Lajmet
Çka duhet të dini për vitaminën F?
Vitamina F është një term për dy yndyrna – acidi alfa-linolenik (ALA) dhe acidi linoleik (LA).
Published
5 years agoon
By
Betim Gashi
Vitamina F nuk është një vitaminë në kuptimin tradicional të fjalës. Përkundrazi, vitamina F është një term për dy yndyrna – acidi alfa-linolenik (ALA) dhe acidi linoleik (LA). Ato janë thelbësore për funksionet e rregullta të trupit, përfshirë aspektet e shëndetit të trurit dhe zemrës.
ALA është anëtare e familjes së yndyrnave omega-3, ndërsa LA i përket familjes omega-6. Burimet e zakonshme të të dyjave këtyre yndyrnave përfshijnë vajrat vegjetale, arrat dhe farat.
Ato u zbuluan në vitet 1920 kur shkencëtarët zbuluan se dietat pa yndyrë kishin efekte të dëmshme te minjtë. Fillimisht, shkencëtarët dyshuan se minjtë kishin mungesë tek një vitaminë e re që ata e quajtën vitamina F-dhe më vonë u zbulua se bëhej fjalë për ALA dhe LA.
Funksionet kryesore të vitaminës F në trupin tuaj
Të dy llojet e yndyrnave që përmban vitamina F – ALA dhe LA – klasifikohen si acide yndyrore thelbësore, domethënë ato janë të nevojshme për shëndetin. Meqenëse trupi juaj nuk është në gjendje t’i prodhojë këto yndyrna, ju duhet t’i merrni ato përmes dietës ushqimore.
ALA dhe LA luajnë rolet e mëposhtme thelbësore në trup:
- Shërbejnë si burim kalorish. Si yndyrna, edhe Ala edhe La sigurojnë 9 kalori për gram.
- Mbrojnë strukturën e qelizave. Jo vetëm këto dy yndyrna por edhe yndyrnat e tjera ofrojnë strukturë dhe fleksibilitet për të gjitha qelizat në trupin tuaj duke qenë një përbërës kryesor i shtresës së tyre të jashtme.
- Ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e trupit. ALA luan një rol të rëndësishëm në rritjen normale, shikimin dhe zhvillimin e trurit.
- Konvertohen në yndyrna të tjera. Trupi juaj e konverton edhe acidin alfa-linolenik edhe acidin linoleik në yndyrna të tjera të nevojshme për shëndetin.
- Ndihmon për komponimet sinjalizuese. ALA dhe LA përdoren për të bërë komponime sinjalizuese që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen e gjakut, përgjigjet e sistemit imunitar dhe funksionet e tjera kryesore të trupit.
Mungesa e vitaminës F është e rrallë. Mungesa e dy yndyrnave ALA dhe LA mund të çojë në simptoma të ndryshme, të tilla si tharje të lëkurës, rënie të flokëve, shërim i ngadaltë i plagëve, rritje e dobët e fëmijëve, problemet e trurit dhe shikimit etj.

Përfitimet e mundshme shëndetësore
Sipas studimit, yndyrnat që përbëjnë vitaminën F (ALA dhe LA) mund të ofrojnë disa përfitime unike shëndetësore.
Përfitimet shëndetësore të acidit alfa-linolenik
ALA është yndyra kryesore në familjen omega-3, një grup yndyrash që mendohet se kanë shumë përfitime shëndetësore. Në trupin e njeriut, ALA shndërrohet në acide yndyrore të dobishme omega-3, duke përfshirë acidin eikosapentaenoik (EPA) dhe acidin dokosheksaenoik (DHA).
- Ulja e inflamacionit. Një rritje e konsumit të yndyrave omega-3 si ALA është shoqëruar me ulje të inflamacionit në nyje, traktin tretës, mushkëri dhe tru.
- Përmirëson shëndetin e zemrës. Rritja e konsumimit te ALA në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
- Ndihmon në rritje dhe zhvillim. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 1.4 gram ALA në ditë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
- Mbron shëndetin mendor. Nevojiten më shumë hulumtime, por disa studime sugjerojnë që konsumimi i rregullt i yndyrave omega-3 mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të depresionit dhe ankthit
Përfitimet shëndetësore të acidit linoleik
Acidi linoleik (LA) është një yndyrë parësore në familjen omega-6. Si ALA, edhe LA shndërrohet në yndyrna të tjera në trupin tuaj.
Ajo ofron shumë përfitime të mundshme shëndetësore kur konsumohet në moderim, veçanërisht kur përdoret në vend të yndyrnave të ngopura më pak të shëndetshme:Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në një studim në mbi 300,000 të rritur, konsumimi i LA në vend të yndyrnave të ngopura u shoqërua me një ulje të rrezikut prej 21% të vdekjes në lidhje me sëmundjet e zemrës.
Mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 2. Një studim në më shumë se 200,000 njerëz zbuloi se LA ishte e lidhur me një rrezik të zvogëluar 14% të diabetit të tipit 2 kur konsumohet në vend të yndyrës së ngopur. Mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak. Disa studime sugjerojnë që LA mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak kur konsumohet në vend të yndyrnave të ngopura.
You may like
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
1 hour agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
1 hour agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
8 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
9 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
