Sport

Çmimi qesharak për të cilin Juventusi është i gatshëm ta shesë Ronaldon

Published

on

29 milionë euro, kaq duhet të paguajnë klubet që e duan Cristiano Ronaldon.

Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të hedhë në treg CR7, do të kënaqeshin edhe me një ofertë deri në 30 milionë euro.

Ishi i Real Madridit ka kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe Zonja e Vjetër as që po mendon tani për tani për rinovimin.

“Fatmirësisht, Ronaldo ka edhe një vit kontratë, kështu që kemi kohë për të biseduar. Nuk është prioritet tani”, tha drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ditë më parë.

Ronaldo iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në verën e vitit 2018.

Ai ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 92 gola në 121 ndeshje me Zonjën e Vjetër që kur ka arritur në Torino.

Sport

​FFK shpall më të mirin e javës së 22-të në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, kanë ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e FC Malisheva kundër FC Ballkani (3:1), shkruan KosovaPress.

Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin tim. Ishte një gol vendimtar, i cili na ndihmoi të sigurojmë tre pikë të rëndësishme. Do të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke u përpjekur të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë objektivin tonë. Shpresoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion dhe pse jo, të sigurojmë edhe daljen në Evropë. Është kënaqësi e madhe për mua të luaj me Malishevën dhe ëndrra ime është që ta përfaqësojmë sërish klubin në garat evropiane”, thotë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.

Ky çmim është një motiv shtesë për mua, për të vazhduar të punoj dhe të ndjek synimet e mia për të luajtur në Evropë. Shpresoj që ky sezon të jetë një nga më të mirët dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë të gjithë”, ka përfunduar ai.

Continue Reading

Sport

Raportohet se është hedhur një bombë oborrin e shtëpisë së ish-futbollistit kroat

Published

on

Një person i panjohur rreth 50 minuta pas mesnate ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Hercegovacka’ në Zagreb, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia e Zagrebit thotë se nga incidenti nuk ka të lënduar dhe se hetimet policore janë duke vazhduar.

E siç mësohet jozyrtarisht Jutarnji list, kjo është shtëpia ku jeton ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit Andy Bara.

Nëse kamerat e vëzhgimit kanë mundur të regjistrojnë diçka, do të zbulohet nga hetimi, por nuk dihet nëse ai ka marrë ndonjë kërcënim apo paralajmërim.

 

Continue Reading

Sport

Liga e Kampioneve kthehet në ferr: Real-Atletiko dhe 3 sfida të tjera!

Published

on

Sot, 4 mars 2025, rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve me katër sfidat e para të fazës së 1/8-ave. Supersfida e mbrëmjes është derbi i Madridit mes Real Madridit dhe Atletikos, i cili do të luhet në orën 21:00.

Dita do të nisë me një përballje interesante mes Klub Bryzh dhe Aston Vilës, ku të dy ekipet do të kërkojnë të tregojnë se kanë çuar përpara ambiciet e tyre për të arritur më tej në kompeticion. Ky ndeshje premton të sjellë të paktën një surprizë në çerekfinalet e këtij edicioni.

Në orën 21:00, bashkë me derbin e Madridit, do të luhen edhe dy ndeshje të tjera: Dortmundi do të presë Lilën, ndërsa PSV do të sfidojë Arsenalin. Këto ndeshje do të shtojnë emocionet e natës, ndërsa ekipet do të kërkojnë të sigurojnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për fazën tjetër./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me fillim nga ora 13:00.

Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Continue Reading

Të kërkuara