Lajmet

Çitaku: Pushtetit aktual nuk i shkon as një muaj pa bërë skandale të mëdha

Published

on

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur korruptiv pushtetin aktual, derisa përmendi skandalet me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore, mos deklarimin e pasurisë e keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Çitaku potencoi se në këtë mandat, qeveria aktuale më shumë ka pasur aktakuza ndaj zyrtarëve të saj sesa punë të kryera siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

Ndërkaq, arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, e ka quajtur “maja e Ajsbergut”, që sipas saj i ka rrënjët thellë tek eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, i cili sot po i ngjason një mafie energjetike.

“Dje Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur edhe zyrtarisht aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krasniqi tashmë mbi dyshimin e bazuar dhe hetuar mirë, akuzohet se nga data 15 tetor 2021, vetëm 10 ditë pasi u emërua kryeshef nga Lëvizja Vetëvendosje, e deri me datën 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare ka kryer hiç më pak se tri vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit…Arrestimi i Krasniqit është maja e një Ajsbergu, i cili ia ka rrënjët thellë tek eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, i cili sot po i ngjason një mafie energjetike”, tha Çitaku.

Ajo tha se PDK-ja kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj skandaleve të cilat kërkojnë përgjigje duke përfshirë atë me energjinë elektrike, rezervat shtetërore, mos deklarimet e pasurisë dhe kontratat njëburimore.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal.

Çitaku, në një konferencë për media, tha se PDK i jep mbështetjen e plotë organeve të drejtësisë, të cilat kanë marrë përsipër zbulimin e keqpërdorimeve milionëshe në këto tri vitet e fundit në fushën e energjisë.

“Megjithatë, ndaj këtij pushteti i cili ka pasur më shumë aktakuza ndaj zyrtarëve të vet, sesa punë mund të numërohen në të mirën e qytetarëve, keqpërdorimet nuk përfundojnë këtu. Gjykata Themelore në Prishtinë, dje ka konfirmuar aktakuzën për mos raportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Si mund ta quajmë ndryshe një pushtet përveçse korruptiv, për të cilin nuk kalon as edhe një muaj panjë skandal të madh të keqpërdorimit të detyrës zyrtare…Partia Demokratike e Kosovës kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi të plotë nga të gjithë akterët e përfshirë jo vetëm në këto skandale, por në të gjitha skandalet të cilat ende kërkojnë përgjigje. Energjia, rezervat shtetërore, mos deklarimi i pasurisë, skandalet diplomatike, kontratat një burimore e kështu me radhë. PDK i jep mbështetje të plotë organeve të hetuesisë dhe drejtësisë të cilat kanë marrë përsipër një mision të rëndësishëm të zbulimit të keqpërdorimeve milionëshe në këto vitet e fundit”, theksoi Çitaku.

Përveç këtyre, në konferencë, Çitaku u pyet rreth qëndrimeve të PDK-së lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Ajo deklaroi se hapja e Urës mbi lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me aleatët, ngase sipas saj vetëm kështu mund të korrim suksese dhe fitore.

Çitaku tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet treguar i matur dhe të ketë koordinim me aleatët për hapjen e urës së Ibrit, pasi sipas saj kjo është një betejë e vogël krahasuar me ato që ka kaluar Kosova.

“Në vitin 1999, Kosova në koordinim me aleatët ka larguar çdo ushtar, polic, formë paramilitare e administrative nga territori i Kosovës. Në vitin 2008 përkundër rezistencës së madhe të dy vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Kosova në koordinim me aleatët ka shpallur pavarësinë…Kosova kur është koordinuar me aleatët ka korrur fitore e suksese shumë më të mëdha sesa hapja e një ure e cila edhe ashtu është e hapur për njerëz, mund të lëvizin, qarkullimi është i mbyllur vetëm për automjetet dhe kjo është një betejë shumë e vogël dhe simbolike të cilën unë jam e bindur, që nëse kryeministri tregohet i matur dhe koordinohet me aleatët do të mund të arrihet shpejtë”,potencoi Çitaku. 

Lajmet

IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal arrijnë më 21 tetor, vonesa shkaktohet nga ndryshimet globale

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se kontingjenti i vaksinave kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të mbërrijë në Kosovë më 21 tetor 2026.

Sipas IKShPK-së, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave për hemisferën veriore ka pësuar vonesa globale për shkak të ndryshimeve në përbërjen e shtameve të rekomanduara. Këto ndryshime ushtruan ndikim të drejtpërdrejtë në afatet e furnizimit si në nivel global ashtu edhe në vendet e rajonit, duke bërë që mbërritja e tyre në Kosovë të shtyhet për 21 ditë nga afati i parashikuar.

Instituti bëri me dije se po përcjell nga afër këtë proces dhe se me të pranuar kontingjentin do të njoftojë publikun për nisjen zyrtare të procesit të imunizimit.

“IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”.

Me këtë rast, IKShPK u ka shprehur falënderim qytetarëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

 

Continue Reading

Lajmet

Rusia kërcënon NATO-n me armë bërthamore për rajonin e Kaliningradit

Published

on

By

Rusia i ka dërguar një paralajmërim të ashpër NATO-s, duke bërë të ditur se është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin e saj ushtarak, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore ndërmerr hapa për të izoluar apo shkëputur enklavën ruse të Kaliningradit.

Në një dokument konfidencial (“non-paper”) të dërguar NATO-s, të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, Moska akuzon aleancën për një “kurs të rrezikshëm dhe të pamatur” që rrit rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.

Në dokumentin diplomatik joformal, Moska bën të qartë se përgjigja ushtarake mund të përfshijë goditje të drejtpërdrejta brenda territorit të vendeve anëtare të NATO-s që nga fillimi i çdo përshkallëzimi:

“Rusia do të jetë gati të përdorë të gjithë arsenalin e forcave dhe kapaciteteve në dispozicion të saj, duke përfshirë armët bërthamore, për të mbrojtur territorin e saj nëse vendet e NATO-s ndërmarrin ndonjë përpjekje që synon izolimin e Rajonit të Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit.”

Dokumenti nëvizon gjithashtu mundësinë e “sulmeve ruse kundër qendrave të vendimmarrjes në shtetet anëtare të aleancës që nga fillimi i konfliktit.”

Përveç paralajmërimit konfidencial, ambasadat ruse në të paktën tre shtete evropiane kanë lëshuar deklarata publike gjatë tre ditëve të fundit. Ato akuzojnë NATO-n për nxitje të tensioneve përmes stërvitjeve ushtarake dhe skenarëve operativë që përfshijnë Kaliningradin — territorin e militarizuar rus që ndodhet gjeografikisht midis Polonisë dhe Lituanisë.

Nga ana tjetër, diplomatët rusë hodhën poshtë pretendimet e vendeve perëndimore se Moska përbën kërcënim apo se po përgatit sulm ndaj ndonjë anëtari të NATO-s, si dhe mohuan akuzat për udhëheqjen e një “lufte hibride” përmes sabotimeve në Evropë. Sidoqoftë, pala ruse nënjëzogoi se çdo cenim ndaj Kaliningradit do të përballet me “përgjigjen më të fortë të mundshme”.

 

Continue Reading

Lajmet

15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026

Published

on

By

UBT ka shënuar rezultate të rëndësishme në Scholarly Index Top1000 Scholar 2026, ku 15 profesorë të universitetit janë renditur në vendin e parë në Kosovë në të paktën një temë kërkimore.

Në mesin e tyre janë:

Alban Kuriqi, Hyrije Koraqi, Ridvan Peshkopia, Visar Krelani, Gazmend Temaj, Pajtim Bytyçi, Burhan Reshat Rexhepi, Milaim Berisha, Kujtim Lepaja, Demokrat Nuha, Xhevahire Millaku, Liridon Kryeziu, Alfred Marleku, Nuredin Lutfiu dhe Kristina Perkola.

Këto renditje mbulojnë fusha të ndryshme të kërkimit, përfshirë inxhinierinë, ujërat dhe mjedisin, biznesin, shkencat sociale, shkencat ushqimore, arsimin, gjuhësinë dhe fusha të tjera.

Në nivel ndërkombëtar, profesorët e UBT-së kanë arritur gjithashtu pozita të larta. Prof. Dr. Alban Kuriqi ka shënuar pozitën më të lartë globale në mesin e profesorëve të UBT-së të paraqitur në këto renditje, duke u renditur i 8-ti në botë në temën “Hydrology and Sediment Transport Processes” për periudhën 2021–2025.

Po ashtu, Kristina Perkola është renditur #71 në botë, ndërsa Burhan Reshat Rexhepi #81, në temat e tyre përkatëse.

Këto rezultate tregojnë një prani të fortë të profesorëve të UBT-së si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe përforcojnë dukshmërinë e universitetit në kërkimin shkencor.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e AI-së

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së është mbajtur dje një sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e Inteligjencës Artificiale, ku studentë dhe të interesuar të tjerë u njohën nga afër me programin, mundësitë profesionale dhe infrastrukturën moderne që ofron UBT.

Studentët u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, dhe Drejtori i Infrastrukturës, Murat Retkoceri, ku prezantuan programin dhe mundësitë që ai ofron, ndërsa pjesëmarrësit vizituan ambientet e laboratorëve dhe u njohën nga afër me pajisjet dhe teknologjitë moderne që do të përdoren gjatë ligjëratave, ushtrimeve dhe punës praktike.

Programi i mbështetur nga Regional Challenge Fund, synon zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e zhvillimit të aplikacioneve, duke e integruar Inteligjencën Artificiale në procesin e të nxënit dhe praktikës profesionale. Kualifikimi Profesional Zhvillues i Aplikacioneve është e orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve për role në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe zhvillohet në katër semestra.

Përmes këtij programi, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim dhe Inteligjencë Artificiale, krahas studimeve të tyre, në një mjedis të pajisur me infrastrukturë moderne dhe teknologji bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara