Aktualitet

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Published

on

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.

Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë.

Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshimet e sigurisë së produktit të Coca-Cola në tregun kosovar.

AUV deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për dyshime rreth sigurisë së produktit Coca Cola që tregtohet në Kosovë. Jemi duke e monitoruar situatën përmes mekanizmave të kontaktime autoritete dhe organizata të sigurisë së ushqimit. Mbi çdo ndryshim, konsumatorët do t’i mbajmë të informuar”, tha Lamir Thaçi nga AUV.

Për sigurinë ushqimore, Kosova merr njoftime nga Sistemi për Paralajmërim të Shpejt për Ushqim (RASFF) i Bashkimit Evropian.

Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.

Në një opinion shkencor të publikuar më 2015, Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit tha se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën shqetësim të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçmas te ata që kanë mungesë të vogël apo të mesme të jodit.

Shumica e produkteve të prekura ishin produkte të pashitura që veçse janë tërhequr nga raftet e dyqaneve dhe ne vazhdojmë të ndërmarrim masa për të larguar produktet e mbetura në treg”, tha Coca-Cola Europacific Partners.

Por, dega franceze e kompanisë tha se analizat nga ekspertë të pavarur “erdhën në përfundim se mundësia e lidhjes me një rrezik” ishte “shumë e vogël”.

Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët”, tha kompania.

Pijet e prekura të Coke dhe Fuze Tea ishin shpërndarë në Francë, por aktualisht urdhri për tërheqjen e produkteve nuk po aplikohet në Francë, shtoi kjo kompani.

Coca-Cola Europacific Partners tha se u kërkon falje konsumatorëve për urdhrin për tërheqje. Kompania tha se nivelet e larta të substancës u vërejtjen gjatë një kontrolli rutinor në fabrikën e prodhimit në Gent.

Produktet e prekura kishin kodin e prodhimit nga 328 GE deri në 338 GE, dhe përfshinin edhe bredet sikurse Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, tha kompania, duke shtuar se është në kontakt me autoritetet kompetente në tregjet e prekura./REL/

lajme

Profesorët e UBT-së pjesë e Konferencës Ndërkombëtare EURESTOP 2026 në Kroaci

Published

on

By

UBT u përfaqësua në Konferencën Ndërkombëtare EURESTOP 2026, e mbajtur më 25–27 qershor 2026 në Pula të Kroacisë, përmes pjesëmarrjes së dy profesorëve të institucionit, Prof. Demokrat Nuha dhe Prof. Fitim Kastrati.

Konferenca mblodhi studiues, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve akademike e kërkimore nga vende të ndryshme evropiane, me fokus në sfidat globale të rezistencës antimikrobike, zhvillimin e strategjive të reja diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Demokrat Nuha prezantoi punimin shkencor me titull “Thiazole-Based Heterocycles in Drug Discovery: Contemporary Insights into Anticancer and Antimicrobial Activities”, i cili trajton rolin e heterocikleve të bazuara në tiazol në zbulimin e komponimeve me potencial antikancerogjen dhe antimikrobik.

Ndërkaq, Prof. Fitim Kastrati prezantoi punimin “Application of Phenotyping Methods to Assess Cold and Freezing Stress and Recovery Ability of Balkan Ramonda Species”, i fokusuar në përdorimin e metodave moderne të fenotipizimit për vlerësimin e stresit nga të ftohtit dhe ngrirja te speciet bimore të gjinisë Ramonda.

Pjesëmarrja e profesorëve të UBT-së në këtë konferencë ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj kërkimit shkencor cilësor, ndërkombëtarizimit akademik dhe përfshirjes aktive në rrjetet evropiane të bashkëpunimit shkencor.

Continue Reading

Lajmet

Eli AB me pikë të re dhe çmime më të lira në Prishtinë

Published

on

By

Arikull i sponsporizuar:

Rrjeti i njohur i marketeve Eli AB po vazhdon zgjerimin e tij në kryeqytet, duke hapur zyrtarisht dyert e pikës më të re në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht mbrapa Gorenjes.

Ky lokacion i ri është përzgjedhur me kujdes për t’u ardhur sa më afër konsumatorëve, duke ofruar një qasje jashtëzakonisht të lehtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kryejnë blerjet e tyre pa humbur kohë.

Në këtë pikë të re, qytetarët i presin të gjitha produktet esenciale, ato ushqimore dhe artikujt e shumtë për shtëpi, të organizuara në një hapësirë moderne e të këndshme.

Përtej ambientit të ri, ajo që e dallon më së shumti Eli AB është politika e çmimeve. Ky rrjet vjen në lokacionin e ri me çmimet më të lira në treg, duke garantuar një kursim real për çdo familje dhe duke sjellë ofertat më konkurruese në vend.

Për nder të kësaj hapjeje të madhe, Eli AB ka përgatitur zbritje të jashtëzakonshme në një numër të madh artikujsh.

E krejt ju që doni të përfitoni nga këto çmime ekskluzive dhe të kurseni në blerjet tuaja, Eli AB tashmë i ka hapur dyert dhe po ju pret në pikën e re në magjistralen Prishtinë – Gjilan për t’ju ofruar eksperiencën më të mirë të blerjes në qytet.

Continue Reading

Live

OBSH: Sistemi shëndetësor në Venezuelë para kolapsit pas tërmeteve, spitale të dëmtuara dhe mungesë mjekësh

Published

on

By

Sistemi shëndetësor i Venezuelës po përballet me një situatë jashtëzakonisht të vështirë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin javën e kaluar. Sipas të dhënave të fundit, mbi 1,700 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Christian Lindmeier, bëri të ditur se nga 21 institucione shëndetësore të vlerësuara, tri qendra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa gjashtë të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht. Spitalet e mbetura po përballen me mbingarkesë të jashtëzakonshme, fluks të madh pacientësh dhe një numër të lartë të operacioneve që presin të kryhen.

Përveç dëmeve në infrastrukturë, në rajonin e prekur të La Guairas raportohet për mungesë serioze të stafit mjekësor të specializuar, veçanërisht në repartet e akshme të maternitetit. OBSH ka ngritur alarmin edhe për rrezikun nga shpërthimi i sëmundjeve infektive tek mijëra banorë të zhvendosur, si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit në ato zona. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara