Chloe Zhao, gruaja e parë me ngjyrë që shpallet regjizorja më e mirë me Nomadland.
Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles.
Aktorja 73-vjcare koreano-jugore ishte një nga yjet e ceremonisë me fjalimin e saj zbavitës që e nisi duke falenderuar aktorin e vjetër Brad Pitt, që i solli çmimin.
Ajo tha: “Oh, zoti Brad Pitt, jam shumë e lumtur t’ju takoj. … Ku ishit kur ne po xhironim në Tulsa? Jam shumë e lumtur t’ju takoj”.
Kompania e saj A24, ka financuar gjithashtu edhe filmin e 57- Pitt, ‘Plani B’.
Për çmimin e saj Yuh-jung mundi rivalë seriozë si Maria Bakalova për filmin e “Borat”, Glenn Close në filmin ‘Hillbilly Elegy’, Olivia Colman në filmin “The Father”, dhe Amanda Seyfried në filmin Mank.
Një aktore koreane nuk ishte nominuar për çmim Oskar kurrë më parë, ndërsa e vetmja aziatike që kishte fituar Oskar si aktore mbështetëse kishte qene amerikano-japonezja Miyoshi Umeki për filmin Sayonara në vitin 1957.
Ndërsa Chloe Zhao hyri në histori si gruaja e parë me ngjyrë që fiton Oskarin per regjizoren më të mirë. 39-vjeçcarja u bë gruaja e parë kineze dhe gruaja e dytë që e arin këtë.
Në fushën e saj ajo mundi: Thomas Vinterberg me filmin “Another Round” (Dhe nje tjeter xhiro), David Fincher me filmin ‘Mank’, Lee Isaac Chung me filmin ‘Minari’, dhe Emerald Fennell me filmin “Grua e re premtuese”.
Chloe Zhao
Zhao tha në fjalën e saj se është rritur në Kinë ku bashkë me babanë luante një lojë ku duhet të mësonte përmendësh poema klasike kineze, dhe t’i recitonte ato duke përfshirë dhe një fjali që thoshte ”njerëzit e sapolindur janë instinktivisht të mirë”.
Zhao shpjegon: “Ato gjashtë shkronja kishin pasoja shumë pozitive të unë si fëmijë. Unë ende besoj se to sot, edhe pse nganjëherë duhet se e kundërta është e vërtetë. Por gjithmonë kam gjetur mirësi në njerëzit që kam njohur”.
“Kudo që kam shkuar nëpër botë. Prandaj ky çmim është për ata që kanë besim dhe guxim te vetvetja, sado e vështirë që të jetë kjo”.
Filmi Nomadland – me aktorin Frances McDormand – ndjek një grua në të gjashtëdhjetat, që pasi humbet gjithçka gjatë Depresionit të Madh, dhe nis një rrugëtim në perëndimin e shkrete te SHBA, duke jetuar në furgon si një nomade e kohëve moderne.
Më herët gjatë mbrëmjes, Daniel Kaluuya u lumturua ku fitoi për aktorin më të mirë dytësor në filmin “Juda dhe Mesia i zi”.
32-vjecari nga Londra mundi në kategorinë e tij shokun e klasës Lakeith Stanfield, komedianin Sacha Baron Cohen me filmin “Gjyqi i Chicago 7”, Leslie Odom, me filmin ‘One Night in Miami’ (Nje natë në Miami), dhe Paul Raci me Tingulli i Metalit.
Juda dhe Mesia i Zi tregon historinë e tradhtisë së kreut të grupit ‘Illinois Black Panthers’ Fred Hampton (i luajtur nga Kaluuya) i cili vritet nga FBI.
Ai falenderoi personazhin e tij duke thënë: “Për Fred Hampton, çfarë burri. Ai ishte 21 vjeç dhe i ushqeu femijët e tij, i arsimoi, u dha kujdes shëndetësor, kundër të gjitha shanseve.
Ndësa Emerald Fennell fitoi Oskarin për skenarin më të mirë. Aktorja e shkrimtarja 35-vjeçare u nderua për filmin ‘Promising Young Woman’ (Gruaja e re premtuese).
Në fjalimin e saj ajo tha: “Oh, ata më thanë të përgatisja një fjalim. Por unë nuk e bëra se nuk besoja se do të ndodhte. Tani do të më hapin punë me Steven Soderbergh.
Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.
Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.
Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/
Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.
Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.
Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.
“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.
Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.
Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.
Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.
Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka publikuar të dhënat për nëntëmujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026, duke evidentuar rritje të të ardhurave, investimeve dhe projekteve të konservimit e kërkimit arkeologjik.
Sipas të dhënave të institutit, të ardhurat janë rritur me 93 për qind krahasuar me vitin 2025, ndërsa investimet në pasurinë kulturore kanë shënuar rritje prej 400 për qind.
Edhe projektet e konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik kanë shënuar rritje të ndjeshme. Numri i tyre është rritur me 282 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe me 133 për qind në raport me vitin 2025.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin, Divjakën dhe Sarandën.
Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje prej 279 për qind të monitorimeve arkeologjike krahasuar me vitin 2025.
Në kuadër të forcimit të kuadrit rregullator, numri i akteve nënligjore të miratuara ka arritur në tetë gjatë vitit 2026. Ndërkohë, aktmarrëveshjet për monitorimin arkeologjik janë rritur me 32 për qind krahasuar me vitin 2025 dhe me 164 për qind në raport me vitin 2024.
Sipas IKTK-së, këto të dhëna pasqyrojnë zgjerimin e veprimtarisë në fushën e mbrojtjes, konservimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore./atsh/A.K/