Kuriozitete

Cilët liderë europianë kanë shkuar në pushime pavarësisht krizës së COVID-19?

Published

on

Në mesin e zjarreve që kanë pushtuar shumicën e Mesdheut, valët e të nxehtit që kanë mbërthyer Europën dhe rasteve të rritje me COVID-19, shumica e qeverive i kanë këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk kanë një arsye thelbësore.

Por a nuk duhet të jenë qeveritarët të parët që respektojnë rregullat e vendosura prej vetë atyre? Nëse qytetarët shohin politikanët duke thyer rregullat, a nuk ka më pak gjasa që t’i votojnë ata në zgjedhjet e ardhshme? Apo edhe udhëheqësit kanë po aq nevojë për pushime sa ne?

Euronews ka bërë një përmbledhje të 9 liderëve që janë aktualisht në pushime dhe ka vërejtur nëse planet e tyre respektojnë rregullat e vendosura.

  1. Kryeministri Boris Johnson, Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri Boris Johnson, bashkëshortja e tij shtatzënë dhe djali i vogël kanë vendosur që të shmangin ndërlikimet e udhëtimeve përtej kufijve për të dytin vit radhazi dhe t’i kalojnë pushimet në vend.

Sekretari i Mjedisit George Eustice i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bëjnë pushimet në Britani dhe të mos udhëtojnë përpos ndonjë arsyeje të domosdoshme.

Udhëtimet brenda përbrenda vendit janë krejtësisht të lejueshme ndaj kryeministri Johnson nuk ka thyer rregullat.

  1. Kryeministri Pedro Sanchez, Spanjë

Këtë muaj u raportua se Pedro Sanchez është aktualisht me pushime në “një vend fantastik me të pajisur me pistë helikopteri dhe pishinë”.

Por a ka udhëtuar ai jashtë Spanjës? Jo, Sanchez ndodhet në La Mareta dhe do të qëndrojë dhe ca kohë në Palacio de las Marismillas në jug të Spanjës bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe qenin e familjes.

Kryeministri Sanchez ka të drejtë të plotë të udhëtojë në Spanjë pasi nuk ka kufizime për udhëtimet brenda vendit.

  1. Presidenti Sergio Mattarella, Itali

Presidenti italian ka zgjedhur të shkojë me pushime këtë vit në prag të “Ferragostos”, një festë kombëtare italiane që festohet çdo vit më 15 gusht. Presidenti 80-vjeçar do të shkojë në Sardenjë, aty ku i kaloi pushimet edhe në 2018 dhe 2019.

Mattarellës i lejohet të udhëtojë drejt ishullit pasi Sardenja hyri në listën “e zonave të bardha” më 21 maj. “Zonat e bardha” janë tregues i numrit të ulët të rasteve me COVID-19.

  1. Presidenti Emmanuel Macron, Francë

Kryeministri francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte po qëndrojnë në Côte d’Azur këtë verë.

Në disa foto që kanë qarkulluar së fundmi ata janë shfaqur me rroba banjë në një anije pranë ishullit Porquerolles. Aktualisht ata po qëndrojnë në Fort de Brégançon, shtëpia e pushimit të presidentëve të Francës që nga koha e Sharl de Gol.

Udhëtimet brenda Francës janë plotësisht të lejueshme ndaj as Macron nuk ka shkelur rregullat.

  1. Kancelarja Angela Merkel, Gjermani

Nuk është bërë ende e ditur nëse kancelarja Angela Merkel do të shkojë në pushime, por teksa pritet të të largohet nga politika në vjeshtë ajo ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh.

Deri më tani dihet se ajo do të vizitojë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për të biseduar me Johnson dhe Biden.

Merkel mund të udhëtoje drejt Britanisë, ndërsa personat që vijnë nga zonat Schengen nuk mund të hyjnë në SHBA, megjithatë mund të ketë përjashtimet për takimet në rang presidenti.

4. Presidenti Vladimir Putin, Rusi

Në mars të këtij viti, presidenti rus dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoygu qëndruan për një fundjavë në Siberi.

Putin shfaqet shpesh në median shtetërore duke marrë pjesë në aktivitete sportive si një mënyrë për të përçuar mesazhin se është një udhëheqës i shëndetshëm dhe i fortë e që mund ta drejtojë vendin për shumë vite me radhë, sipas Moscow Times.

Rusia ka shumë pak kufizime për udhëtimet çka do të thotë se Putinit i lejohet të udhëtojë në Siberi.

  1. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Turqi

Nuk është bërë e ditur nëse Erdogan do të marrë pushime këtë vit.

Por disa pamje së rezidencës verore të Erdogan janë publikuar në media. Pallati 85 mijë metra katrorë ka 5 godina, pishinë dhe një plazh artificial edhe pse është fare pranë detit Marmaris.

Sipas raportimeve, shtëpia kushton rreth 62 milionë euro.

Udhëtimet brenda për brenda vendit janë të lejushme në Turqi ndaj nëse Erdogan do tyë udhëtonte drejt shtëpisë së tij verore kjo nuk do të përbënte problem.

2. Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, Portugali

Presidenti de Sousa qëndroi disa kohë në Madeira, ishullin autonom të vendit në Oqeanin Atlantik.

Në 2020, presidenti 71-vjeçar shpëtoi dy gra që ishin gati duke u mbytur pasi iu ishte kthyer kajaku.

Vajtja nga Portugalia drejt Madeirës është brenda rregullave ndaj presidenti i ka respektuar rregullat anti-COVID.

  1. Presidenti Guy Parmelin, Zvicër

Presidenti Parmelin mori pjesë në disa festime në bashkinë e Bernit dhe në  Villars-sur-Ollon pjesë e zonës nga ai ka prejardhjen.

Gjithashtu është raportuar se presidenti ka udhëtuar edhe drejt Islandës në fillim të korrikut.

Zviceranët mund të udhëtojnë lirisht brenda kufijve të vendit, ndaj udhëtimi i Parmelin është në konform të rregullave./euronews.al

Kuriozitete

Nga socializimi tek pasuria, si mund të ndikojë një gotë verë në karrierë?

Published

on

Edhe pse shumë studime paralajmërojnë për rreziqet e konsumit të alkoolit, nga sëmundjet e mëlçisë deri te kanceri, një studim i ri ofron një këndvështrim ndryshe: ai lidh pirjen e moderuar ose të tepërt të alkoolit gjatë të rinjve me suksesin profesional në të ardhmen.

Sociologu norvegjez Willy Pedersen dhe kolegët e tij në Universitetin e Oslos ndoqën për 18 vjet zakonet e konsumit të alkoolit të mbi 3,000 norvegjezëve, nga mosha 13 deri në 31 vjeç.

Ata zbuluan se personat që pinin shpesh në fund të adoleshencës dhe gjatë të njëzetave kishin, në përgjithësi, nivel më të lartë arsimimi dhe të ardhura më të mëdha krahasuar me ata që pinin rrallë ose aspak.

Në librin e tij të ri, “Bukuria dhe Dhimbja e Drogave”, Pedersen argumenton se substancat psikotrope, përfshirë alkoolin, mund të luajnë një rol të caktuar pozitiv në karrierën e të rinjve, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë ndrojtjet dhe pengesat sociale.

“Shpjegimi më i mundshëm është se alkooli vepron si tregues i socializimit, i cili lidhet me disa përfitime specifike,” shpjegon ai e përmend Klubin Bullingdon në Universitetin e Oksfordit, i njohur për anëtarët e pasur dhe të shquar që shoqërohen shpesh duke pirë, përfshirë ish-kryeministrat britanikë Boris Johnson dhe David Cameron.

Megjithatë, Pedersen thekson se nuk ekziston asnjë lidhje midis pirjes së alkoolit në vetmi dhe suksesit profesional.

Në një artikull për Marie Claire, psikologia kliniko-sociale Elena Karageorgiou foli për marrëdhënien e grave me alkoolin: “Ndryshe nga brezat më të rinj dhe edhe gratë e mëparshme, gratë mbi të tridhjetat përdorin alkoolin më lirshëm në jetën e tyre shoqërore. Sot, imazhi i një gruaje që pi nuk ngjall më stigmën që dikur kishte. Megjithatë, kjo liri ka çuar në rritjen e konsumit të alkoolit mes grave, të cilat shpesh e përdorin si mënyrë për të përballuar presionet profesionale dhe familjare.”

Në këto raste, pirja shihet si një formë fuqizimi ose arratisjeje e përkohshme nga kërkesat e përditshme. Sipas Karageorgiou, është koha të flasim hapur për dimensionin gjinor të konsumit të alkoolit, në mënyrë që të mos mbetet më një tabu. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Pse nuk duhet të lani veturën në temperatura shumë të ulëta?

Published

on

Ekzistojnë shumë mendime rreth mirëmbajtjes së veturës gjatë dimrit. Disa sugjerojnë larjen e shpeshtë për të ruajtur ngjyrën, ndërsa të tjerë këshillojnë të shmanget larja automatike për të mos dëmtuar sipërfaqen.

Në thelb, larja duhet të bëhet po aq shpesh sa gjatë verës – kur ndjeni se është e nevojshme për mirëmbajtjen e automjetit.

Papastërtitë dimërore, si lluga agresive dhe kripa, mund të jenë korrozive, por kjo vlen për sipërfaqet që kanë gërvishtje ose plasaritje të bojës. Sipërfaqet e paprekura zakonisht i përballojnë mirë depozitat e papastërtisë.

Nënstruktura e veturës rrallë ka probleme me korrozionin falë mbrojtjes moderne, metalit të galvanizuar dhe vulave të fabrikuara. Problemet më të mëdha prekin kryesisht veturat e vjetra.

Kur temperaturat bien nën -10°C, shmangni shokun termik: uji i ngrohtë i larjes (10-30°C) dëmton pjesët e ekspozuara në të ftohtë.

Para larjes, hiqni borën dhe akullin, sepse gërvishtjet mund të dëmtojnë ngjyrën.

Larja e thjeshtë dhe shpëlarja e mirë janë të mjaftueshme; programet e shtrenjta me dyll të ngrohtë ose mbrojtje të pjesës së poshtme nuk janë domosdoshmëri. Sidoqoftë, secili mund të zgjedhë mënyrën që i duket më e përshtatshme për veturën e tij.

Më e rëndësishmja është kontrolli periodik nga një specialist. Para dhe pas dimrit, dëmtimet e mbrojtjes së pjesës së poshtme mund të zbulohen dhe riparohen, duke eliminuar rrezikun e ndryshkut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

13 vite kërkim! Lulja misterioze e Sumatras e çon shkencëtarin në lot

Published

on

Sipas Universitetit të Oksfordit, një nga bimët që shihen më shpesh nga tigrat sesa nga njerëzit është Rafflesia hasseltii, një nga lulet më të rralla në botë.

Një ekip shkencëtarësh udhëtoi në pyjet e dendura të Sumatrës në Indonezi për ta gjetur dhe, pas ditësh kërkimesh, arritën ta shihnin duke u hapur natën.

Videoja e postuar nga Universiteti i Oksfordit në TikTok tregon momentin emocionues kur Septian Andrikithat, shpërthen në lot, pasi kishte 13 vite që kërkonte këtë lule të jashtëzakonisht të rrallë.

Dr. Chris Thorogood nga Kopshti Botanik i Oksfordit e quajti takimin me Rafflesia hasseltii një përvojë që i ndryshoi jetën. Kjo bimë parazitare rritet në zona të largëta tropikale të mbrojtura nga tigrat e Sumatrës dhe mund të arrihet vetëm me leje të posaçme.

Rafflesia hasseltii njihet edhe si cendangan muca rimau, që do të thotë “kërpudha me fytyrë tigri”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Shkenca e shpjegon: Pse disa nuk mund të flenë pa zhurmë në sfond?

Published

on

Shumë njerëz nuk mund të mbyllin sytë në një dhomë plotësisht të qetë dhe u nevojitet patjetër një sfond i lehtë, si televizori, muzika e qetë, tingulli i ventilatorit apo “white noise”.

Ajo që duket si zakon i çuditshëm ka shpjegime të qarta psikologjike. Ekspertët shpjegojnë se në heshtje të plotë truri bëhet aktiv: mungesa e stimujve të jashtëm rrit mendimet, shqetësimet dhe ankthin, duke e bërë momentin para gjumit më stresues.

Një zhurmë e butë në sfond i jep trurit një objekt neutral ku të fokusohet, duke ulur “zërin e brendshëm” të mendimeve.

Psikologët theksojnë lidhjen me fëmijërinë: dikush që është mësuar të flejë mes zhurmës së shtëpisë, televizorit apo trafikut, e kodon mjedisin si të sigurt. Heshtja totale më vonë mund të ndihet e frikshme, ndërsa zhurma e lehtë sjell ndjesinë e pranisë dhe sigurisë.

Një efekt tjetër i zhurmës së njëtrajtshme është se ajo maskon tingujt e papritur, kërcitje, zhurma nga korridori apo makina jashtë që mund të zgjojnë trurin. Tingujt e ventilatorit, të detit apo white noise stabilizojnë “peizazhin akustik” dhe ndihmojnë që gjumi të mos ndërpritet.

Psikologët lidhin këtë edhe me ankthin: njerëzit që mendojnë shumë, kanë imagjinatë të gjallë ose priren të “overthink”, përdorin zhurmën si mënyrë për të qetësuar mendjen, për të ulur tensionin emocional e kaluar më lehtë nga aktiviteti në gjumë.

A është e dëmshme? Zakonisht jo. Zhurma e butë, e njëtrajtshme dhe në volum të ulët ndihmn shumë njerëz të flenë më shpejt dhe më thellë. Problem më i madh paraqet televizori me dritë të fortë, ndryshime të papritura volumi apo programe me zhurma të forta.

Specialistët rekomandojnë tinguj si white noise, pink noise apo tinguj natyrorë si opsion më i shëndetshëm.

Por, nëse dikush nuk mund të flejë fare pa zhurmë dhe kjo e pengon në udhëtime, ambiente të reja, apo rrit ankthin kur nuk ka sfond tingujsh, atëherë këshillohet konsultimi me një terapist gjumi ose psikolog për të kuptuar më mirë këtë nevojë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara