Lajmet

Çka nënkuptojnë termat që po përdoren nga zyrtarët ukrainas kundër rusëve?

“Ata janë orkë, sepse ne nuk i konsiderojmë njerëz”, tha Tetiana Chursina.

Published

on

Që nga Presidenti Zelensky e poshtë, zyrtarët ukrainas kanë dalë me mënyra gjithnjë e më të ndryshme për të artikuluar konfliktin me Rusinë.

“Një skuadër orkesh është zmbrapsur”.

Kjo nuk është një referencë për mbështetësit e Lord Sauron që u shfaqën në “Lord of the Rings”.

Në fakt ky është një rresht nga një raport zyrtar nga ministria e mbrojtjes së Ukrainës – dhe pjesë e fjalorit gjithnjë në zgjerim që po përdoret nga zyrtarët e lartë, ushtria dhe media.

“Ata janë orkë, sepse ne nuk i konsiderojmë njerëz”, tha Tetiana Chursina për Al Jazeera, një punëtore në Kiev, kushërira e së cilës kaloi javë në bodrumin e saj në Bucha, ku së fundi u gjetën nëpër rrugë dhe gjetkë shumë civilë të vrarë nga forcat ruse.

“Rashist” është një tjetër epitet që përdoret shpesh për të përshkruar trupat ruse.

Neologjizma kombinon fjalët “rusë”, “racistë” dhe “fashistë” – dhe është menjëherë e kuptueshme për ata që janë rritur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Edhe pse termi “fashist” i referohet regjimit të Benito Musolinit në Itali, në BRSS, ai më së shumti iu referohej nazistëve gjermanë, ushtria e të cilëve pushtoi pjesën më të madhe të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Rusinë e Vladimir Putinit, historia e miratuar nga Kremlini për rolin e Moskës Sovjetike në mposhtjen e nazizmit – të cilën disa analistë e konsiderojnë të ekzagjeruar – është bërë një shtyllë e dogmës zyrtare.

Të dyja palët ndërluftuese përdorin termat ushtarakë gjermanë si sharje degraduese.

Kremlini zakonisht e quan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy “nazist”, ndonëse ai u rrit në një familje hebreje rusishtfolëse – dhe gjyshi i tij humbi familjen gjatë Holokaustit.

Por gjuha e Ukrainës gjatë kohës së luftës ka shkuar shumë përtej përdorimit të prozave gjermane ose të Tolkien-it.

Udhëheqësit, zyrtarët dhe oficerët ushtarakë ukrainas komunikojnë me masmedian dhe publikun në mënyra të reja dhe efektive në një luftë informacioni. Duke bërë këtë, ata po thyejnë të kaluarën sovjetike të Ukrainës, kur udhëheqësit komunistë mërzitnin audiencën e tyre me fjalime monotone dhe disa orëshe.

Këto ditë, kryetarët e bashkive, guvernatorët dhe zyrtarët e mbrojtjes ukrainase kanë një llogari në Telegram, Twitter ose Facebook – dhe informojnë audiencën për zhvillimet në juridiksionet e tyre menjëherë, pa asnjë miratim nga zyrtarët më të lartë në Kiev.

Ukrainasit mbështeten në postimet, transmetimet e drejtpërdrejta dhe videot e tyre – dhe vlerësojnë sinqeritetin e tyre.

Ka disa figura të reja kombëtare – që po pëlqehen gjerësisht në vend – si Oleksiy Arestovych, një ndihmës i presidentit Zelensky.

Arestovych ka mbajtur konferenca të përditshme shtypi që nga dita e parë e pushtimit.

Informatat e tij optimiste, qetësuese e sarkastike e kanë bërë atë “psikoterapistin e gjithë Ukrainës”. Edhe kur Arestovych nuk është në gjendje të mohojë ose konfirmojë diçka, ai përdor mënyra të tjera për të përcjellë mesazhin e tij.

Më 1 prill, një shpërthim tronditi Belgorodin, një qytet perëndimor rus që kufizohet me Ukrainën dhe strehon baza dhe depo ushtarake. Shpërthimi shkatërroi një depo gjigande karburanti – dhe kjo i atribuohej gjerësisht një sulmi raketor ukrainas.

“Ndoshta, dikush ndezi një cigare në vendin e gabuar?” ishte përgjigjia e Arestovych.

Një tjetër figurë e pëlqyeshme momentalisht është Vitaliy Kim, një guvernator i rajonit jugor të Mykolaiv.

Në videot, tweetet dhe postimet e tij në Facebook, Kim – babai i të cilit është korean etnik – kryesisht flet rusisht. Por askush nuk duket se e vret mendjen, ndryshe nga ajo që thotë Kremlini për “diskriminimin” ndaj rusishtfolësve në “Ukrainën naziste”.

“Mirëmbrëma, ne jemi nga Ukraina”, kështu i fillon Kim videot e tij. Natyrisht, Zelenskyy, komediani i Ukrainës i kthyer në president, sundon kur bëhet fjalë për të qenit i sinqertë, krejtësisht jozyrtar – dhe pak vulgar.

“Bastardë të qelbur! Çfarë tjetër mund t’i quash ata?” ai tha për forcat ruse më 23 prill, disa orë pasi një raketë ruse vrau një nënë me një foshnje 3-muajshe në portin e Detit të Zi të Odesës.

“Kjo është fraza që dikush nuk mund ta imagjinonte të thuhej në publik nga presidenti i një kombi gjashtë muaj më parë”, tha Mykhailo Krigel, një gazetar dhe redaktor veteran ukrainas për Al Jazeera-n.

Përdorimi i kësaj gjuhe fyese ndaj ushtarakëve rusë – si dhe demonizimi i tyre – ka një efekt të menjëhershëm psikologjik.

“Kjo është mënyra më e thjeshtë për të dalë nga stresi, për të zhbllokuar një shpërthim verbal zemërimi, që godet objektivin menjëherë”, tha Kriger.

Më e rëndësishmja, kjo gjuhë ndihmon në ndryshimin e mënyrës sesi ukrainasit e shohin veten – dhe perceptohen në mbarë botën.

“Më në fund po heqim qafe këtë imazh të një viktime të përjetshme. Këto ditë, bota na sheh si fitues që mund të godasin rusët”, tha Serhiy Babenko, një duhanxhi 32-vjeçar nga periferia e Kievit, Boryspil./AJ/UBTNews/

Lajmet

United Hospital – kujdes shëndetësor 24/7, me teknologji moderne dhe qasje të integruar ndaj pacientit

Published

on

By

Shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim të koordinuar. United Hospital ofron shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke integruar diagnostikën, emergjencën, trajtimin specialistik, kirurgjinë dhe kujdesin intensiv në një strukturë të vetme.

Me fokus në sigurinë e pacientit, precizitetin diagnostik dhe kujdesin multidisiplinar, spitali ofron shërbime nga disa fusha të mjekësisë, duke u mundësuar pacientëve qasje në kujdes profesional për nevoja të ndryshme shëndetësore.

Në fushën e diagnostikës, Radiologjia dhe CT-ja janë pjesë e infrastrukturës teknologjike të spitalit, ndërsa sipas institucionit, pajisjet mundësojnë ekzaminime me deri në 40% më pak ekspozim ndaj rrezatimit, në krahasim me teknologjitë përkatëse tradicionale, në varësi të ekzaminimit dhe protokollit të përdorur.

Shërbimet specialistike përfshijnë Kardiologjinë, Hematologjinë, Nefrologjinë, Gastroenterologjinë dhe Pulmologjinë, duke ofruar qasje të dedikuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e një game të gjerë të problemeve shëndetësore.

Në kuadër të shërbimeve kirurgjikale, United Hospital mbulon disa profile, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Kardio-kirurgjinë, Ortopedinë, Kirurgjinë Vaskulare, Pediatrike, Gjinekologjinë, Urologjinë, ORL-në, Kirurgjinë Maksilofaciale dhe Torakale.

Një fokus i veçantë i kushtohet edhe kujdesit për fëmijët. Neonatologjia dhe Pediatria ofrojnë shërbime të dedikuara për pacientët më të vegjël, ndërsa Laboratori, Emergjenca, Radiologjia dhe Kujdesi Intensiv janë të disponueshme gjatë gjithë kohës.

Me një qasje që synon të lidhë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm, United Hospital e pozicionon veten si një qendër ku pacientët mund të marrin shërbime të integruara shëndetësore në çdo kohë./rajonipress/

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje, përfshirë miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.

Në rendin e ditës janë përfshirë këto pika:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet gara ushtarake “Ujku Garues 2026”: Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë fiton vendin e parë

Published

on

By

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, e organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendi i parë në këtë garë ushtarake i takoi Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë u fitua nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa vendin e tretë e zuri Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (K2MB).

Gara “Ujku Garues”, e cila mbahet që nga viti 2015 si rezultat i bashkëpunimit mes nënoficerëve të FSK-së dhe kontingjentit slloven, testoi pjesëmarrësit në disiplina të rënda taktike e fizike. Pjesë e sfidave ishin vrapimi, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV, bartja e municionit dhe e të lënduarve, si dhe qitja me armë e hedhja e granatës.

Aktiviteti u shqua për profesionalizëm të lartë, përgatitje intensive fizike dhe shpirt garues mes ekipeve të FSK-së.

 

Continue Reading

Lajmet

Universitetet britanike u konsultuan me kompaninë e armëve BAE Systems për protestat pro-Palestinës

Published

on

By

Së paku 13 universitete britanike kanë diskutuar me prodhuesin më të madh të armëve në Mbretërinë e Bashkuar, BAE Systems, se si t’i menaxhojnë protestat pro-palestineze në kampuset e tyre. Kjo përfshinte rritjen e masave të sigurisë në ngjarje zyrtare dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj kritikave.

Korrespondenca mes universiteteve dhe kompanisë ushtarake u zbulua përmes email-eve dhe dokumenteve të brendshme nga një hetim i përbashkët i “Liberty Investigates” dhe “Al Jazeera”.

Sipas dokumenteve, universitete të tilla si ai i Manchesterit, Nottinghamit, Southamptonit, Birminghamit, Strathclyde dhe Cranfield konsiderohen “partnerë strategjikë” të BAE Systems dhe marrin së bashku deri në 15 milionë funte (rreth 20 milionë dollarë) në vit nga kjo kompani.

Në gusht të vitit 2024, BAE Systems duket se u ka kërkuar universiteteve të hartojnë mesazhe për të kundërshtuar atë që e quante “një narrativë shpesh të deformuar nga protestuesit”. Kjo periudhë përkonte me reagimet e mëdha studentore kundër bashkëpunimit me kompanitë që furnizojnë me armë ushtrinë izraelite gjatë luftës në Gazë.

Në një rast në Universitetin e Sheffieldit, zyrtarët e hetimit të brendshëm u konsultuan me BAE Systems përpara se të dënonin katër studentë që protestuan në një ngjarje online me slloganet “BAE vret fëmijë”. Studentëve u kërkua të paguanin një gjobë prej 75 funtesh ose të nënshkruanin një zotim se nuk do të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.

Ndërsa studentët e ndëshkuar e cilësuan këtë si ndikim të drejtpërdrejtë të kompanisë së armëve mbi drejtuesit e universitetit, zëdhënësi i Universitetit të Sheffieldit i hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se procedurat disiplinore janë të pavarura dhe bazohen vetëm në rregulloren e sjelljes së studentëve. /Al Jazzera/

 

Continue Reading

Të kërkuara