Sport

City zyrtarisht në bisedime me Aston Villën, ofron 120 milionë për Grealish

Publikuar

Manchester City ka bërë ofertë zyrtare 100 milionë funte për Grealish, apo ndryshe 117.4 milionë euro.

Grealish është dëshira e madhe e Pep Guardiolës.

Drejtuesit e Manchester City janë duke bërë gjithçka që është e mundur për t’ia plotësuar këtë dëshirë trajnerit të tyre të dashur.

Eksperti i transferimeve, italiani Fabrizio Romano, të premten në mëngjes raportoi se zyrtarisht, City ka nisur bisedimet me Aston Villën për Grealish.

Tani “Telegraph” raporton se oferta zyrtare e Cityt është 100 milionë funte, afër 120 milionë euro, një shifër vështirë e refuzueshme nga ana e Aston Villës.

Sport

Tetë vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

Publikuar

nga

Tetë vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest të Hungarisë duke i dhënë kështu fund izolimit të futbollit kosovar.

Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një postimi në Facebook ka uruar Kosovën në tetëvjetorin e pranimit në UEFA.

3 maj, 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit. Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest.  Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë. Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova.Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës. Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme”, ka thënë i pari i Federatës.

Poashtu Ademi shtoi duke thënë se klubet e futbollit të Kosovës kanë dëshmuar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz.

Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë. Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore”, shtoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Futbollisti i Benfica-s kërcënohet me vdekje nga trafikantët e drogës

Publikuar

nga

Familja e Angel Di Marias, ka marrë kërcënime me vdekje pasi që argjentinasi e pranoi se do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij te Rosario Central, klubi që ai bëri debutimin e tij në vitin 2005.

Di Maria, momentalisht luan për Benfican, mori kërcënimet në shtëpinë e familjes së tij në Rosario. Mesazhi kërcënues thoshte që ta paralajmërojnë Di Marian se nëse rikthehet në Rosario, një pjesëtar i familjes së tij do të vdes nga trafikantët e drogës.

Mediat lokale raportuan se disa persona në një veturë lanë një shenjë pranë Funes Hills Miraflores, vendi ku zakonisht Di Maria qëndron, duke thënë se as kryetari Maximiliano Pullaro nuk mund të garantojë për sigurinë e tij nëse ai rikthehet në qytet.

Thuaji djalit tënd Angel që mos të rikthehet te Rosario sepse ndryshe ne do t’ia vrasim një familjar. As Pullaro nuk mund të të shpëtojë. Ne nuk hedhim letra. Ne hedhim njerëz të vdekur”, ishte mesazhi i lënë për babanë e Di Marias sipas “Infobae”.

Qyteti i Rosarios kohët e fundit ka përjetuar një rritje të dhunës, për të cilën janë përgjegjës grupet e c si “narko-terroristë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

FFK publikon skuadrat e licencuara për garat evropiane

Publikuar

nga

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar shtatë skuadrat që ka licencuar për garat evropiane të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s ka licencuar shtatë nga tetë klubet që e kanë nisur procesin e licencimit.

Klubet e licencuara janë: Ballkani, Drita, Llapi, Malisheva, Prishtina, Gjilani dhe klubi i futbollit i femrave Mitrovica.

Ndërkaq skuadra e vetme e cila nuk është licencuar për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është KF Dukagjini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Skuadra nga Premier League interesohet për shërbimet e Thiago Motta-s

Publikuar

nga

Chelsea po kërkon një zëvendësues për Mauricio Pochettinon, teksa së fundmi ka shfaqur interes serioz për trajnerin e Bolongas, Thiago Motta.

Londinezët nuk kanë bërë një sezon të mirë nën drejtimin e trajnerit argjentinas, ku renditen në vendin e nëntë në tabelë me vetëm pak javë të mbetura në sezonin e Premier Ligës.

Në anën tjetër, Motta me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, siç janë Milan apo Juventus.

“Tuttosport” raporton se si Chelsea ka mbetur tepër i zhgënjyer nga puna dhe rezultatet e Pochettinos këtë sezon, duke kërkuar zëvendësues të mundshëm gjatë verës, duke identifikuar Thiago Mottan e Bolongas si një opsion serioz.

Juventusi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për teknikun italo-brazilian, ndërsa ata shqyrtojnë mundësitë se çfarë të bëjnë me Massimiliano Allegri, i cili nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Interesi i Milanit për Thiago Motta është rritur gjithashtu pas vendimit të tyre për t’u larguar nga Julen Lopetegui, lidhjet e të cilit shkaktuan protesta nga tifozët./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara