Lajmet

Çitaku: Sjellja aventureske e Kurtit solli një marrëveshje që s’ka njohje reciproke

“Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe kërkesat e Republikës së Kosovës” tha ajo.

Published

on

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se sjellja “aventureske” e kryeministrit Albin Kurti në gjashtë muajit e fundit, solli një marrëveshje me Serbinë në qendër të së cilës nuk është njohja reciproke, por pranohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapet Pako e Ahtisaarit përmes zotimit të krijimit të një statusi për Kishën Ortodokse Serbe. Mirëpo, ndryshe e sheh, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, i cili thekson se përmes dakordimit të mbrëmshëm për propozimin e BE-së, Serbia e njeh de-facto Kosovën.

Çitaku thotë për KosovaPress se Kurti nga një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë që sjell njohjen reciproke, arriti në një marrëveshje që nuk i përfshinë asnjërën prej tyre.

“Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe kërkesat e Republikës së Kosovës në vitin 2023. Ka më shumë se tre-katër vite që prej kur Shtëpia e Bardhë përmes letrave të njëpasnjëshme ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të angazhohen sinqerisht dhe seriozisht në procesin e dialogut, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Fatkeqësisht sjellja aventureske e kryeministrit të Republikës së Kosovës në gjashtë muajt e fundit ka prodhuar një dokument si ai që kishim dje që as nuk është ligjërisht i obligueshëm dhe as nuk është marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, thekson ajo.

Sipas Çitakut, në bazë të nenit shtatë të marrëveshjes, Kurti pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe sipas saj që është tejet shqetësuese diskutimi për statutin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

“Ajo çka pa në dokument është një tekst me shumë dykuptimësi, secila palë do të interpretojë në mënyrën e vet dhe të vetmet elemente eksplicite ishin ato që kishin të bëjnë me marrëveshjet e mëhershme. Detyrimi për të zbatuar të gjitha marrëveshjet paraprake, si dhe një element i ri që kishte të bënte me statusin e kishës ortodokse serbe. Me një fjalë kemi të bëjmë me hapjen e Pakos së Ahtisasri, por kjo hapje po bëhet vetëm njëanshëm”, shton ajo.

Por, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, thotë se marrëveshja krijon një moment të ri në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai shton se përmes të njëjtës, Serbia e njeh de-facto Kosovën, kjo sipas tij i mundëson vendit të përdorë një qasje të re, ku do të jetë Bashkimi Evropian që do të kërkojë Serbisë njohjen de-jure të Kosovës nëse dëshiron të anëtarësohet në BE.

“Marrëveshja në përgjithësi krijon një moment të ri në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Sjell njohjen de-facto nga Serbia që nënkupton se Kosova mund të adoptojë një qasje të re, të braktisë qasjen e vjetër ku Kosova ka bërë kompromise duke ndjekur njohjen de-jure nga Serbia. Tash Kosova e ka komoditetin që të thotë se nuk mund të bëjë më shumë kompromise duke ndjekur një njohje de-jure dhe do të jetë Bashkimi Evropian që do t’ia kërkojë Serbisë njohjen de-jure të Kosovës nëse ajo dëshiron të anëtarësohet në BE”, deklaron ai.

Të hënën, kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në Bruksel për ta diskutuar propozimin evropian. Megjithëse ndërmjetësuesi i dialogut, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se palët janë pajtuar në parim për këtë propozim, nuk pati nënshkrim të tij.

Kurti tha se ai ishte i ishte i gatshëm për ta nënshkruar planin, por se për këtë nuk ishte Vuçiqi, ndërkohë, Borrell theksoi se palët janë shprehur të gatshme të diskutojnë edhe për zbatimin e planit, derisa paralajmëroi një takim tjetër në muajin mars.

lajme

UBT, për herë të parë sjell në Kosovë programet e së ardhmes

Published

on

By

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT është akredituar me programe të reja studimi. Përveç 150 programeve dhe specializimeve në fusha të ndryshme, risitë e këtij viti përfshijnë programet Fintech dhe Analitika e Biznesit, Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, Estetikë dhe Kozmetologji, Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, si dhe Inxhinieri Mekanike, me orientime të fokusuara në teknologjitë që po transformojnë industrinë globale.

Programi i ri i Inxhinierisë Mekanike është konceptuar për t’i përgatitur studentët për profesionet e së ardhmes, duke përfshirë fusha si Inxhinieria e Dizajnit dhe Prodhimit, automatizimi industrial, inxhinieria e automjeteve, inxhinieria hapësinore, teknologjitë e dronëve, robotikë dhe sistemet inteligjente të prodhimit.

Një ndër programet më inovative është Fintech dhe Analitika e Biznesit, i cili ndërthur financat, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave. Industria Fintech konsiderohet sot një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në botë, ndërsa ekspertët e kësaj fushe janë ndër profesionistët më të kërkuar nga bankat, institucionet financiare, kompanitë teknologjike dhe startup-et inovative.

Në kuadër të studimeve master, UBT ka akredituar edhe programin Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, i cili synon të përgatisë liderë dhe ekspertë të aftë për të menaxhuar transformimin digjital, inovacionin dhe zhvillimin e teknologjive financiare në tregun global.

Po ashtu, UBT sjell për herë të parë programin Estetikë dhe Kozmetologji, i cili vjen si përgjigje ndaj zhvillimit të hovshëm të industrisë së bukurisë, mirëqenies dhe kujdesit estetik. Programi kombinon njohuritë shkencore nga fushat e shëndetit, dermatologjisë, kozmetologjisë dhe teknologjive moderne estetike, duke përgatitur profesionistë të kualifikuar për një treg që po shënon rritje të vazhdueshme në nivel global.

Në nivelin bachelor, UBT ka akredituar edhe programin Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, i cili fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve moderne për mbrojtjen e mjedisit, planifikimin urban, menaxhimin e resurseve natyrore dhe ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane dhe sfidat globale klimatike.

Të gjitha programet e reja janë ndërtuar mbi ekosistemin unik të UBT-së, i cili përfshin laboratorë të avancuar, qendra inovacioni, platforma digjitale, projekte kërkimore-shkencore, bashkëpunime të ngushta me industrinë dhe mbi 500 partneritete ndërkombëtare. Ky ekosistem u mundëson studentëve të kombinojnë njohuritë teorike me përvojën praktike dhe të përgatiten për sfidat reale të profesionit.

Akreditimet e reja përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në përgatitjen e kuadrove që do të udhëheqin ekonominë, teknologjinë dhe industrinë e së ardhmes.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

lajme

Buzëqeshje më e bardhë dhe më e shëndetshme, United Hospital me ofertë ekskluzive njëmujore

Published

on

By

Një buzëqeshje e bardhë, e shëndetshme dhe plot vetëbesim është një nga elementet më të rëndësishme të paraqitjes personale. Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare, United Hospital ka lansuar një ofertë të veçantë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre me standarde të larta profesionale.

Për një periudhë të kufizuar prej vetëm një muaji, pacientët mund të përfitojnë dy seanca për zbardhimin profesional të dhëmbëve për vetëm 50 euro, një mundësi e favorshme për të arritur rezultate të dukshme dhe të sigurta nën mbikëqyrjen e specialistëve.

Në United Hospital, procedura e zbardhimit realizohet duke respektuar standardet më të avancuara mjekësore dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar stomatologësh dhe kirurgësh maksilo-facialë, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes profesional për çdo pacient.

Sipas ekipit mjekësor të spitalit, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa procedura është e përshtatshme për personat që dëshirojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes së tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore dhe stomatologjike, duke sjellë oferta që kombinojnë profesionalizmin, teknologjinë moderne dhe kujdesin ndaj pacientit.

Për shkak të interesimit të madh dhe kohëzgjatjes së kufizuar të ofertës, qytetarët ftohen të rezervojnë terminet e tyre me kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të shëndetshme./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët e stacionit në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet D.E., mashkull, është ndaluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e tetë muajsh.

Gjithashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë eurosh, në përputhje me vendimin gjyqësor.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën, kërkon njohje nga pesë shtetet e BE-së

Published

on

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe duke u bërë thirrje pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme.

Raporti u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, dhe i kërkojnë Këshillit të BE-së të avancojë procedurat që do t’i hapnin rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat pas përmbushjes së kritereve.

Raporti përsërit gjithashtu thirrjen që pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të ndërmarrin këtë hap, në mënyrë që vendi të trajtohet në baza të barabarta me shtetet e tjera aspirante për anëtarësim.

Megjithatë, dokumenti shpreh shqetësim për situatën politike në vend, duke vlerësuar se viti 2025 është karakterizuar nga polarizimi dhe ngërçi politik. Sipas eurodeputetëve, vazhdimi i bllokadës institucionale pas zgjedhjeve mund të ndikojë negativisht në procesin integrues dhe në përfitimin e fondeve evropiane.

Po ashtu, raporti paralajmëron se Kosova rrezikon të humbë mjete të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian nëse nuk i përmbush obligimet dhe kriteret e përcaktuara.

Parlamenti Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ka mirëpritur formimin e institucioneve, ndërsa ka shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit politik për zgjedhjen e presidentit.

Raporti mirëpret gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe përballimin e kërcënimeve hibride në rajon.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara