Aktualitet

Çmimi i gazit nuk njeh kufij teksa tensionet në Ukrainë rriten

Çmimi i gazit për një metër kub u rrit në 935 dollarë në Holandë.

Published

on

Pasi Moska njohur Luhanskun dhe Donjeckun si entitete të pavarura çmimi i gazit dhe i naftës në bursë ka shënuar rritje nëpër Evropë, duke shënuar rekorde prej 8 vitesh që nga lufta në Krime. 

Një ditë pas njohjes së rajoneve ukrainase të Luhanskut e Donjeckut si etnitete të pavarura nga Rusia, është reflektuar rritja e çmimi të gazit nëpër Evropë.

Sipas bursës së Londrës, të martën u regjistrua një rritje prej 10% të çmimit të gazit.

Çmimi i gazit për një metër kub u rrit në 935 dollarë në Holandë.

Kujtojmë se një javë më parë, në 15 shkurt, çmimi i gazit për mijë metër kub për herë të parë ra më shumë se 16% në 800 dollarë për herë të parë që nga fillimi i janarit.

Krahas gazit natyror edhe çmimi e naftës regjistroi rritje.

Të martën, çmimi i naftës bruto ishte më shumë se 97 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga shtatorit i 2014. 

Njohja e Luhanskut nga Moska u reflektua edhe në goditjen e monedhës vendase të Ukrainës grivnja kundrejt dollarit.

Continue Reading

Vendi

Eksperiencë nga praktika në UBT: Vlerësimi i pronave në procesin e shpronësimit

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Real Estate Appraisal 1 me Prof. Dr. Visar Hoxha, studentët e UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga eksperte e industrisë Albana Shala Bunjaku.

Aktualisht Drejtoreshë e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike, ish-Drejtoreshë e Departamentit të Tatimit në Pronë dhe Kryesuese e Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme në Kosovë, ajo ndau përvojën e saj mbi metodologjitë e vlerësimit të pronave në rastet e shpronësimit.

Ligjërata solli perspektivë praktike mbi proceset reale të vlerësimit, sfidat institucionale dhe rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe të standardizuar në vendimmarrje.

Ky bashkëpunim me ekspertë të industrisë fuqizon lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke përgatitur studentët për sfidat reale të tregut të pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori ndërkombëtar në UBT: Ligjëratë mbi ndërtesat me emetime zero

Published

on

By

UBT pati kënaqësinë të mirëpresë profesorin Luca Finocchiaro nga Norwegian University of Science and Technology (NTNU), i cili mbajti një ligjëratë të veçantë mbi konceptin e Zero Emission Buildings (ZEB) në kuadër të lëndës Sustainable Architecture të Prof. Dr. Visar Hoxha.

Me një profil ndërkombëtar që përfshin studime në Itali dhe Skoci, si dhe përvojë akademike e kërkimore në NTNU Norvegji, Prof. Dr. Finocchiaro ndau me studentët njohuritë më të fundit mbi dizajnin bioklimatik, analizat parametrike dhe integrimin e klimës në projektimin arkitektonik.

Ligjërata u fokusua në mënyrat se si ndërtesat mund të arrijnë performancë mjedisore përmes zgjidhjeve pasive, duke kontribuar drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe me emetime zero.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e UBT për të sjellë ekspertizë ndërkombëtare dhe për të ndërlidhur studentët me zhvillimet më të avancuara në arkitekturën e qëndrueshme.

Continue Reading

Live

Trump: SHBA-ja do të marrë uraniumin e Iranit “në një formë a tjetër”

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja synon të marrë rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, duke paralajmëruar se kjo mund të ndodhë edhe “në një formë shumë më armiqësore” nëse negociatat dështojnë.

Trump ka pretenduar më herët se Irani ishte “pajtuar për gjithçka” në kuadër të bisedimeve me SHBA-në, përfshirë bashkëpunimin për largimin e uraniumit të pasuruar nga territori iranian dhe transferimin e tij drejt SHBA-së.

Në një intervistë për CBS, ai ka mohuar mundësinë e përdorimit të trupave amerikane në terren për këtë qëllim. “Jo. Jo trupa”, ka deklaruar ai, duke shtuar se procesi do të realizohej në bashkëpunim me palën iraniane, në rast të arritjes së një marrëveshjeje.

“Do ta marrim së bashku sepse deri atëherë do të kemi një marrëveshje dhe nuk ka nevojë për luftë kur ka marrëveshje”, është shprehur Trump.

Më vonë, gjatë një tubimi në Arizona, ai ka përsëritur qëndrimin e tij, duke përmendur edhe atë që e quajti “pluhur bërthamor”. Sipas tij, SHBA-ja do të marrë “të gjithë pluhurin bërthamor”, term që ai e përdori për t’iu referuar uraniumit të pasuruar, ndonëse kjo shprehje nuk njihet në terminologjinë e industrisë bërthamore.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë iranian ka hedhur poshtë deklaratat e Trumpit, duke mohuar se Irani ka pranuar të dërgojë rezervat e uraniumit në SHBA. Ai gjithashtu ka kundërshtuar pretendimin se Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit, duke theksuar se vendi “kurrë nuk do të pranojë përjashtim nga e drejta ndërkombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Punës kryen 72 inspektime për 48 orë, ndalon 34 punime

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar 72 inspektime brenda 48 orëve të fundit në vende pune, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga këto inspektime janë shqiptuar 34 masa për ndalim të punimeve, janë lëshuar dy leje për punë, ndërsa janë evidentuar 22 vërejtje dhe 16 raste pa parregullsi.

Inspektimet janë shpërndarë në disa komuna: 13 në Ferizaj dhe Mitrovicë, 12 në Prishtinë, Gjilan dhe Lipjan, si dhe 10 në Fushë-Kosovë.

Ky aksion i përbashkët i Ministrisë së Punës dhe Inspektoratit ka nisur të enjten, me synim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës. Fokus i veçantë i inspektimeve mbetet sektori i ndërtimtarisë.

Ndërmarrja e këtij aksioni vjen pas një serie aksidentesh në vendin e punës. Vetëm të mërkurën u raportua për vdekjen e një punëtori, duke e çuar në tetë numrin e viktimave në vendin e punës.

Ministri i Punës, Andin Hoti, ka bërë të ditur se inspektimet do të zhvillohen në dy ndërrime, me orar të zgjatur dhe edhe gjatë ditëve të festave.

Sipas vendimit të tij, aksioni i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.

Continue Reading

Të kërkuara