarësisht rezultatit, Kombëtarja e Kosovës tregoi angazhim dhe karakter përballë një kundërshtari të nivelit të lartë evropian.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara