Lajmet

​Clark: Zemra dhe shpirti im është me Kosovën

Ai tha se ndihet shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë në aspektin ekonomik, politik, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Published

on

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wresley Clark ka deklaruar se 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë, ndihet shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë në aspektin ekonomik, politik, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Clark në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së, nëpërmjet një video mesazhi tha se shpreson se Kosova do të anëtarësohet në BE dhe NATO.

“25 vjet më parë, unë isha komandant i NATO-s kur filluam operacionet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Ishte një thirrje e ashpër për NATO-n, ishte një thirrje e ashpër për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe ishte një thirrje e ashpër për popullin e Kosovës. Sot, 25 vjet më vonë, unë jam shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, progresit politik, për pavarësinë, për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar i Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, të cilat shpresoj se do të ndodhin. Gjithashtu, mbani mend viktimat e humbjeve, gabimet në fushatën ajrore dhe shqetësimet që të gjithë ne kemi për të kryer punën siç duhet për t’u kujdesur për popullin e Kosovës dhe për t’i dhënë fund spastrimeve etnike serbe”, është shprehur Clark.

Ai ka shtuar se kur sheh shqiptarët e Kosovës, kujton rëndësinë e lirisë, guximin, vendosmërinë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve dhe vlerave.

“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë, dhe në një botë të trazuar, Amerika ka nevojë për të gjithë miqtë e saj, si dhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës, kështu që unë mendoj se është një partneritet potencialisht me të vërtetë i fortë që do të forcohet dhe unë thjesht dua të them nga thellësia e zemrës sime, gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës. Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, ka shtuar Clark.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Gjatë gjumit, një njeri mund të gëlltisë pa e kuptuar edhe insekte shumë të vogla.

 

2.Gjurma e gjuhës së çdo njeriu është unike, njësoj si shenjat e gishtave.

 

3.Nëse teshtin shumë fort, në raste të rralla mund të dëmtohet edhe një brinjë.

 

4.Në shumë reklama, ora vendoset gjithmonë në 10:10 sepse duket më simetrike dhe më e bukur vizualisht.

 

5.Fjala “dreamt” është e vetmja fjalë në anglisht që përfundon me “mt”.

Continue Reading

Të kërkuara